• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Me 900 mijë lekë nën dorë, qytetari zgjidh në 5 muaj atë që nuk zgjidhi dot në 25 vjet

by Java News
22/01/2019 21:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një qytetar ka më shumë se 25 vjet që endet në një proces privatizimi. Por kamera e fshehtë e emisionit “Stop” ka treguar me zë dhe figurë sesi në 5 muaj ai e zgjidh atë, që nuk ka mundur të zgjidhë në 25 vjet, duke paguar nën dorë.

Përmes sekseres Manushaqe Selita, funksionarja e Ministrisë së Financave, Mona Alickaj i thotë qytetarit, se ajo mund ta zgjidhë çështjen me 800 mijë lekë të vjetra, por drejtori i saj kërkon një milionë.

Qytetari – Ça bën? S ia kalon?
Mona – Si u gdhive ti? Si ia çon?
Qytetari – Si dukeni? Mirë ini? Këtu do rrimë, përjashta?
Manushaqja – Hajde, që të vijë dhe ajo aty!
Qytetari – Tani, çfarë veprimi duhet të bëj unë me këtë? Pa më thuaj ti mua, se unë s’di gjë fare!
Manushaqja  – Urdhëro?
Qytetari – Çfarë veprimi do bëj unë me këtë kartën? Unë, që do marr nga kjo tani? Çfarë veprimi duhet të bëj?
Manushaqja – Do paguhen lekët e tokës!
Qytetari – Ato paguhen në Elbasan, apo këtu në Tiranë?
Manushaqja – Këtu në Tiranë!
Qytetari – Këtuuu…
Manushaqja – Erdha, erdha, t’i shpjegon ajo të gjitha, se ajo… Të shpjegon të gjitha, bën kontratën, jep gjithë dosjen, kshu dhe do të vete, të ta regjistrojë në Elbasan, pastaj të bashkojë shtëpinë dhe tokën bashkë edhe bën.., e fle mendjen.
Qytetari – Më nxiu jetën, 27 vjet, 27 vjet o burrë,… mmmm.., më nxori nga rreckat.
Manushaqja – Mirë pra!  27 vjet, për 5 muaj ta mbaron.
Qytetari – Rri, dakord! Do e diskutojmë ditë tjetër, të jemi më të qetë! Mars, deri më tani kam ardhur 5 herë, or burrë i dheut! Nga Marsi deri tani…
Mona – Më falni ëëë? Si jeni? Si je xxx? Mirë? Si je? A je mirë? Si kaluat? Si kaluat? XXX mirë?
Qytetari – Mirë!
Mona – U lodhe?
Qytetari – Jo u lodha, por jam bërë kshu teneqe, edhe pa gjumë.
Mona – Tani erdhe?
Qytetari – Para nja 1 ore e gjysmë- 2 kam ardhur.
Mona – Xxxx besoj, ke folur me Manushaqen.
Qytetari – Tani përfundimisht, sa do ngeli? Sa e lamë ne atë ditë me Manushaqen?
Mona – Ne nuk lamë asgjë atë ditë.
Qytetari – Më thuaj ti mua!
Manushaqja – Thuaja vetë, thuaja vetë!
Mona – Kaq të shkon vlera, në shtet.
Qytetari – Kjo është e shtetit.
Mona – Një!
Qytetari – Po ne e lamë, si e lamë tani muhabetin?
Manushaqja – Tani unë, nuk po i përgjigjem unë për atë!
Mona – Unë sinqerisht…, unë do kisha heq dorë fare. Prapë,d.m.th, me luftë të madhe është fut edhe ai plani i rilevimit. Kaq di të them! Kam bërë luftë!
Qytetari – Po ne e premë atë ditë, e premë bashkë.
Manushaqe – Jo, thashë unë, nuk kam prerë gjë. Nuk dihet një herë mbaro punë, një herë me atë, pastaj mbaro punën tonë.
Qytetari – Më fal tani! A më the – “Xxxx 900”? I thashë- “janë shumë” .
Mona – Po!
Qytetari – “Hajde, se po ta bëj 800”!- më tha mua.
Mona – E fola, e fola! Dëgjo Monën! Deri këtu, jemi në rregull!
Qytetari – Po!
Manushaqja – Po, jo! Nuk  e bëj unë atë.
Mona – E folëm dhe pak a shumë, shefi, se unë kam thjeshtë njëëë.., nuk është, se janë gjithçka në dorën time dhe shefi ra…
Qytetari – Po!
Mona – Drejtori, jo tha! Për kokën e 2 çunave, që m’u bëftë helm kjo, në e bëftë Mona!
Qytetari – Se unë u përgatita për 8. ( 800 mijë lekë).
Mona – Mona tërhiqet!
Qytetari – Për 8 u përgatita.
Mona – Aq!
Qytetari – Tani, nuk mund të bëjmë luftë në mes të rrugës për 8. Më the 9. Unë thashë: janë shumë. Më the Xxxx, po ta kopsis një 100-she, po ta pres 100-she.
Manushaqja – Nuk i bëj unë ato ore, tashi!
Qytetari – Dakord, moj motër! Dakord!

