• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më 10 shtator është në provë Basha, jo Berisha!

by Alfred Peza
07/09/2021 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

E vetmja gjë që i identifikon sot palët politike në Shqipëri, është qasja që kanë në prag të fillimit të sezonit të ri parlamentar, në raport me vendimin e SHBA për shpalljen e Sali Berishës “non grata”. Nuk ka rëndësi nëse je i majtë, apo i djathtë. Mazhoritar, apo opozitar. Socialist, apo demokrat. Të gjithë sot janë të ndarë vetëm në: Pro, apo kundër Berishës. Pro, apo kundër SHBA. Pro të vjetrës, apo pro të resë. Pro të shkuarës, apo pro të ardhmes.

Është kjo situatë tejet specifike që ka përcaktuar qartazi pozicionimin e secilit lider, parti, grupim politik, media dhe qytetar, në raport me 10 shtatorin. Pyetja nëse do futet apo jo Sali Berisha në Parlament, edhe pas thirrjes publike të SHBA drejtuar PD për tu distancuar prej tij, e ka marë përgjigjen. Këtë dilemë e ka qartësuar përfundimisht “i zoti i punës”, që ka deklaruar prerë se do jetë në atë sallë, për të bërë betimin si deputet për herë të 10-të në 30 vitet e postkomunizmit.

Nuk ka më as më të voglin dyshim, se Sali Berisha edhe i vetëm nëse mbetet në PD, nuk ka ndërmend të ikë. Duke i garantuar kësisoj, edhe shqiptarët edhe ndërkombëtarët, se sa të jetë gjallë do jetë edhe në politikë. As thirrja e Ambasadores Amerikane Yuri Kim drejtuar Lulzim Bashës për ta larguar nga Grupi Parlamentar, as “kërcënimi” se e kundërta do e bëjë PD që “të hajë bar” dhe as precedent i Tom Doshit që dorëzoi mandatin në rrethana të njëjta me Sali Berishën, nuk pi më ujë.

Të gjithë të interesuarit për këtë çështje, janë tashmë përpara faktit të kryer. Përpara refuzimit kategorik të Sali Berishës për tu larguar, pavarësisht futjes në listën e zezë dhe pavarësisht se për të njëjtën gjë, ai vetë ka kërkuar me më shumë zell se kushdo tjetër largimin e kundërshtarëve të tij politikë. Porn ë fund të fundit, kjo është puna e tij. Sfida e tij. Stili i tij i përjetshëm i të bërit politikë. Mënyra sesi ka mbijetuar edhe në rastet e tjera, ndoshta edhe më të skëterrshme, të karrierës politike. Dhe deri dje, ia ka dalë.

A do ia hedhi përsëri? A do mbijetojë edhe më 2021 siç ia hodhi paq më 1997. A do shpëtojë mrekullisht edhe tani në opozitë, si atëherë kur ishte në pushtet, plot 24 vjet më parë? A do të përsëritet historia e tij e dikurshme me “CIA-n që nxiti revoltat antifajde në Shqipëri”, përmes alibisë së sotme të “shpalljes “non grata” për shkak të keqinformimit të SHBA nga Geroge Soros”? A do i sfidojë Sali Berisha edhe sot ndërkombëtarët, siç ka bërë deri dje, me të gjithë armiqtë e tij ndër shqiptarët?

Tani që kanë mbetur vetëm pak orë, përpara se të shohim live kulmin e kësaj shfaqje të jashtëzakonshme politike, mundësitë sa vijnë e po shterojnë. Përtej “armës” surprizë që mund të përdorë SHBA në çastin e fundit, brenda vendit ka mbetur ende edhe një mundësi, për ta ndalur Sali Berishën që të futet në atë sallë. Për të ndalur kësisoj në frymën e fundit, edhe “Dimrin e Vetmisë së Madhe” që e pret pas kësaj, PD dhe opozitën shqiptare.

Ajo mundësi është në dorë të Lulzim Bashës. Është në dorë të Kryetarit formal të PD. Në dorë të liderit “de jure” të “Opozitës së Bashkuar”. Në dorë të pasardhësit të caktuar nga vetë Sali Berisha. Në dorë të kandidatit të opozitës për tu bërë Kryeministër i Shqipërisë. Në dorë të atij që nuk u bë dot kurrë deri më sot; as burrë, as politikan, as kryetar, as lider. Në dorë të atij që luan vetëm lojën e strucit. Atë lojë që për tiu shmangur përballjes më të vërtetën, fut kokën në rërën e shkretëtirës politike, që ka prodhuar vetë në fushën e opozitës shqiptare.

Lulzim Basha duhet të thyejë heshtjen. Duhet të flasë. Duhet të pozicionohet. Ai ka momentin e tij në këtë film, që të na bëjë të gjithëve të themi: Më në fund, memecit i erdhi goja! Lulzim Basha nuk ka bërë dhe nuk mund të bëjë shumë gjëra, por ai ia ka borxh edhe Sali Berishës, edhe PD, edhe demokratëve, edhe aleatëve, edhe opozitarëve, edhe ndërkombëtarëve që të mbajë një qëndrim.

Ai duhet të na thotë të gjithëve, nëse është pro, apo kundër Sali Berishës në këtë histori. Pro, apo kundër SHBA. Pro të vjetrës, apo pro vetes, nëse dëshiron të përfaqësojë të renë. Pro të shkuarës, apo pro të ardhmes, nëse dëshiron që ta udhëheqë atë vetë.

Ndaj të premten e 10 shtatorit 2021, kur hap dyert Parlamenti i ri, në provë nuk është Sali Berisha, por Lulzim Basha. “Lideri historik” e ka marë rrezikun mbi supe dhe është gati ta shohi me sytë e tij katraurën. Ndërsa Lulzim Basha duhet ta zgjidhë përfundimisht dilemën e madhe shekspiriane: “Të jesh apo të mos jesh” lider, “kjo është çështja”!

Next Post
Lodhje dhe frikë, rrëfimi tonditës i infermieres: E pamundur të kujdesesh për të gjithë pacientët me Covid-19

Lodhje dhe frikë, rrëfimi tonditës i infermieres: E pamundur të kujdesesh për të gjithë pacientët me Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

March 25, 2026
“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

March 25, 2026
Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

March 25, 2026
Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

March 25, 2026
“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

March 25, 2026
Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In