• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më 11 maj disa do të ikin me votë, disa me pranga”, kreu i “Nismës Thurje”: Duhet ndryshim!

by E S
29/03/2025 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i “Nismës Thurje” Endri Shabani ishte sot i ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën, ka folur në lidhje me situatën politike para zgjedhjeve të 11 majit dhe fushatën elektorale.

Ai u shpreh se më 11 maj disa nga “të vjetrit” do të largohen nga politika me anë të votës dhe disa të tjerë do të ikin “me pranga”.

“Çdo zgjedhje ka emocionin e fushatës, por unë e shoh nga këndvështrimi historik. Unë kam parë të njëjtën klimë ka qenë në vitet ‘90 kur po mbaronte cikli i regjimit dhe po fillonte një cikël i ri. Në ato kohë kam qenë 5 vjeç, por mbaja mend se çfarë më kanë thënë prindërit e mi.

Në këtë moment po ndodhin ndryshime, po ndodh një tranzicion, një rotacion brezash politik i cili po ndodh me pahir nga tre njerëzit që kanë qeverisur Shqipërinë për 34-35 vite të cilët duhet të ishin tërhequr nga partia e tyre ose nga qeveria dhe t’i jepnin një mundësi brezit të ri.

Por disa do të ikin me pranga, disa me vota në datën 11 maj. Pra po mbaron një cikël politik dhe po fillon një tjetër dhe kjo gjë sjell emocione tek njerëzit që duan të vazhdojnë të jetojnë këtu”, u shpreh ai.

Shabani ka vënë theksin në problematikat sociale që ka krijuar largimi i të rinjve nga vendi, ndërsa shtoi se që nga rënia e demokracisë Shqipëria është qeverisur nga tre njerëz të cilët, janë përgjegjës se pse sipas tij Shqipëria është në këtë gjendje dhe që vijojnë të pasurohen në kurriz të kombit.

“Ne jemi regjistruar për herë të parë si parti politike në janar të vitit 2021, dhe morëm pjesë në zgjedhje pas 4 muajsh. Unë shikoj që ka një ndryshim edhe ne si “Nisma Thurje”, por edhe Shqipëria.

Shqipëria sot nuk është ajo e vitit 2021, dhe në 4 vite ka ndodhur shumë gjëra. Tani prevalon nevoja ekstreme për ndryshim dhe kudo që unë shkoj dhe flas me njerëzit janë dy gjëra që mblidhen në dy elemente: e para është nevoja urgjente për ndryshim dhe e dyta fakti që shumica e të rinjve nuk e shikojnë të ardhmen e tyre këtu dhe të jetojnë vetëm pa prindërit të cilët shumicës prej tyre nuk kanë asnjë person që të kujdesen për ta.

Rreth 600,000 mijë pensionistët i shikojnë fëmijët e tyre nëpërmjet ekranit të laptopit sepse nuk i kanë ato pranë dhe ky është një shqetësim i vazhdueshëm kudo në lagje, taksi etj dhe ne duam të adresojmë këtë gjë, dhe të rinjtë që do të futen në Parlament të mund të japin një model të rinjve të tjerë që Shqipëria mund të bëhet dhe t’i japim edhe një shans e mos ta gjejmë zgjedhjen vetëm duke ikur. Dhe e dyta, edhe ato që janë larguar të kenë mundësi të kthehen pranë prindërve të tyre.

Unë shikoj njerëz që duan shpresë, shikoj të rinjtë që nuk duan të largohen nga shtëpitë e tyre, por janë të detyruar. Shikoj prindërit që duan që fëmijët e tyre të kthehen në shtëpi dhe të jenë pranë tyre dhe ato e kuptojnë arsyen se pse kjo gjë ndodh.

Gjatë 34-35 viteve Shqipëria është qeverisur nga tre njerëz të cilët, janë përgjegjës se pse Shqipëria është në këtë gjendje, dhe ne jemi këtu për të parë luksin e tyre dhe që ata vazhdojnë edhe pasurohen me vilat e tyre në kurriz të fatit të këtij kombi dhe kjo është nevoja për ndryshim.

Ne kemi një program, një manifest politik dhe 6 paketa të cilat duam që t’i dërgojmë në parlament por kjo gjë është dytësore, e rëndësishme që njerëzit të votojnë për ne në mënyrë që të hakmerren ndaj kësaj klase politike”, tha Shabani.

Next Post
Si në filma! Me kallashnikov dhe eksploziv, banditët grabisin miliona euro nga 2 furgonë të blinduar në Itali

Si në filma! Me kallashnikov dhe eksploziv, banditët grabisin miliona euro nga 2 furgonë të blinduar në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

October 3, 2026
Indeksim, rritje pensionesh, apo…/ Çfarë pritet të ndodhë duke nisur nga 1 tetori, ja sa para më shumë do të hyjnë në xhepat e pensionistëve shqiptar

Pensionet në pritje të rritjes, qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë

October 3, 2026
Ja shenjat e horoskopit që nuk falin gabimet

Ja shenjat e horoskopit që nuk falin gabimet

October 3, 2026
Polonia përgatit “ligjin para luftës”, ja çfarë ndryshon në rast të një kërcënimi ndaj vendit

Polonia përgatit “ligjin para luftës”, ja çfarë ndryshon në rast të një kërcënimi ndaj vendit

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com