• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më 21 janar Berisha përdori pushkën për të mbrojtur interesat e tij”, zv.ministri i Mbrojtjes: SPAK të zbardhë këtë masakër

by Java News
21/01/2020 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngritja e organeve të reja të drejtësisë, e sidomos SPAK dhe BKH, pritet të shënojnë një pikë kthese në historinë e sistemit të drejtësisë shqiptare.

Shumë çështje të mbyllura dhe të pagjykuara mirë, për shkak të ndërhyrjes së politikës në vendimet e gjykatave, pritet të rihapen me shpresën se gjyqësori do të ndahet një herë e përgjithmonë nga politika dhe të japë vendime të drejta në përputhje me ligjet e vendit.

Një nga çështjet më skandaloze me një vendim qesharak nga gjykata, është “21 Janari”.

Sot mbushen 9 vjet nga ngjarja e 21 Janarit, ku u bënë “kurban” katër të pafajshëm për të kënaqur orekset e qeverisë së asaj kohe, ndërkohë që kjo çështje ka mbetur e pagjykuar mirë dhe fajtorët kryesorë i kanë shpëtuar drejtësisë deri më sot.

Por në lidhje me këtë ngjarje, dje ka reaguar edhe zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi. Ky i fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, e etiketoi tragjedinë e “21 Janarit” si një ditë ku dhuna triumfoi mbi protestuesit paqësorë, ndërsa akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se është përgjegjësi kryesor i kësaj masakre.

Sipas tij, shteti i asaj kohe përdori pushkën dhe plumbat për të mbrojtur interesat e tij. “21 Janari është turpi i politikës dhe drejtësisë shqiptare. Është dita e dhunës së armatosur mbi demonstruesit paqësorë. Është dita e plumbave mbi lirinë, mbi demokracinë.

21 Janari dëshmon sesi shteti përdoret si pushkë për interesa private politike dhe sesi kanuni është ngulitur në mendësinë e disa politikanëve që fatkeqësisht kanë drejtuar vendin për shumë vite”, deklaroi ai.

Ndërkohë, zoti Koçi i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë ngjarjen e “21 janarit”, duke çuar përpara drejtësisë personat që dhanë urdhër për të qëlluar mbi protestuesit paqësorë.

Sipas tij, katër viktimat e 21 Janarit mund të shpallen Dëshmorë të Atdheut. “Në 21 Janar 2011 u vranë 4 të pafajshëm, të cilët tashmë me ligjin e ri mund të shpallen dëshmorë të atdheut. SPAK e ka për detyrë ta shlyejë këtë turp të Shqipërisë, duke ndëshkuar fajtorët urdhërdhënës. Ata që haptazi u përpoqën të fshijnë gjurmët e krimit publik.

Dëgjoj përfaqësues të PD që ulërijnë për vjedhje votash, duke interpretuar përgjime të përzgjedhura e të diskutueshme. Për luftë politike mund të thotë dikush.

Po a ka moral të pretendosh për drejtësi për krime të pretenduara e të “sofistikuara”, kur ti nuk guxon të kërkosh drejtësi për krime të ndodhura në sy të gjithë popullit?! Krimet publike të hetohen dhe të ndëshkohen të parat”, nënvizoi zv.ministri Petro Koçi, shkruan “Tema”. /e.s/

Next Post
VIDEO/ “Ata u vranë me duar në xhepa”, Berisha për 21 janarin: S’kam asnjë shqetësim mbi tokë, ai që do hynte brenda do merrte atë…

VIDEO/ "Ata u vranë me duar në xhepa", Berisha për 21 janarin: S’kam asnjë shqetësim mbi tokë, ai që do hynte brenda do merrte atë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

April 10, 2026
Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

April 10, 2026
Zgjedhjet/ Shehi: Populli është lodhur me të njëjtët personazhe, sot fushatat bëhen me LED, balerina e show!

Shehi: Reforma në drejtësi u miratua me presionin ndërkombëtar, ka trembur politikanët

April 10, 2026
“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

April 10, 2026
EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

Punonjësi ra në kontakt me rrymën elektrike dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori i lokalit

April 10, 2026
Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

April 10, 2026
Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In