• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më 3 Qershor nisin Provimet e Maturës, 70% e ambienteve do të monitorohen nga kamerat

by A R
01/06/2024 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fillimin e javës tjetër do të nisin provimet e maturës shtetërore. Këto janë provime kombëtare që i nënshtrohen të gjithë maturantët në mbyllje të shkollës së mesme, por njëkohësisht rezultatet e tyre janë shumë të rëndësishme edhe për hyrjen në universitet.

Zamira Gjini, drejtore e politikave arsimore: Janë rreth 28 mijë maturantë të cilët do i nënshtrohen Provimeve të Maturës Shtetërore. Provimi i parë i Maturës Shtetërore është në datën 3 Qershor, është provimi i gjuhës së huaj dhe janë marrë të gjitha masat nga Ministria e Arsimit dhe strukturat e varësisë së saj, për të siguruar një proces me standarde të larta administrimi.

Sipas drejtores së politikave të arsimit parauniversitar Zamira Gjini, ministria e arsimit i ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit të maturës. Edhe këtë vit provimet do bëhen në ambiente të mëdha.

Zamira Gjini, drejtore e politikave arsimore: Janë rreth 144 qendra provimi dhe do të administrohen nga 2700 punonjës arsimorë të të gjitha strukturave, të cilët janë angazhuar për të administruar, për të monitoruar procesin e Maturës Shtetërore. Do të ketë edhe qendra me hapësira të mëdha siç janë palestra, korridore dhe madje 70% e mjediseve do të monitorohen nga kamerat për të siguruar dhe për të pasur një proces administrimi sa më transparent.

Testi ka tre nivele vështirësie, ku nuk do të mungojnë as pyetjet me alternative dhe ato me zhvillim.

Zamira Gjini, drejtore e politikave arsimore: Testi do të jetë i njëjtit model, me ato nivele të pyetjeve, nivele të arritjeve të pyetje me 40% niveli më i ulët, 40% niveli mesatar dhe 20% niveli më i lartë i arritjeve. Në mënyrë të tillë që secili maturant të marrë dhe të gjejë veten sipas nivelit të arritjeve që ai ka, gjatë përgatitjes së tij në ciklin e arsimit të mesëm të lartë.  

Provimet e maturës nisin në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta. Gjini u bëri dhe një apel maturantëve.

Zamira Gjini, drejtore e politikave arsimore: Maturantët dhe prindërit të bëjnë kujdes që të zbatojnë të gjitha rregullat e Maturës Shtetërore, i kanë të përcaktuara qartë sidomos për përdorimin e celularit. Të mos marrin celularët në ambientet ku zhvillohet Provimi i Maturës Shtetërore, sepse është e ndaluar rreptësisht përdorimi i tyre. 

Pas provimit të gjuhës së huaj, më 10 qershor maturantët do ti nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, më pas më 18 Qershor do kenë matematikën ndërsa më 24 Qershor është provimi i fundit, ai i lëndës me zgjedhje.

/a.r

Next Post
VIDEOLAJM / Militanti i Berishës iu hodhi molotov, kameramanët bojkotojnë zyrtarët e ‘Rithemelimit’

VIDEOLAJM / Militanti i Berishës iu hodhi molotov, kameramanët bojkotojnë zyrtarët e 'Rithemelimit'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In