• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE, ja çfarë parashikohet

by Os De
30/09/2025 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës i ka njoftuar qytetarët e vet se nga data 12 tetor do tënisë zbatimi i sistemit të hyrje/daljes (EES) në kufijtë e Bashkimit Evropian, me qëllim të përshpejtimit të kontrolleve kufitare. 

Ky sistem është biometrik dhe regjistron hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së dhe mbledh shenjat e gishtërinjve dhe fotografitë, duke eliminuar vulat në pasaportë. 

Ky sistem ishte paraparë të hynte në fuqi nëntorin e vitit të kaluar, por është shtyrë në momentet e fundit pasi disa shtete ende nuk ishin të gatshme që ta zbatonin. 

Autoritetet evropiane kanë bërë të ditur se ky sistem do të zbatohet gradualisht në kufijtë e jashtëm të 29 shteteve evropiane për gjashtë muaj. Ky zbatim gradual do t’u japë autoriteteve, pasagjerëve dhe industrisë së transportit më shumë kohë për t’u përshtatur me procedurat e reja, kanë thënë autoritetet evropiane. 

Sistemi është krijuar në nëntor të vitit 2017. Ai pritet të vlejë për gati 60 vende, përfshirë edhe ato të Ballkanit Perëndimor, për hyrjen e shtetasve të tyre në BE, si dhe në Zvicër, Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn, të cilat janë pjesë e zonës Schengen. 

Pasaportat në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë biometrike; në çipa ruhen gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia, dhe janë plotësisht të harmonizuara me kushtet që ka kërkuar Bashkimi Evropian, në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të përfitojnë regjimin pa viza. 

Zbatimi i këtij sistemi ka rritur frikën se do të ketë radhë dhe pritje të gjata për njerëzit që udhëtojnë për në Evropë me trena, tragete dhe aeroplanë./ REL 

Next Post
Tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative/ Flet Ilir Loci: Po darkoja me miqtë…

Tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative/ Flet Ilir Loci: Po darkoja me miqtë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

November 3, 2026
Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

November 3, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Koçiu: 81 tentativa sulmesh kibernetike në minutë, 32 milionë në 9 muaj! Gjysma shënjestrojnë infrastrukturën kritike

November 3, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Keqllogaritje apo armiqësi?

November 3, 2026
Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

November 3, 2026
Koreja e Veriut teston raketa të reja strategjike lundruese me municione thërrmuese

Koreja e Veriut teston raketa të reja strategjike lundruese me municione thërrmuese

November 3, 2026
“Polarizimi po dobëson shoqërinë”, Albanese paralajmëron për rrezikun që i kanoset demokracisë

“Polarizimi po dobëson shoqërinë”, Albanese paralajmëron për rrezikun që i kanoset demokracisë

November 3, 2026
Zelensky vizitë zyrtare në Gjermani nën masa të rrepta sigurie

Zelensky vizitë zyrtare në Gjermani nën masa të rrepta sigurie

November 3, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi sipas Jorgo Pullës, kujdes marrëveshjet këto kohë, shenjat me fat në dashuri

November 3, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Travelbinger”: Shqipëria, udhëtim ekonomik 10-ditor pa sakrifikuar komoditetin

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In