• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

McGonigal pranon fajësinë, punoi për oligarkun rus në shkelje të sanksioneve amerikane

by A R
16/08/2023 08:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-agjent i FBI-së, Charles McGonigal, pranoi para një gjykate në Nju Jork të martën se kishte punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska, në shkelje të sanksioneve amerikane. Ish-agjenti i kundërzbulimit të FBI-së e pranoi fajin për një akuzë në këmbim të tërheqjes së akuzave të tjera.

Ish-agjenti McGonigal, i cili jeton në Nju Jork, është akuzuar veçmas në një gjykatë federale në Uashington për fshehjen e të paktën 225,000 dollarëve, që dyshohet se ka marrë nga një ish-zyrtar i zbulimit shqiptar ndërsa punonte për FBI-në.

Në janar, prokurorët e akuzuan ish-agjentin special Charles McGonigal, i cili drejtonte divizionin e kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork përpara se të dilte në pension në vitin 2018, se ishte paguar fshehurazi nga oligarku rus Deripaska në këmbim të hetimit të një biznesmeni rival. Ai akuzohet se punoi për të hequr sanksionet kundër oligarkut Deripaska në vitin 2019, qëllim që nuk u arrit.

Në atë kohë, ish-agjenti McGonigal nuk e pranoi fajësinë përballë katër akuzave penale, përfshirë akuzat për pastrim parashë dhe shkeljen e sanksioneve.

Zoti McGonigal, 55 vjeç, tha në gjykatën federale në Manhattan të martën se ai kishte punuar për oligarkun Deripaska midis pranverës dhe vjeshtës së vitit 2021 për të gjetur informacione negative për rivalin Vladimir Potanin, në një përpjekje për ta vendosur atë në listën e sanksioneve amerikane.

Ish-agjenti i FBI-së u pagua 17,500 dollarë, të transferua nga Rusia përmes llogarive në Qipro dhe Nju Xhersi, në një përpjekje për të maskuar burimin e pagesave, tha ai.

Zoti McGonigal i tha gjykatës se ishte “thellësisht i penduar” për veprimet e tij. Avokati i tij, Seth DuCharme, u tha gazetarëve pas seancës se klienti i tij ishte trajtuar në mënyrë të drejtë.

Akuza për konspiracion parashikon një dënim maksimal prej 5 vitesh burg. Gjyqtarja Jennifer Rearden ka në plan të shpall dënimin për zotin McGonigal më 14 dhjetor./VOA

Next Post
Mbështetja kundër Polonisë/ Biletat për sfidën që do të luhet në “Air Albania” thuajse të gjitha të shitura

Mbështetja kundër Polonisë/ Biletat për sfidën që do të luhet në “Air Albania” thuajse të gjitha të shitura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Arratisje” sekrete nga Turqia. Trump u fsheh në kamionin e ushqimit dhe ndërroi avionin

“Arratisje” sekrete nga Turqia. Trump u fsheh në kamionin e ushqimit dhe ndërroi avionin

August 11, 2026
Zelensky paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për sulme me dron nga terroristët dhe kriminelët

Zelensky: Rusia përdori raketa balistike të Koresë së Veriut në sulmet në Zaporizhia

August 11, 2026
Këshilli i BE-së miraton planin për rritje ekonomike në Ballkan, si do të bëhet ndarja e 6 miliardë eurove

BE, kritika Beogradit: Deklaratat për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit duhet të shmangen

August 11, 2026
Kishte shkuar me pushime në Republikën Domenikane, vdes tragjikisht adoleshentja britanike

Kishte shkuar me pushime në Republikën Domenikane, vdes tragjikisht adoleshentja britanike

August 11, 2026
Aksident në Elbasan –Peqin, kamionçina përplaset me autobusin

Aksident në Elbasan –Peqin, kamionçina përplaset me autobusin

August 11, 2026
Mega-operacioni në Spanjë, në hetim rrjeti shqiptar – Sekuestrohen 21 tonë kokainë dhe 1 mln € cash

Mega-operacioni në Spanjë, në hetim rrjeti shqiptar – Sekuestrohen 21 tonë kokainë dhe 1 mln € cash

August 11, 2026
Shkelësit “kapen” nga teknologjia, ministri Lamallari publikon pamjet e kontrolleve

Shkelësit “kapen” nga teknologjia, ministri Lamallari publikon pamjet e kontrolleve

August 11, 2026
Përdoret “forcë e tepërt” gjatë lindjes, vdes foshnja…

Shqipëria drejt tkurrjes! INSTAT: Vetëm 218 lindje më shumë se vdekjet në tremujorin e dytë

August 11, 2026
Spanja në alarm nga zjarret! Mbi 244 mijë hektarë të përfshirë nga flakët

Spanja në alarm nga zjarret! Mbi 244 mijë hektarë të përfshirë nga flakët

August 11, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Mes Prishtinës e Kievit, Tirana edhe mish, edhe peshk

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com