• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

McAllister i qartë: Kosova të pezullojë taksën ndaj Serbisë

by Java News
02/03/2019 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, tha në Prishtinë se Parlamenti Evropian e do Kosovën dhe Serbinë shumëetnike.

 

Nga Bekim Shehu, Dw

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, së bashku me një grup eurodeputetësh që po qëndrojnë në Kosovë, i bëri thirrje qeverisë së Kosovës që ta pezullojë taksën ndaj produkteve të Serbisë, në mënyrë që dialogu në Bruksel të vazhdojë. McAllister dhe grupi i eurodeputetëve po viziton Kosovën pas një vizite që realizuan këtë javë në Beograd.

 

Pas disa takimeve që zhvilloi me udhëheqësit politikë kosovarë, McAllister, tha se taksa e Prishtinës për produktet e Serbisë dhe Bosnjes e Hercegovinës, është shkelje e marrëveshjes së stabilizim-asocimit. “Sipas pikëpamjes sonë, pezullimi i tarifës do të jetë rruga drejt suksesit. Ne kemi qenë shumë të qartë lidhur me këtë dhe kemi përsëritur mesazhin në këto dy ditë të qëndrimit në Prishtinë dhe për më shumë, mes arsyeve tjera kjo është një shkelje e Marrëveshjes së CEFTA-s dhe po ashtu është shkelje e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA). Prandaj, ne nuk besojmë se ky është vendimi i duhur dhe vendimi i drejtë”, tha McAllister.

 

E pranueshme marrëveshja, nëse palët janë në ujdi

 

Ndërkohë që qeveria e Kosovës nuk dëshiron ta ndërlidhë taksën me dialogun, Beogradi zyrtar kërkon heqjen e taksës nga Prishtina. Pa të nuk mund të vazhdojë dialogu, thuhet në Beograd. Në këtë mes, në deklarimet publike të politikanëve në Kosovë e Serbi, rreth dialogut është folur shumë edhe për kufirin Kosovë-Serbi dhe mundësinë e “ndryshimit apo korrigjimit” të tyre. Lidhur me këtë kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, tha se qëndrimi i Bashkimit Evropian dhe i tij personal është që për “do të ishte e pranueshme një marrëveshje që bien dakord të dyja palët”, Kosova dhe Serbia.

 

“Lidhur me debatin për mundësinë e shkëmbimit të territoreve, korrigjimin e kufirit, përfshirë dhe shkëmbimin e territoreve, Parlamenti Evropian nënvizon natyrën multietnike të Kosovës dhe Serbisë dhe kjo gjendje multientike nuk duhet të hidhet poshtë dhe ajo duhet të mbrohet. Parlamenti Evropian konsideron se kjo marrëveshje..[…] (fjala është për shkëmbimin e territoreve, shën. red.) do të jetë e pranueshme vetëm nëse për këtë ka pajtim të dyanshëm, duke marrë parasysh stabilitetin në tërësi në rajon dhe të drejtën ndërkombëtare. Ky është pozicioni i Bashkimit Evropian dhe i imi. Ndërsa, kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, ka një opinion paksa më ndryshe”, tha David McAllister.

 

Mungesë uniteti politik në Kosovë

 

Qëndrimet e kundërta rreth taksës ndaj prodhimeve të Serbisë, këshillave amerikane dhe qasja e Kosovës për dialogun janë shkallëzuar me deklarime publike ndërmjet Presidentit dhe kryeministrit Ramush Haradinaj. Ky i fundit i bëri thirrje sot presidentit Hashim Thaçi, që siç u shpreh Haradinaj, “Thaçi të mos “mashtrojë” Kosovën me idenë për korrigjim të lehtë të kufirit me Serbinë”. “Vija kufitare me Serbinë, nëse do të jetë korrigjim i lehtë, mundet të mos jetë aq i lehtë. I bëj thirrje presidentit Hashim Thaçi që të mos mendojë se mund ta mashtrojë më Kosovën, as me korrigjim të lehtë. Shënjimi i kufirit mes dy shteteve është proces që vjen pas njohjes së ndërsjellë. Kufiri i Kosovës ekziston, policia jonë e patrullon atë kufi. Pra, nuk ka korrigjim, e në emër të korrigjimit të na e luajnë lojën, siç na e kanë luajtur lojën me demarkacionin me Malin e Zi”, tha kryeministri Ramush Haradinaj. Ai tha se “Kosova do të ruajë kufijtë ekzistues të shtetit të shpallur me 17 shkurt’. “Ju siguroj se nuk ka kush që i prek, nuk mundet askush t’i prekë kufijtë e Kosovës”, tha Haradinaj, gjatë një tubimi në vendlindjen e tij në Deçan.

 

E nga ana tjetër Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shprehet, se “Kosova nuk do të lejojë shkëmbim të territoreve”, sepse sipas tij “ky është pazar i keq”. “Nga letra e Presidentit Trump dhe letra mbështetëse e Joe Biden mund të kuptojmë një gjë, Amerika qëndron unike përkrah Kosovës. Çështja e dialogut Kosovë-Serbi për marrëveshje paqësore dhe njohje reciproke nuk është vetëm përkrahje e administratës aktuale të Trump por edhe e miqve të tjerë të Kosovës. Është mbështetje edhe nga presidenti George Bush që ka thënë se dialogu është alternativë e vetme, jo konfliktet e tragjeditë”, tha Presidenti Hashim Thaçi, gjatë një vizite në Prizren.

 

Skena politike kosovare nuk duket se do të flasë me një zë sa i përket taksës ndaj Serbisë dhe qasjes së dialogut. E nga ana tjetër, Serbia thotë se nuk rifillon dialog me Kosovën, pa heqjen e taksës. Sipas një komunikate të ditës së mërkurë nga zyra e Presidentit Vuçiq, thuhet se ky i fundit “pret nga bashkësia ndërkombëtare që të mos heshtë ndaj faktit se përfaqësuesit e Kosovës nuk e kanë zbatuar Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 dhe se kanë vendosur taksa anticivilizuese ndaj mallrave nga Serbia. Më 21 nëntor të vitit të shkuar qeveria e Kosovës vendosi tarifë shtesë 100% ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, për shkak të siç thotë kryeministri Ramush Haradinaj, ”agresionin politik dhe diplomatik të Serbisë ndaj Kosovës”. Përfaqësues të institucioneve në Bruksel të BE-së dhe SHBA-së vazhdojnë të kërkojnë nga qeveria e Kosovës që ta heq taksën ndaj mallrave serbe dhe t’i hapet rruga dialogut Kosovë-serbi për një marrëveshje finale ligjërisht obliguese për të dyja vendet. (DW)

Next Post
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

Pse duhet t’i kushtojmë sot kujdes turmave në sport?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje -

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje –

August 9, 2026
Hamasi bën thirrje për zbatimin e plotë të planit 15-pikësh të Trumpit -

Hamasi bën thirrje për zbatimin e plotë të planit 15-pikësh të Trumpit –

August 9, 2026
Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

August 9, 2026
Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

August 9, 2026
VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

August 9, 2026
VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

August 9, 2026
Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

August 9, 2026
VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

August 9, 2026
VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

August 9, 2026
Rikthehen zjarret në Mallakastër, situatë kritike në një prej fshatrave! Rrezikohen dhe banesa, era favorizon flakët! Dyshohet i qëllimshëm

Vihet nën kontroll situata e zjarreve në tre fshatrat e Mallakastrës!

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com