Saimir Kodra sqaroi me ironi se “qytetari kishte vetëm 900 mijë lekë me vete ia numëron të gjitha në tavolinë…Problemi nuk është që i mori punonjësja, problemi është si t’i mbështillte, me ça t’i mbështillte?”

Kur dorëzohen paratë, mbaron edhe puna, Mona thotë se noterinë do ta paguajë vetë qytetari.

Mona – Të tregoj mesazhin, që i kam bërë unë…,ta tregoj unë , pasi i kam thënë unë dhe kam fol , i kam bërë unë. Ja ta them unë mesazhin! Jo, jo! T’i kemi gjërat…, se tani unë… Për 5 minuta, se jam me shefin, pastaj i kam bërë unë në 8 e çerek. Të thanë gjë për muhabetin e mëngjesit? Unë e mbylla!
Qytetari – Edhe unë erdha, që andej. Ata i kishin me evro. Mora, i theva dhe tani në xhep kam 920 mijë lekë. Ahhh…,kjo pikë e zezë është…
Mona – Rëndësi ka, që mbarove punë xxx! Kjo ka rëndësi!
Qytetari – Do ta rregullojmë! Mos ki merak, se unë nuk të lë në rrugë fare!
Mona – Urdhëro?
Qytetari – Jo! I them kësaj.
Mona – Jo mua, me mu nuk…
Qytetari – 1.2.3.4.5…(numëron lekët).
Mona – Mos i numëro ashtu, mor burrë!
Qytetari – 6,7,8,9,10,11,12,13,14,15,16,17,18,19,20,…….45! Futi me ndonjë qese tani, muhabeti…
Zonja – Mos u nevrikos! Ne shyqyr, që mbaruam punë! Merri, siguroji ata motër! S’kam letër.
Mona – Jo, ma jep mua këtë letrën!
Qytetari – Hiqja letrën asaj! Ma jep mua! Në rregull!
Mona – Dhe shpenzimet noteriale, nuk e di, a të ka thënë Manushaqja, janë të tuat, të kontratës.
Qytetari – Detyrimisht!

Mona – Lekët i merr noteri, s’i marr unë.

Pasi mori 900 mijë lekët, në bisedë e sipër Mona i tha qytetarit se i duhen edhe 100 mijë lekë të tjera që t’ua çojë shefave.

