• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“McGonigal, çështje e vdekur”, avokati nxjerr dokumentin: Shefqet Dizdari, person i njohur në rrethin e Berishës

by A R
12/09/2025 21:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Edmond Petraj, i ftuar në “Tirana Live”, deklaroi se çështja “McGonigal” e ngritur nga opozita është juridikisht e pavlefshme dhe nuk prodhon asnjë efekt në Shqipëri.

Sipas tij, McGonigal ka qenë administrator i kompanisë “LawOffice & Investigation”, e regjistruar në Shqipëri në vitin 2008, gjatë kohës së qeverisjes së Sali Berishës. Kompania ka bashkëortak Shefqet Dizdarin, një emër i afërt me Berishën.

Petraj theksoi se çështja ka përfunduar në SHBA, ku McGonigal është dënuar, dhe se përpjekjet e opozitës për ta përdorur politikisht këtë rast ndaj mazhorancës nuk qëndrojnë juridikisht dhe nuk përbëjnë bazë për veprime në territorin shqiptar.

“Pjesa për të cilën këta merren me çështjen Mc Gonigal është një kazus i vdekur, një kazus, që vetëm në Shqipëri çuditërisht prodhohet dhe mendohet se me këtë pretekst duan të rrëzojnë apo minojnë pjesë e mazhorancës. Për të rrëzuar Ramën kjo nuk është forma e duhur. Pse është çështja e vdekur? Çështja McGonigal është një çështje e një procedimi penale të nisur në Amerikë, e hetur nga FBI dhe prokuroria e ka marrë të pandehur, ka kaluar në gjykatë dhe është dënuar.

Ata bazohen te një veprim juridik, në QKB, i cili është bërë regjistrimi i një shoqërie LawOffice & Investigation, që është një shoqëri tregtare, e cila është regjistruar. Marrëdhënia për të cilën kjo studio avokatie, e cila e themeluar në 2008, e cila në një nga pikat e saj, një nga administratorët e saj është Mc Gonigal, është u njëjti person, i cili është dënuar në SHBA për atë për të cilën u kap në afera dhe u gjet fajtor nga Gjykata amerikane.

Në viti 2008, që është themeluar kjo shoqëria, i bie që ka qenë koha e Sali Berishës dhe kështu Shefqet Dizdari është një person i njohur nga Berisha. McGonigal në këto që del, kjo kompani, që duhet të kishte brenda dhe pjesën e lobimit.

Kjo është një kompani e pastër lobimi, gjë që do u shërbente atyre me njohjet e McGonigal dhe Rossinit në shtete përkatëse, do t’u krijonte akses për t’i dhënë impuls jetës dhe vazhdimësisë së tyre politike. Çështja “McGonigal”, vendimi për të cilin këta kanë marrë dhe kanë depozuituar dhe kërkojnë të njohin në territorin e Shqipërisë nuk prodhon asnjë lloj efekti, kjo është nga ana juridike”, tha ai.

Next Post
Sulmet izraelite në Gaza vrasin 59 persona, mes tyre 14 anëtarë të së njëjtës familje

Sulmet izraelite në Gaza vrasin 59 persona, mes tyre 14 anëtarë të së njëjtës familje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

April 5, 2026
Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

April 5, 2026
“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

April 5, 2026
Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

April 5, 2026
Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

April 5, 2026
Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

April 5, 2026
Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Përplasen dy makina, pasagjerja përfundon në spital

Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Përplasen dy makina, pasagjerja përfundon në spital

April 5, 2026
Tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, 80 persona të zhdukur, 32 të shpëtuar

Tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, 80 persona të zhdukur, 32 të shpëtuar

April 5, 2026
Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

April 5, 2026
Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In