• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më ankohej pse e zgjoja nga gjumi”, flet e ëma e shqiptarit që vdiq në Xhenova

by A R
20/08/2018 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marjus Djerri ishte një vjeç, kur e ëma e mori në krahë për t’u larguar me një skaf drejt Italisë, ku do të ndërtonte të ardhmen bashkë me të shoqin, që punonte në Genova. Në moshën 22-vjeçare, jeta e Marjusit u ndërpre në mes, së bashku me 42 të tjerë, të cilët u shuan nga shembja e urës “Morandi”.

E ëma, Valdetja nuk di t’i vendosë një emër fatkeqësisë që i ka rënë.

“Gjithmonë më thoshte se përse e zgjoja nga gjumi. Atë ditë u ngrit vet, shkoi për në punë dhe s’e dëgjova më nga ai moment. Lajmin e mora vesh nga vajza, më tha se ishte rrëzuar ura dhe unë e dija që ai do të kalonte në ato momente. Në 12 e 30 duhej të ishte në vendin e punës. Për momentin mendova gjithçka, e mora në telefon, celulari binte, ai s’përgjigjej”, rrëfen Valdete Djerri.

“Patëm shpresë për një mrekulli nga Zoti. Por kur shkova të hyja brenda me gruan, më dolën kundër”, shprehet i përlotur Gazmend Djerri, i ati.

Ashtu siç humbën jetën së bashku në një automjet, trupat e Marjusit dhe të Admir Bokrinës u vendosën gjatë ceremonisë afër e afër. Të mbuluara me flamur. Përveç kardinalit, imami i Genovas përcolli lutjen për dy shqiptarët e tragjedisë dhe për këdo të prekur nga fatkeqësia e 14 gushtit në Genova.

Pas rrëzimit të urës, mes 664 të evakuuarve konsiderohet se 20 familje janë shqiptare.

Banorët fillimisht paraqiten në një qendër regjistrimi të ngritur posaçërish për të shënuar emrat e tyre, e më pas, pasi shoqërohen nga forcat zjarrfikëse, kthehen në shtëpitë e boshatisura për të marrë sendet personale, e për t’u larguar prej andej përgjithmonë.

“Kemi hipur në shtëpi dy herë sa për të marrë gjërat më të rëndësishme, ato më të shtrenjtat, ndonjë fotografi apo ndonjë send shtëpiak. Për momentin jetojmë në një shtëpi që na e kanë ofruar disa shokë të babait”, thotë Eniada Demiraj, njëra prej të evakuuarave.

TCH: A ishit të shqetësuar më parë nga cilësia e urës “Morandi”?

“Nga punimet, por jo shqetësim, sepse ne nuk ishim të njoftuar për dëmet apo rrezikshmërinë”, thotë një tjetër shqiptar i evakuuar, Avni Peka.

“Është shtëpia ime atje, është diçka që më përket, janë kujtimet e mia. Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajë, na dhanë menjëherë ndihmë”, thotë një italian.

“Faktikisht tundej shumë kur kalonin kamionët. A ishim të shqetësuar? Dikush edhe mund ta ndiente, por nuk kishte ndodhur ndonjëherë që të binin urat në Itali”, thotë Krenar Halilaj, emigrant.

“Ta hiqnin si urë, ta nxirrnin jashtë përdorimit. Të bënin një të re, se kështu nuk mund të lihej”, thotë një tjetër emigrant, Erion Luli.

Profesori, që e cilësoi urën “Morandi” në vitin 2016 si një dështim të inxhinierisë, thotë për Top Channel se përpara se të flitet për shkaqet përse u rrëzua ura, duhen pritur rezultatet e hetimeve.
“Kur dëgjova për rrëzimin e urës ‘Morandi’ nuk e besova, shpresova të ishte një lajm i rremë. Hyra në internet dhe pashë imazhet. Si çdo inxhinier që shikon diçka të shembet dhe shkatërrohet, unë ngela pa frymë”, thotë profesor Antonio Brencich, inxhinier.

