• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

McAllister: Macron përgjegjës për shtyrjen e negociatave, duhet të shpjegojë pse mori këtë vendim

by Java News
23/10/2019 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Europa nuk mund ta forcojë pozicionin e saj në arenën ndërkombëtare nëse një shtet anëtar të jetë në gjendje të bllokojë çdo vendim të politikës së jashtme”, deklaroi David McAllister në një intervistë për EURACTIV.

David McAllister, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian theksoi se, “një pakicë e vendeve të Komunitetit është përgjegjëse për vendimin për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

“Unë jam shumë kritik ndaj efektit përfundimtar të bisedimeve në samitin e Këshillit Europian dhe mendoj se ky është një gabim historik. Ky nuk është vetëm një sinjal elokuent për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, por edhe për minimin e besueshmërisë së Bashkimit Europian. Sa kushtojnë premtimet tona nëse veprojmë në këtë mënyrë?”, nënvizoi eurodeputeti gjerman.

“Maqedonia e Veriut tashmë ka bërë një rrugë të gjatë, madje i është dashur të ndryshojë emrin e vendit të saj. Për të qenë i sinqertë, nuk e kuptoj vendimin e Këshillit. Grupi politik, të cilit unë i përkas në PE, ka siguruar që të gjithë krerët e qeverive të Partisë Popullore Europiane (PPE) në Këshill të qëndrojnë në anën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ne jemi shumë të zhgënjyer që disa qeveri ishin në gjendje të ndikojnë në vendimin përfundimtar të Këshillit për këtë çështje”, shtoi McAllister.

I pyetur nëse do të ishte më mirë që për vendimet për punët e jashtme të ndiqej  procedura e shumicës së kualifikuar, Mc Allister theksoi se, “për të krijuar një politikë të fortë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, ne duhet të bëhemi më fleksibël dhe të vendosur. Ekzistojnë disa mundësi në të cilat ne mund të fillojmë të përdorim shumicën e kualifikuar, për shembull, kur vendosim sanksione. Ne nuk kemi asnjë shans për të forcuar pozicionin tonë në arenën ndërkombëtare nëse një shtet anëtar është në gjendje të bllokojë çdo vendim të politikës së jashtme”.

I pyetur nëse mendon se Bashkimi Europian duhet të zgjidhë së pari problemet e brendshme, dhe pastaj të vazhdojë me negociatat e anëtarësimit me vendet e tjera, pasi ky ishte një nga argumentet kryesore të Francës kundër hapjes së negociatave, McAllister u përgjigj se, “para së gjithash, ne po flasim vetëm për fillimin e negociatave. Përfundimi i tyre do të zgjaste shumë vite, kështu që vetëm fillimi i bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nuk do të thotë se këto vende do të bëhen pjesë e Bashkimit Europian nesër”.

“Së dyti, presidenti francez në argumentin e tij theksoi se ai ishte kundër bisedimeve të pranimit sepse ai besonte se BE së pari duhet të rishikojë procesin e zgjerimit. Jam dakord që ka gjëra që mund të bëjmë më mirë në këtë fushë. Në të njëjtën kohë, megjithatë, unë shpresoj që 27 liderët e BE-së do të jenë në gjendje të bien dakord për këtë çështje gjatë presidencës së ardhshme, kur samiti i Ballkanit Perëndimor është planifikuar për majin e vitit 2020. Ndoshta atëherë do të ketë një përparim në bisedime dhe do të negociohet një dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Shpresoj kështu”, shtoi McAllister.

I pyetur në lidhje me mundësinë për trajtimin në mënyrë të veçuar të të dy vendeve, McAllister tha se, “edhe nëse këto shtete do të ndaheshin, Presidenti Macron do të kishte akoma rezerva për Maqedoninë e Veriut. Prandaj nuk jam i sigurt nëse procedura e ndarjes do të ndihmojë. Sipas mendimit tim, zgjidhja më e mirë do të ishte një rrugë e ngjashme me rezolutën e miratuar nga Bundestagu gjerman”.

“Vlen të përmendet se politika e zgjerimit ngjall shumë dyshime në Gjermani, dhe Bundestagu gjerman ka vendosur të ndjekë këtë rrugë. Kjo është një arsye tjetër pse unë jam aq i zhgënjyer që Gjermania, e cila ka treguar udhëheqje në këtë fushë, nuk ka arritur të bindë partnerët tanë francezë”, shtoi McAllister.

I pyetur nëse ky vendim vjen si rezultat i rivaliteti midis Gjermanisë dhe Francës, McAllister tha se, “Jo, kjo ka të bëjë me qëndrimin e presidentit francez ndaj politikës së zgjerimit, të cilën nuk e ndaj.  Z. Macron, Z. Rutte dhe të tjerët janë përgjegjës për këtë vendim dhe duhet të shpjegojnë pse e morën atë”.

Next Post
Pjesë e celulës iraniane në Tiranë, si u lirua nga gjykata trafikanti që sot kërkohet për terrorizëm

Pjesë e celulës iraniane në Tiranë, si u lirua nga gjykata trafikanti që sot kërkohet për terrorizëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

November 9, 2026
U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg 52-vjeçarin!

November 9, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Shteti nuk mund të tërhiqet përpara dhunës – protesta nuk është pushtet mbi ligjin

November 9, 2026
“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

November 9, 2026
“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

November 9, 2026
Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

November 9, 2026
OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

November 9, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

“I përcolla shqetësimet e Turqisë për Iranin”- Erdogan konfirmon bisedën telefonike me presidentin Trump: Zgjidhja përmes dialogut!

November 9, 2026
Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

November 9, 2026
Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik, Ujësjellësi i Vlorës: Rezultatet e analizave të ujit dolën brenda normave, nga verifikimet…

Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik, Ujësjellësi i Vlorës: Rezultatet e analizave të ujit dolën brenda normave, nga verifikimet…

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In