• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më 12 qershor përfundojnë zgjedhjet në PS”, Klosi: Shtrijmë strukturat në diasporë, fokus Britania, SHBA dhe Gjermania

by A R
21/03/2026 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas përfundimit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, deklaroi për mediat se është miratuar plani i punës për riorganizimin e partisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të brendshme në të gjithë vendin.

“Miratuam planin e punës nga sot deri më 30 qershor për zgjedhjet e reja vendore të PS. Do organizohet puna e të gjithë anëtarëve të Asamblesë dhe strukturës bazë të PS-së, për analizën e çdo organizate socialiste, zgjedhjet në çdo organizatë socialiste dhe anëtarësime të reja”, u shpreh Blendi Klosi.

Ai theksoi se një nga vendimet kryesore është zgjerimi i anëtarësisë, me fokus të veçantë te të rinjtë dhe gratë.

“Sipas vendimit të sotëm të Asamblesë, çdo organizatë socialiste që shkon në procesin zgjedhor duhet të ketë 4 shtime të reja anëtarësh të rinj në parti, me theks të dedikuar te shoqet dhe grupimi rinor”, deklaroi Klosi.

Sipas tij, procesi i zgjedhjeve në strukturat lokale do të vijojë në vijimësi dhe do të përmbyllet brenda mesit të qershorit.

“Në vazhdimësi do bëhen zgjedhje të strukturave lokale të PS, proces që do përmbyllet brenda 12 qershorit”, tha ai.

Duke komentuar rezultatet elektorale, Blendi Klosi u shpreh se Partia Socialiste ka shënuar një fitore të gjerë, por pranoi se ka ende hapësira për përmirësim në disa qarqe.

“PS pati një fitore spektakolare më 11 maj. Fituam në mbi 4 mijë qendra votimi dhe në mbi 80% të qendrave të votimit në gjithë territorin. Qarqet ku rezultati nuk është aty ku duhet, janë pikërisht ato ku duhet më shumë punë. Shkodra dhe Lezha spikasin për rritje të konsiderueshme të votës”, u shpreh ai.

Në lidhje me situatën në Tiranë, Klosi theksoi nevojën për një organizim më të fortë të strukturave.

“Padyshim në Tiranë do duhet të kemi një strukturë më të fortë të organizuar, duke pranuar faktin që ka numrin më të madh të votave socialiste dhe është një territor ku çdo ditë shtohet me votë të re. Këtu PS ka dëshmuar që ka shumë për të bërë”, deklaroi ai.

I pyetur për objektivin në zgjedhjet e ardhshme, ai u shpreh se PS në garën e ardhshme elektorale hyn për të fituar të gjitha bashkitë. “Rezultati me 83 mandate është një fitore spektakolare”, tha Klosi.

Sa i përket kandidaturave për zgjedhjet vendore, përfshirë edhe Tiranën, ai theksoi se është ende herët për emra konkretë.

“Është ende herët për të folur për emrat. Do kemi fazë analize të strukturës së PS, rienergjizimi dhe një proces që kjo Asamble duhet ta miratojë për funksionimin dhe kandidimin”, u shpreh ai.

Klosi shtoi se kriteret për rikandidimin e kryetarëve aktualë të bashkive do të jenë të lidhura ngushtë me performancën dhe raportin me qytetarët.

“Të gjithë kryetarët e bashkive në detyrë që duan të rikandidojnë duhet të kenë elementin bazë të lidhjes me qytetarët dhe shtimin e energjisë ekonomike në çdo territor që mbulojnë”, theksoi ai.

Klosi u ndal edhe te organizimi i strukturave të PS në diasporë, duke e cilësuar atë një faktor kyç në rezultatet zgjedhore. Ai trheksoi se nuk kanw ende njw emwr se cili do tw jetw drejtues nw diasporw.

“Diaspora është element i rëndësishëm i fitores sonë. PS fitoi 61% të votave të vlefshme. Do ngremë strukturat tona në vendet ku kemi marrë më shumë rezultat për prezencën dhe regjistrimin. Përveç Italisë dhe Greqisë, në vendimin e sotëm u përcaktuan edhe Britania e Madhe, SHBA dhe Gjermania. Nuk ka ende vendim për emra”, përfundoi ai.

Next Post
Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

March 21, 2026
Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’ në Berat , transportohet tek Trauma

Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’ në Berat , transportohet tek Trauma

March 21, 2026
Amerikë-Izrael sulmojnë Natanz-in bërthamor të Iranit, dyshime për rrjedhje radioaktive

Amerikë-Izrael sulmojnë Natanz-in bërthamor të Iranit, dyshime për rrjedhje radioaktive

March 21, 2026
“E kam për nder të pushtoj!”, Kuba bëhet gati për luftë me Amerikën pas deklaratës së Trump

“E kam për nder të pushtoj!”, Kuba bëhet gati për luftë me Amerikën pas deklaratës së Trump

March 21, 2026
Gushti nis me fluks të lartë udhëtarësh në pikat kufitare të vendit

Fluks në Morinë, mbi 13 mijë qytetarë dhe 9 mijë mjete në 24 orët e fundit

March 21, 2026
Ministri i Jashtëm i Kinës: Situata në Lindjen e Mesme kërcënon stabilitetin global të furnizimit me energji

Ministri i Jashtëm i Kinës: Situata në Lindjen e Mesme kërcënon stabilitetin global të furnizimit me energji

March 21, 2026
Presidenti serb Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

Serbia ul akcizën e naftës me 40%, Vuçiç: Masa për frenimin e çmimeve, ndikim nga kriza globale

March 21, 2026
“Çarmatim i plotë”, Bordi i Paqes paraqet propozimin me shkrim për Hamasin në Kajro

“Çarmatim i plotë”, Bordi i Paqes paraqet propozimin me shkrim për Hamasin në Kajro

March 21, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Dash, shkallmoje pocaqinë

March 21, 2026
Irani: Do të lejojmë anijet japoneze të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Irani: Do të lejojmë anijet japoneze të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In