TCH: Kush janë përgjegjësit për këtë situatë?

Antonio Brencich: Le të mos flasim për përgjegjës tani! Nevojitet dhe ka hetime që do të investigojnë, e si fillim do të thonë përse u shemb ura, e vetëm pas kësaj do të kuptohet nëse ka dhe kush janë përgjegjësit. Në këtë moment nuk përbën sens të flitet për këtë gjë.

“Zona e rrezikut nuk është vetëm vendi ku zjarrfikësit, por edhe zona përreth që mund të sjellë pasoja nga struktura e paqëndrueshme e urës. Ndaj mund të themi se zona e kuqe është më e madhe”, tha një zjarrfikës.

Nga ura “Morandi” kanë mbetur vetëm rrënoja. Rrënoja në të cilat vazhdon të gërmohet parreshtur, e po ashtu kjo zonë do të vazhdojë të qëndroje pa afat e rrethuar, derisa të zëvendësohet me një urë të re prej çeliku, e gjithashtu nga një shpresë e re.(TCH)a

Next Post
Bushati në familjen e Admir Bokrinës: Dhimbja është e madhe

Bushati në familjen e Admir Bokrinës: Dhimbja është e madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arbitrat e Superiores do gjykojnë në Nations League, ja cilët janë të përzgjedhurit nga UEFA!

Arbitrat e Superiores do gjykojnë në Nations League, ja cilët janë të përzgjedhurit nga UEFA!

September 24, 2026
Balla takohet me kongresmenin Ritchie Torres në Bronx, në qendrën e komunitetit shqiptaro-amerikan!

Balla takohet me kongresmenin Ritchie Torres në Bronx, në qendrën e komunitetit shqiptaro-amerikan!

September 24, 2026
Shifra alarmante, 15% e të rinjve preken nga infarkti akut! Kardiologu: Të rinjtë, më shumë spazma koronare, enë të dëmtuara dhe fenomene embolike

Shifra alarmante, 15% e të rinjve preken nga infarkti akut! Kardiologu: Të rinjtë, më shumë spazma koronare, enë të dëmtuara dhe fenomene embolike

September 24, 2026
Tre vite pas sulmit terrorist, Kosova nderon me monument heroin Afrim Bunjaku, Haxhiu: Veriu frymon lirshëm!

Tre vite pas sulmit terrorist, Kosova nderon me monument heroin Afrim Bunjaku, Haxhiu: Veriu frymon lirshëm!

September 24, 2026
Takimi Trump-Xi Jinping në Uashington, presidenti kinez: Kina dhe SHBA udhëheqëse në fushën e IA, të përdoret për të mirën e njerëzimit

Takimi Trump-Xi Jinping në Uashington, presidenti kinez: Kina dhe SHBA udhëheqëse në fushën e IA, të përdoret për të mirën e njerëzimit

September 24, 2026
BE-ja kundërshton zgjedhjet ruse në Ukrainën e "pushtuar", zotohet për sanksione -

BE miraton 3 miliardë euro financim për Ukrainën

September 24, 2026
Dëbimi i dy diplomatëve shqiptarë, MEPJ: Reagimi i Moskës nuk përbën surprizë

Tre vite nga sulmi në Banjskë, MEPJ: Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë!

September 24, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Çmimet e karburantit në BE arrijnë nivele rekord, nafta ngjitet në 2,23 euro për litër, reagojnë qeveritë dhe tregjet

September 24, 2026
Spy story e Vlorës: Nga romancë kthehet në triller

Spy story e Vlorës: Nga romancë kthehet në triller

September 24, 2026
UEFA Nation League/ Statistikat e kuqezinjve, Shqipëria bilanc pozitiv me Bjellorusinë!

UEFA Nation League/ Statistikat e kuqezinjve, Shqipëria bilanc pozitiv me Bjellorusinë!

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com