Pasditen e sotme një 65 vjeçar ka humbur jetën në plazhin e Spillesë. Viktima është Xheladin Leçini i cili sipas hetimeve paraprake mësohet se ka hyrë në det për tu freskuar, por në kontakt me ujin ka pësuar infarkt.
Mësohet se 65-vjeçarit nga Gosa e Kavajës i është dhënë ndihmë mjekësore edhe nga një spital privat, por nuk ka mundur të mbijetojë.









