• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me Alibeajn apo Doktorin? Nebijaj: Emocione kur po shkoja në parlament! Nuk e shoh vetën pjesë të asnjë grupi! Berisha, gjithmonë në krye të PD

by Java News
13/12/2022 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me Sali Berishën apo Enkelejd Alibeajn? Ori Nebijaj, deputetja që u bë pjesë e Kuvendit  pasi përfitoi mandatin nga dorëheqja e Grida Dumës shprehet në një intervistë për Report Tv se nuk e sheh veten si pjesë të asnjë grupi por si pjesë të Partisë Demokratike.

Sali Berishën e cilëson si lider historik të PD ndërsa tregon se ka respekt edhe grupin parlamentar që përfaqësohet nga Enkelejd Alibeaj. Një koment e pati edhe për festën e 32-vjetorit të themelimit të PD që i gjeti demokratët të ndarë.

“Nuk ka ndonjë demokrat që e pëlqen këtë moment kur 32-vjetori i themelimit gjen PD në 2 festa. I kam të gjithë kolegë, kam ndarë momente e të vështira me ta dhe në një opozitë kaq të gjatë e të mundimshme, një festë si 32 vjetori duhet të ishte festuar bashkë. Nuk është me vend të shohim pas duke e parë veten të ndarë. Nuk dua ta shoh veten si pjesë të asnjë grupi, por si 0pjesë të PD. Unë do të jem në parlament si e djathtë që përfaqëson të djathtën. Jam aty për qytetarët”, tha Nebiaj në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj.

E pyetur se kush është kreu i PD, Nebiaj tha se do të presë vendimin e gjykatës dhe zgjodhi të mos bënte koment. Megjithatë thekson misionin e vetëm të opozitës për të sjellë më të mirën për shqiptarët.

“Berisha do jetë gjithmonë në krye të PD, ai është lider historik, pavarësisht se shohim drejt së ardhmes. Kam respet për grupin parlamentar që përfaqësohet nga Alibeaj dhe për ata që mbështesin Berishën. Jam e detyruar që t’i jap ligjit atë që meriton. Sfida e vetme e përbashkët e opozitës së madhe është të bëhet më e mira për shqiptarët. Besoj që viti që vjen do e gjejë opozitën me shumë punë të ndërtuar

Zoti Berisha është uragan energjish dhe në foltore, teksa mbante syzet e errëta që i shkonin, padyshim që të emocionon. Berisha është aty ku i takon”, tha Nebiaj.

Sa i përket betimit në parlament, Nebiaj thotë se nuk munguan emocionet ndonëse u mirëprit me puthje e përqafime nga demokratët.

“Më zunë emocionet teksa shkoja në parlament për sfidën e madhe që më pret. Në sallë u ndjeva më komode se më mirëpritën”, tha Nebiaj.

Po ashtu e cilëson shumë të vështirë vendimin për të pranuar mandatin duke qenë se kandidoi për deputete në një kohë kur PD nuk ishte e përçarë.

“Ajo që më ka bërë përshtypje ishte se siç e përjetoja unë, e përjetonte shumë kush. Me persona që kam folur edhe në rrjete sociale më kanë thënë mendoje me kujdes se situata politike nuk është njësoj si atëherë kur vendosa të marr pjesë në zgjedhje. Ishte vendim i vështirë se shoh misionin dhe dëshirën për të bërë maksimumin”, tha Nebiaj.

Nebiaj kandidoi në zgjedhjet parlamentare 2021, por nuk siguroi dot një mandat. Asaj iu hap rruga për t’u futur në Kuvend pasi Grida Duma la mandatin për t’u angazhuar në botën e televizionit. Nebiaj pati siguruar 5606 vota preferenciale./m.j

Next Post
Rriten frikshëm rastet! Infektohen 1846 qytetarë me COVID, humbin jetën dy të tjerë në 24 orë

COVID/ Regjistrohen 32 raste të reja, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In