• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më 2010 i riu u qëllua për vdekje nga policia gjatë një aksioni, avokati i familjes: Babai në gjendje të rëndë, efektivi mori dënim qesharak

by Java News
27/01/2024 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Gjykatën e Lartë presin për t’u gjykuar 885 cështje të tilla ku qytetari është përballë ministrive të ndryshme që nga ajo e Brendshme deri tek e Shëndetësisë, OSHEE, policinë, autoritetin rrugor, bashkitë dhe IKM, kjo e fundit ndër më institucionet më të akuzuar për shkaktim dëmi nga aksionet për ndërtimet pa leje.

Por paditë më rënda janë ato që lidhen me dëmtimin e jetës së qytetarëve si dëmshpërblimet për familjarët e të viktimave të Gërdecit apo të të gjymtuarve nga kjo tragjedi, të të dëmtuarve nga energjia elektrike, arbitrariteti i policisë apo vrasjet nga polici si ajo e Armando Skandaj, 16 vjecarit që u qëllua për vdekje nga një oficer në vitin 2010.

Drejtësia qe e vonuar për prindërit e Armandos, që sipas avokatit të tyre Ferdinant Ndoja, do të përballen me rigjykimin e autorit një ish-oficer i arratisur pas krimit.

Duke folur për podcastin “Fol” të Anila Hoxhës, të transmetuar në Top Albania Radio, avokati tha se kjo ndikoi dhe në gjykimin e dëmshpërblimit që policia duhet të jepte.

Ferdinant Ndoja: Cështja administrative varej nga cështja penale . Përfundoi çështja penale dhe atëherë pastaj iu drejtuam gjykatës me kërkesë për dëmin e shkaktuar. Unë përfaqësova familjarët e tij, prindërit dhe vëllain dhe motrën e Armandos.

Anila Hoxha: Cila vazhdon të jetë vështirësia e këtij procesi?

Ferdinand Ndoja: Duhet të dish edhe një gjë , që i ati aktualisht është në gjendje të rëndë dhe nga stresi e ka bërë që të vejë deri në këto rrethana. Një person u akuzua aty, oficeri i policisë që rezultoi se kishte gjuajtur direkt dhe masa e dënimit për hir të vërtetës ishte qesharake. Megjithatë edhe këtë cështje penale e ka prishur Gjykata e Lartë e ka kthyer për rihetim, mos gaboj është për shkak të njoftimeve të tij sepse ai është shmangur hetimit dhe gjykimit. Ndodhet jashtë shtetit. Gjykata vepron jashtë mase në favor të shtetit në raste të tilla, pra mundohen si e si të shmangin shpërblimet. Edhe në rastet me faj janë të rralla vendimet si ky. Për hir të vërtetës u mor një vendim që megjithëse Gjykata e Lartë e ka pezulluar me të pa drejtë.

Anila Hoxha: Çfarë pezulloi Gjykata e Lartë?

Ferdinand Ndoja: Ekzekutimin e vendimit.

Anila Hoxha: Me çfarë argumenti?

Ferdinand Ndoja: Mbase u mbështet tek vendimi tjetër i Gjykatës së Lartë që prishi çështjen penale.

Anila Hoxha: Dhe ata nuk kanë një përgjigje nga viti 2010 pse u vra djali i tyre 16 vjecar nga policia?

Ferdinand Ndoja : Edhe sot e kësaj dite nuk ka një vendim që dmth ky është autori që ka vrarë atë fëmijë. Sepse prapë ai është i dyshuar si më parë nuk është me një vendim të formës së prerë. Shiko, familja edhe gjatë gjykimit, pati shumë pakënaqësi. Në momentin që ata iu drejtuan gjykatës me ankim për zvarritje të cështjes penale.

Anila Hoxha: Për hetimin ndaj policit?

