Autoritetet italiane kanë arrestuar kapitenin dhe një anëtarin e ekuipazhit të anijes që u mbyt të dielën në ujërat e Mesdheut, duke lënë të vdekur qindra migrantë.. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave dy të arrestuarit, që po mbahen nën dyshimet për trafikim me njerëz, janë në mesin e 27 të mbijetuarve që kanë arritur në Sicili.
Këto arrestime vijnë në një kohë kur Bashkimi Evropian ka shpallur një plan veprimi, që ka për synim të frenojë valën e emigrantëve të paligjshëm nga Afrika dhe Lindja e Mesme.
Nga të dhënatt e fundit, bëet e ditur se mbi 900 emigrantë kanë vdekur pasi anija e tyre është mbytur pranë ishullit italian të Lampedusës në natën midis 18 dhe 19 prillit.
Redaksia Online
(Javanews.al)