• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Me 706 doza kokaine dhe heroine, si u kapën dy të rinjtë në Tiranë

by A R
24/04/2019 07:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup që furnizonte gjysmën e Tiranës me doza të vogla kokaine dhe heroine është ndaluar nga policia dhe prokuroria e kryeqytetit. Kjo, pasi gjatë kontrollit në dy banesa, agjentët e policisë kanë sekuestruar plot 706 doza heroinë dhe kokaine, të bëra gati për tu shpërndarë për konsumatorët në lokale, piceri dhe bare të ndryshme të Tiranës.

Si rezultat i këtij hetimi policor, pak ditë më parë u vunë në pranga dy persona Pieraldo Pelushi dhe Florjan Nurja, ndërsa gjykata ka caktuar masën e “arrestit në burg” për dy të rinjtë. Nga veprimtaria e tyre kriminale rezulton se shitjen e lëndës narkotike heroinë dhe kokainë e bënin me klientelë të rregullt dhe se ky aktivitet ishte shtrirë në zonën e rrugës së “Kavajës”, në zonën e “Vasil Shantos”, “Selitë”, ish-parku, Kombinat dhe Yzberisht. Personat në fjalë, pasi siguronin lëndën narkotike, e fshihnin në një apartament në zonën e ish-parkut, ku, pasi e përpunonin dhe e përzjenin, e peshonin, duke e ndarë në doza dhe më pas ua shisnin klientëve të ndryshëm.

Për këtë aktivitet criminal, Florjan Nurja, me pseudonimin “Loli i Verës” dhe Pieraldo Pelushi, me pseudonimin “Pipo”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur një apartament për përpunimin, përzjerje, ambalazhimin dhe shitjen e lëndës narkotike. Në momentin e arrestimin mësohet se Pelushit i janë sekuestruar 31 doza me heroinë, të cilat i mbante në një çantë marsup. Ndërkohë, gjatë operacionit policor, mes personave të shoqëruar në polici është dhe djali i biznesmenit Petrit Gazheli, Gazmend Gazheli, një emër i njohur për policinë e Tiranës në fushën e drogës. Po kështu në polici janë shoqëruar Blendi Spaho dhe Brikena Nurja.

Të tre këta persona janë ndaluar në momentin kur policia ka ushtruar kontroll në banesën e të arrestuarit Florian Nurja, i cili kishte vetëm pak minuta që ishte kapur nga policia me dy doza heroinë. Në dëshminë që ka dhënë Gazmend Gazheli para policisë tregon se: ”…në lidhje me ngjarjen, dua të them se unë kam shkuar në apartament rreth orës 13:00 tek rruga e Kavajës, pallatet e kompleksit “Delijorgji” dhe kam hyrë në banesën e shtetasit Florjan Nurja, pasi doja të merja një dozë lënde narkotike të llojit heroinë, pasi jam përdorues prej rreth njëzetë vjetësh.

Pasi kam hapur derën kam konstatuar se brenda në banesë ndodhej një vajzë, të cilën e njoh me emrin Kena dhe një shtetas tjetër, të cilin e thërrasin Blendi. Disa minuta më vonë, pasi unë hyra në banesë, ka ardhur policia dhe ka ushtruar një kontroll fizik ndaj meje dhe nuk më ka gjetur ndonjë send të kundraligjshëm. Gjithasht,u aty mësova se në banjon e banesës u gjet një sasi lënde narkotike e llojit heroinë…”. Gazheli sqaron se lëndën narkotike që donte ta konsumonte do ta merrte tek Florjan Nurja, pasi një gjë të tillë e ka bërë dhe herë të tjera. (Shqiptarja.com)

/a.r

Next Post
Kremlini zyrtar: Kim takohet me Putin

Dalin detaje mbi takimin mes Putin dhe Kim Jong-un

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In