• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Me 155 km/h në mes të trafikut/ Policia kap “fluturuesit” në autostradë. Arrestohen 3 drejtues mjetesh, pezullohen 11 patenta

by Java News
25/09/2021 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmjen e djeshme policia ka ushtruar kontrolle me radar në autostradën Tiranë-Durrës për të bërë të mundur ndëshkimin e shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Në të dyja kahet e autostradës janë konstatuar automjete me shpejtësi nga 136 deri në 155 km/h edhe pse trafiku ka qenë shumë i lartë. Policia ka pezulluar 11 patenta nga 1 deri në 8 muaj. Disa prej shoferëve janë ndëshkuar me gjobë deri në 20 mijë lekë të rinj.

Njoftimi i policisë

Vijojnë masat e shtuara në fundjavë për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Monitorim me Radar dhe, në Tiranë – Durrës – Tiranë për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

– Gjatë orëve të mbrëmjes, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 136 km/h deri në 155 km/h, ku në rrugë trafiku ishte ende shumë i lartë.

– Si rezultat i monitorimit janë pezulluar 11 leje drejtimi nga 1 deri në 8 muaj, për shpejtësi tej normës së lejuar dhe janë ndëshkuar me masë administrative nga 10.000 deri në 20.000 lek të rinj.

– Gjithashtu janë vendosur 17 masa administrative me vlerë 4.000 lekë të rinj secila për shpejtësi nga 117 km/h deri në 127 km/h.

Ndërkohë vijon monitorimi dhe me drager në të gjitha rrugët e Tiranës për të parandaluar drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.

– Si rezultat janë vënë në pranga 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar 8 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë vendosur 14 masa administrative me vlerë nga 5.000 lekë deri në 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pa sanksionin plotësues, atë të pezullimit të lejes së drejtimit.

Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara dhe mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. Në të gjitha akset nacionale dhe në qendrat kryesore urbane ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparatë fotografik. Shijoni fundjavën, por respektoni rregullat e qarkullimit rrugor.

g.kosovari

Next Post
Shpallja e Berishës “non grata” dhe integrimi në BE/ Paralajmërimi i Escobar: Luftë agresive korrupsionit, do ta shihni…

Shpallja e Berishës “non grata” dhe integrimi në BE/ Paralajmërimi i Escobar: Luftë agresive korrupsionit, do ta shihni…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

April 2, 2026
Dhunoi babanë dhe tentoi ta godasë me sëpatë, arrestohet 46-vjeçari në Skrapar

Dhunoi babanë dhe tentoi ta godasë me sëpatë, arrestohet 46-vjeçari në Skrapar

April 2, 2026
Barometri i sigurisë së jetës dhe i punës së policisë së shtetit

Barometri i sigurisë së jetës dhe i punës së policisë së shtetit

April 2, 2026
“Qingzhou”, hapi i ri i Kinës në hapësirë, anija e mallrave që synon furnizimin e stacionit orbital

“Qingzhou”, hapi i ri i Kinës në hapësirë, anija e mallrave që synon furnizimin e stacionit orbital

April 2, 2026
Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

April 2, 2026
Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, dalin detaje të reja: Iu gjetën dy plagë në kokë! Policia shoqëron disa persona

Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, dalin detaje të reja: Iu gjetën dy plagë në kokë! Policia shoqëron disa persona

April 2, 2026
“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

April 2, 2026
Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

April 2, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

April 2, 2026
G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In