Ish-anëtari i grupit legjendar “The Beatles” Paul McCartney është shfaqur i fotografuar me dy ish-nxënës të shkollës së mesme në Little Rock në shtetin amerikan të Arkansas , dhe deklaroi se ishte kriza në atë shkollë më 1957 që i shërbeu si frymëzim për këngën ” Blackbird “.
McCartney u shfaq të shtunën në North Little Rock, dhe pas shfaqjes në profilet e tij në Facebook dhe Instagram u shfaq me një foto ku kish dalë me Elizabeth Ekford dhe Telmo Madersed Ver, anëtarët e “Të nëntëve nga Little Rock.”, referuar BETA.
Muzikanti ka shkruar nën fotografi: “Pionierët e lëvizjeve civile dhe frymëzimi për Blackbird”, kurse në një shfaqje të shtunën tha se që nga Anglia ndoqi luftën kundër ndarjes racore në Shtetet e Bashkuara dhe se ai donte të shkruante një këngë në mbështetje të saj.
“Nine from Little Rock”, ishin studentët e Shkollës së Mesme me origjinë afro-amerikane, të cilët në vitin 1957, Guvernatori i Arkansasit Orval Fobas i ka penguar të hyjnë në shkollë, por ata janë marrë pas ndërhyrjes së presidentit amerikan Dwight Eisenhower dhe janë lejuar të ndjekin mësimet. (b.an)