Ferdinand Ndoja: Për hetimin ndaj policit. Ajo cështje gati -gati ishte e mbyllur. Vetëm ankesat e tyre u bënë që u thelluan një cik, por jo si duhet. Mirëpo të gjitha këto e vunë në vështirësi familjen dhe u reflektuan në gjyqin administrativ, bile është për tu habitur sepse përfaqësuesi i shtetit, avokatura e shtetit, përfaqësuesi i ministrisë deri në momentin e fundit i ka kërkuar gjykatës të mos pranojë kërkesë padinë.

Anila Hoxha: Pse nuk e njihnin që 16 vjecari, që ishte vrarë nga një efektiv policie, apo me cfarë argumenti?

Ferdinand Ndoja : E lidhnin me shkakun se, ne kemi qenë në ndjekje, dmth shteti ka qenë në ndjekje të njërit prej tyre që ishte në makinë dhe ky ishte një rast fatkeq thonë ata dhe ska përse të cdëmtoj shteti.

Anila Hoxha: Është ky një precedent normal? Gjykata e Lartë tërhoqi vëmendjen Avokaturës së Shtetit që nuk mund të bëjë rekurse të tilla thjesht për forca.

Ferdinand Ndoja: Bëjnë ankime si e si të zvarriten./m.j

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, furgoni përplaset me makinën e Policisë së Gjirokastrës, raportimet nga vendngjarja!

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, furgoni përplaset me makinën e Policisë së Gjirokastrës, raportimet nga vendngjarja!

November 25, 2026
Polonia shpall zonë ndalim-fluturimi pranë kufirit me Ukrainën, thirrje aleatëve të NATO-s për masa të ngjashme!

Polonia shpall zonë ndalim-fluturimi pranë kufirit me Ukrainën, thirrje aleatëve të NATO-s për masa të ngjashme!

November 25, 2026
Samiti në Bruksel, Kurti: Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE, procesi është vonuar prej kohësh!

Samiti në Bruksel, Kurti: Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE, procesi është vonuar prej kohësh!

November 25, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Kjo është histori e Shqipërisë, jo kinematografi e realizmit socialist!

November 25, 2026
Arrestohet miku i Vuçiç, shpërthejnë duartrokitjet në Kuvendin e Serbisë: Kemi të bëjmë me idiotë!

Arrestohet miku i Vuçiç, shpërthejnë duartrokitjet në Kuvendin e Serbisë: Kemi të bëjmë me idiotë!

November 25, 2026
(Procedurat) Fondet te “e-Albania”/ Fermerët mund të aplikojnë nga shtëpia!

Skema Kombëtare e Bujqësisë 2026, AZHBR-ja autorizon mbi 36 mijë pagesa për fermerët përfitues!

November 25, 2026
Rikthimi i Jensen Huang “bën me krahë” lojtarët e basteve, 16 llogari fitojnë 350 mijë dollarë

Arsyet pse Izraeli del i fituar nga rikthimi i Huang në krye të Nvidia-s?

November 25, 2026
Vrau me automatik në një lokal në Shqipëri dhe u arratis drejt Britanisë, ky është shqiptari që i shpëtoi ekstradimit! Historia e krimit më 1999

Vrau me automatik në një lokal në Shqipëri dhe u arratis drejt Britanisë, ky është shqiptari që i shpëtoi ekstradimit! Historia e krimit më 1999

November 25, 2026
Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

“Çlirohen” pallatet pa kolaudim, qeveria lejon që dritat dhe uji të lidhen pa u mbyllur procedurat! Eksperti shpjegon procedurat

November 25, 2026
Hekurudha Tiranë-Durrës drejt përfundimit, Karakaçi ndan detajet: Shinat mbi 90% gati, elektrifikimi zgjat 12 muaj pas firmosjes së kontratës!

Hekurudha Tiranë-Durrës drejt përfundimit, Karakaçi ndan detajet: Shinat mbi 90% gati, elektrifikimi zgjat 12 muaj pas firmosjes së kontratës!

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In