• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mbytja e 15-vjeçarit në Gjirokastër, Sula paralajmëron masa: Gjoba, pezullim dhe mbyllje aktiviteti për shkelësit

by E B
11/06/2026 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vdekja tragjike e një 15-vjeçari në një pishinë në Gjirokastër ka sjellë paralajmërimin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, Dashnor Sula, se çdo subjekt që nuk plotëson kushtet ligjore dhe të sigurisë do të përballet me masa të forta, deri në mbylljen e aktivitetit.

I pyetur për ngjarjen nga gazetari i Report TV, Sula tha se rasti duhet të verifikohet dhe se nuk do të ketë tolerancë për askënd nëse konstatohen shkelje.

“Padiskutim që ngjarja duhet të verifikohet. Do të ndalemi dhe në këtë rast dhe nëse nuk janë plotësuar kushtet që duhet të ketë një subjekt në përmbushje të aktivitetit të tij, do të ketë penalitete që i takojnë kushdo qoftë ai. Ngjarja është fatkeqësi dhe ngushëllime familjes. Detyra jonë është të parandalojmë. Për rastin, kushdo subjekt qoftë ai, nëse ka shkelur ligjin dhe nuk ka plotësuar të gjitha kushtet do të merren masa konkrete nga gjoba, pezullimi apo mbyllja e aktivitetit”, tha Sula.

Deklaratat u bënë gjatë një takimi trajnues me përfaqësuesit e inspektorateve rajonale të Qarkut të Elbasanit, ku Kryeinspektori u ndal edhe te problemet mjedisore që prej vitesh shqetësojnë zonën.
Sula ngriti alarmin për nivelin e ndotjes dhe dëmtimin e lumenjve Shkumbin e Devoll, duke theksuar se mbrojtja e jetës dhe shëndetit të qytetarëve do të jetë prioritet dhe se ndaj çdo shkelësi do të zbatohet politika e tolerancës zero.

Sipas tij, bizneset apo subjektet që shkaktojnë ndotje do të përballen me masa të ashpra administrative, deri në revokimin e licencave sepse mbrojtja e jetës dhe shëndetit të qytetarëve do të jetë në qendër të vëmendjes së institucioneve.

Kryeinspektori shprehu shqetësim specifik për nivelin e ndotjes në qytet dhe probleme mjedisore, të cilat prej vitesh po ndikojnë negativisht si në shëndetin e banorëve, ashtu edhe në pasuritë natyrore të zonës.

Sipas tij lumenjtë Shkumbin dhe Devoll janë dëmtuar rëndë ndër vite për shkak të abuzimeve me lejet mjedisore dhe ndërhyrjeve të pakontrolluara në shtretërit e tyre. Ai veçoi dëmtimet e shkaktuara në lumin Shkumbin nga aktivitetet e kompanive që po punojnë për ndërtimin e Korridorit 8. Ai theksoi se ndaj çdo shkelësi të ligjit do të zbatohet politika e tolerancës zero.

Po ashtu, Sula paralajmëroi nisjen e një reforme të thellë në sistemin e inspektimeve. Sipas tij, inspektimet do të unifikohen për të shmangur mbivendosjet mes institucioneve, ndërsa do të ketë përgjegjësi edhe për inspektorët që nuk zbatojnë ligjin ose tregohen neglizhentë në detyrë.

Sula gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo shkelje që konstatojnë, veçanërisht në fushën e sigurisë ushqimore, ndërtimit dhe mjedisit.

“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Elbasanit që kur konstatojnë shkelje, sidomos për AKU, IKMT dhe Mjedisin, duhet të na informojnë. Çdo ankesë, denoncim dhe sinjalizim na ndihmon shumë”, tha Sula.

Next Post
Eksperti: Në videot e protestave po shtohet numri i pjesëmarrësve, ja si bëhet manipulimi

Eksperti: Në videot e protestave po shtohet numri i pjesëmarrësve, ja si bëhet manipulimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Martesat e përzjera në Tiranën urbane dhe trendet elektorale

November 6, 2026
Vrasja e Gentian Bejtjas, Apeli jep verdiktin për të pandehurin Ilir Beqaraj, ja sa burg do vuajë!

Vrasja e Gentian Bejtjas, Apeli jep verdiktin për të pandehurin Ilir Beqaraj, ja sa burg do vuajë!

November 6, 2026
Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2027, ministri Nufi: Shpenzimet bazë do të arrijnë në 2.66% të GDP-së, i konsultuar edhe me NATO-n!

Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2027, ministri Nufi: Shpenzimet bazë do të arrijnë në 2.66% të GDP-së, i konsultuar edhe me NATO-n!

November 6, 2026
Ndotja akustike/ Policia nis kontrollet për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Velipojës

Zhurmat po na kthejnë në “viktima” të stresit urban, eksperti ngre alarmin për ndotjen akustike

November 6, 2026
“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

November 6, 2026
Aksident dramatik në Korçë, ambulanca përplas të moshuarin! Shoferi ishte nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën elektricisti i OSHEE-së

November 6, 2026
Arrestohet 18-vjeçari në Massachusetts, komentoi në Instagram se Trump duhet vrarë

Arrestohet 18-vjeçari në Massachusetts, komentoi në Instagram se Trump duhet vrarë

November 6, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Udhërrëfyesi i BE-së: ç’fitojmë?

November 6, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha thirrje demokratëve: Të shtunën të gjithë shkoni në protestën e studentëve

November 6, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Nëntor 2026

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In