John McCain, senator amerikan po qëndron për një vizitë zyrtare në Serbi. Ai është takuar me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq, transmeton Koha.net.
McCain, para këtij takimi, në Beograd ka vëzhguar ushtrimet e Njësisë Speciale antiterroriste të MPB të Serbisë që po mbahen në kryeqytetin serb, njofton Tanjug. (b.an)