• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më 30 korrik miratohet dëshira e 85% të shqiptarëve”, Hyseni: Opozita do t’i hedhë hi syve të popullit, koalicionet lejohen

by Ardit Rada
24/07/2020 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alket Hyseni, deputet i PS-së thotë se nuk është e nevojshme një kohë e gjatë për ndryshimet kushtetuse, pra hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve duke hedhur poshtë një nga arsyet e paraqitura nga opozita për këto ndryshime siç është koha e shkurtër.

Ai tha në “Opinion”, News24 se kemi të bëjmë me elementë teknik, ndërsa PD bën kalkulime elektorale, ndërsa PS ligje për t’u mundësuar shqiptarëve shprehjen më demokratike të votës.

“Nuk është asnjë ndryshim thelbësor që ka nevojë për kohë të gjatë nuk po preken elementë esencialë të Kushtetutës dhe as kodit zgjedhor. Kemi një element teknik. Çështja e listave është element teknik se si do jenë listat e votimit. Nuk e kuptoj se ku është frika. Unë e kuptoj që mund të ndiejnë frikën por është problem politik jo juridik.
Roli jonë është që vullnetin e qytetarëve ta kthejmë në ligj. Janë dy dispozita të thjeshta për t’u prekur. PD e ka të gjithë ekspertizën për ta lexuar. PD bën kalkulime elektorale. Ne nuk bëjmë dot kalkulime elektorale që sjellin fitoren apo humbjen e PS. Ne bëjmë ligje për tu mundësuar shqiptarëve shprehjen më demokratike të votës së tyre. Për t’u mundësuar ligje dhe Kushtetutë që qëndron së paku një dekadë por do uroja disa dekada”, deklaroi Hyseni.

Ai i bëri thirrje opozitës për bashkëpunim.
“Uluni dhe bashkëpunoni për të miratuar më 30 korrik ato që kërkohen nga 85% e shqiptarëve”, u shpreh ai.

I pyetur se përse ky nxitim i maxhorancës për t’i kaluar më 30 korrik, ai tha se pse nuk ka më kohë.
“Sepse nuk ka kohë dhe procedurat janë të tilla dhe kodi zgjedhor ka përcaktuar afate. Rregullat e lojës i kemi bërë bashkërisht. Të gjitha që kërkoi PD dhe aleatët e saj ne i përfshimë në ato ndryshime dhe pse me dhimbje dhe pa dëshirë. Ne u tërhoqëm nga shumë gjëra për hatër të opozitës. Dialogu është të lëshosh për të mirën e vendit.

T’i shmangen debatit me shpresën që mund t’i pamundësojnë gjërat nuk kanë asnjë shans për ta bërë. Ne po bëjmë të gjitha përpjekjet për konsensus maksimal.
Nuk është e njëanshme por e dyanshme. Kemi një opozitë e zgjedhur nga votat e opozitës. Nuk kemi të gjithë konsensusin por është problemi i opozitës.
Nuk ka gjëra që bëhen me 100% konsensus. Koha e ultimatumeve ka përfunduar, është koha e dialogut dhe e institucioneve.
Ta lexojë opozita dhe mbështetësit e opozitës dhe t’u bëjnë presion liderëve të opozitës për të mirën e tyre dhe të Shqipërisë”, u shpreh Hyseni.

Deputeti socialist tha se “ne kemi bërë të gjitha përpjekjet për të qetësuar klimën politike por është një çështje kërkon dy palë”.

“Përgjegjësia jonë do ishte nëse nuk do të bënim të gjitha përpjekjet. Ne po bëjmë të gjitha përpjekjet.
Ne nuk na tremb asnjë kërcënim sepse kemi institucione solide, një shtet të fortë që e ka treguar veten. Ne na shqetëson fakti që kemi një opozitë jo në lartësinë e kohës dhe momentin”, deklaroi ai.

Sa iu përket koalicioneve ai tha se nuk hiqen por nuk duhet të bien ndesh me listat e hapura.

“Koalicionet nuk hiqen, opozita i referohet një drafti të opozitës parlamentare, fillestar që nuk qëndron. Koalicionet janë të lejuar dhe do ta shikoni që janë aty. Por nuk ka koalicione që bien ndesh me listat e hapura. Janë koalicione me lista të përbashkëta.
Opozita kujton se duke bërë pazare do i hedhë hi syve shqiptarëve. Nuk ka më pazare. Çdo formë koalicioni siç e kanë vendet perëndimore është e lejuar”, u shpreh ai.

 

/e.rr

Next Post
Ndodh mrekullia te “Geraldina”, nëna e re pa disa organe sjell në jetë vajzën shëndosh e mirë

Ndodh mrekullia te “Geraldina”, nëna e re pa disa organe sjell në jetë vajzën shëndosh e mirë

Comments 1

  1. Baca says:
    6 years ago

    Nese terhiqeni nga listat e hapura, ju nuk jeni gje tjeter vecse pengmarres te PS-se! Dhe meritoni gjithe neverine e popullit te majte.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Çarmatosja, kusht për paqen në Lindjen e Mesme”, Bordi i Paqes i kërkon OKB-së të detyrojë Hamasin të heqë dorë nga armët

“Çarmatosja, kusht për paqen në Lindjen e Mesme”, Bordi i Paqes i kërkon OKB-së të detyrojë Hamasin të heqë dorë nga armët

May 19, 2026
Ndërtimi pa leje në Sarandë, Hita: E papranueshme që një punonjës policie të bëhet palë me shkelësit e ligjit

Ndërtimi pa leje në Sarandë, Hita: E papranueshme që një punonjës policie të bëhet palë me shkelësit e ligjit

May 19, 2026
Bamir Topi flet për emërimin e Ols Dados prokuror: Gara administrohej nga Ina Rama, për dekretin mua më vinte një…

Bamir Topi flet për emërimin e Ols Dados prokuror: Gara administrohej nga Ina Rama, për dekretin mua më vinte një…

May 19, 2026
NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve tregtare

NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve tregtare

May 19, 2026
“COELA nuk ka sot një vendim për raportin e IBAR për Shqipërinë”, mediat: Do të jetë sërish në axhendën e së enjtes

“COELA nuk ka sot një vendim për raportin e IBAR për Shqipërinë”, mediat: Do të jetë sërish në axhendën e së enjtes

May 19, 2026
Kosovë-Shqipëri, kush viziton më shumë kë? Shifrat e marsit, shqiptarët e Kosovës dominojnë turizmin mes dy vendeve

Kosovë-Shqipëri, kush viziton më shumë kë? Shifrat e marsit, shqiptarët e Kosovës dominojnë turizmin mes dy vendeve

May 19, 2026
Bamir Topi: Berisha nuk frymëzon më! Nuk kam një emër se kush mund ta zëvendësojë në krye të PD, por…

Bamir Topi: Berisha nuk frymëzon më! Nuk kam një emër se kush mund ta zëvendësojë në krye të PD, por…

May 19, 2026
Çamëria nuk falet

Hetim, hetim, hetim….

May 19, 2026
Trump lëshon ultimatum të ri: Irani ka vetëm 1 javë kohë dhe më pas do ta sulmojmë fort!

Trump lëshon ultimatum të ri: Irani ka vetëm 1 javë kohë dhe më pas do ta sulmojmë fort!

May 19, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berishës i rikthehet ‘karma’, paditet në Bruksel nga Salianji e Balliu

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In