Mona – Unë po e mbaroj me sukses këtë punë, se unë do iki edhe nga kjo punë, do kaloj në një pozicion..
Qytetari – Suksese !
Mona – Faleminderit! Do i mbani dhe sillni dhe 100-cen! Silli ti Manushaqe?
I treti – Jo! Ta paguajë vetë ai!
Mona – Jo, jo! Flas edhe 100-shen, që t’ia çojë!
Qytetari – Po ia jap xxxx, kur të vij nesër kjo aty!
Mona – A po i merr xxxx dhe jepja Manushaqes! M’i sillni 1 milionë më mirë!
Qytetari – Vajti 1 rrumbullak. Unë kujtova, se më ule 100-she.
Qytetari – Unë atë, që jap vetë me dëshirën time, e ke hallall. Ato, që jap me gabzerr, kshu, e ke me kokë poshtë.
Mona – Jo, jo! Faleminderit shumë, po haram e paçin, po ta them! Edhe unë, unë ja … unë bëj punën.
Qytetari – Me një fjalë, ti do dhe 100-ce tjetër, që të vejë 1 milionë komplet?
Po hallall! Do ta bëj do vetë te vëllezërit po patën, do vete te çunat unë aty, po patën ndonjë lek ata, do i bie tani unë, erdha.
Qytetari – Oqi re pedhimo, kur thonë grekët! Urdho motrë!
Mona – Ua kështu m’i dhe?
Qytetari – Nuk kanë lekë të tjera thanë ata çunat. Meri aty tani, plotësoje! Muhabeti është, që unë këtë, do ta mar me vete, se do iki.
Mona – Po ëëë…, nipi nuk do bëj pagesën, pa i thënë unë, kjo është.
Qytetari – E, mirë!
Mona – Mirë! Do lidhet me  mua për çdo gjë! Mos e bëj pagesën, pa i thënë unë të lutem, sepse pastaj më del… jo, jo një sekondë! Më del mos përputhje e faturës me autorizimin, sepse del…,po sigurisht me thesarin më del, se autorizimi më del me numër protokolli dhe me vulë dhe po qe kjo para autorizimit, u fika pastaj, nuk mundem.
Qytetari – Po, mirë! Dakord!
Mona – Hajde! Mirupafshim!

Next Post
VIDEO/ Ceremonia e “ngrirë” 10 minutëshe e betimit të Ramës para Metës

VIDEO/ Ceremonia e "ngrirë" 10 minutëshe e betimit të Ramës para Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri i madh në Gorishovë shkrumboi edhe ullinjtë shekullorë, Policia shoqëron 78-vjeçarin e dyshuar si piroman!

Zjarri i madh në Gorishovë shkrumboi edhe ullinjtë shekullorë, Policia shoqëron 78-vjeçarin e dyshuar si piroman!

September 29, 2026
Aksident dramatik në aksin Lushnjë-Berat, motori me 2 emigrantë nga Bangladeshi përfundon në kanal, njëri përfundon në spital

Aksident dramatik në aksin Lushnjë-Berat, motori me 2 emigrantë nga Bangladeshi përfundon në kanal, njëri përfundon në spital

September 29, 2026
Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

September 29, 2026
Galopi i investimeve të huaja direkte

Galopi i investimeve të huaja direkte

September 29, 2026
Muzika shqiptare te filmi “Odisea”: Kuvendi i përcjell mirënjohjen mjeshtrit Vendim Kapaj!

Muzika shqiptare te filmi “Odisea”: Kuvendi i përcjell mirënjohjen mjeshtrit Vendim Kapaj!

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Zbulohet formacioni i kuqezinjve përballë San Marinos! Kërkohet fitore bindëse në transfertë, Maran me 6 ndryshime

Liga e Kombeve/ Zbulohet formacioni i kuqezinjve përballë San Marinos! Kërkohet fitore bindëse në transfertë, Maran me 6 ndryshime

September 29, 2026
Historike në Marok, mbreti Mohammed emëron gruan e parë në krye të qeverisë!

Historike në Marok, mbreti Mohammed emëron gruan e parë në krye të qeverisë!

September 29, 2026
Siguria në shkolla bën bashkë katër ministri, prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe…

Siguria në shkolla bën bashkë katër ministri, prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe…

September 29, 2026
“SPAK gaboi me Vlora Hysenin”- Martin Leka: Kreu i SHISH arrestohet vetëm në raste flagrante!

“SPAK gaboi me Vlora Hysenin”- Martin Leka: Kreu i SHISH arrestohet vetëm në raste flagrante!

September 29, 2026
Estonia akuzon Rusinë për zjarrvënien ndaj kompanisë së mbrojtjes që furnizon Ukrainën: E bëre ti, akt sabotimi!

Estonia akuzon Rusinë për zjarrvënien ndaj kompanisë së mbrojtjes që furnizon Ukrainën: E bëre ti, akt sabotimi!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com