• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Mbyllur në shtëpi”/ Në Lombardi, shqiptarët përballë koronavirusit

by Java News
24/02/2020 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Jemi mbyllur në shtëpi sepse kemi frikë,” thotë një nënë shqiptare në Itali, e cila normalisht është tepër e frikësuar për veten dhe familjen. Sela jeton dhe punon Bergamo, në rajonin e Lombardisë. Ajo tregon për Gazetën “Si” se në atë zonë është e mbyllur gjithçka prej tre ditësh, ndërkohë që qeveria ka ngritur çadra emergjence për produkte ushqimore.

Sipas saj të gjithë njerëzit kanë vrapuar duke boshatisur supermarketet ditë më parë, pasi kanë qenë shumë të frikësuar dhe kanë menduar paraprakisht të mbyllen në shtëpi, pa udhëzimin e qeverisë.

E gjithë zona e Lombardisë është izoluar. Nuk lejohet hyrja dhe dalja e banorëve, ndërsa komisioneri i jashtëzakonshëm i emergjencës në Itali, Angelo Borrelli deklaroi se vetëm në këtë rajon numri i të infektuarve me koronavirus ka qenë të paktën 165, deri të hënën paradite.

Sela tregon për gazetën se, duke qenë se Italia është cilësuar si vendi i tretë më i madh në botë për numrin e të infektuarve me koronavirus, pas Kinës dhe Koresë së Jugut, ka bërë që të jenë të frikësuar dhe të ndjekin çdo udhëzim të qeverisë.

“Disa specialistë këtu kanë thënë se edhe maskat nuk janë të sigurta. Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është rrimë në shtëpi e mos të kemi kontakt me njerëzit jashtë dhe të përpiqemi të mos qëndrojmë në ambiente me shumë njerëz. Fëmijët nuk i kam çuar në kopsht që kur morëm vesh se virusi erdhi edhe në Itali sepse kisha frikë. Ja, si kaloi pak kohë e sot kemi 4 të vdekur. Është e tmerrshme,” rrëfen Sela, e cila qëndron vetëm në shtëpi me tre fëmijët e saj.

Ajo tregon se autoritetet italiane tashmë janë të alarmuara dhe po veprojnë me shpejtësi, duke u përpjekur të kenë nën kontrroll sa më shumë jetën e qytetarëve. Gjatë gjithë kohës ka mjekë specialistë që flasin në televizione dhe kërkojnë nga qytetarët që të deklarojnë çdo shqetësim shëndetësor që kanë.

“Ky është një proces që po bëhet tani, por disa mjekë italianë thonë se duhet të ishin marrë të njëjtat masa të forta edhe më parë. Ata janë shprehur se virusi ka qenë kaq shumë prezent që në janar edhe në Itali,” shprehet ajo.

Këtë panik të qytetarëve e konfirmon edhe Artia Satka, e cila është infermiere në zonën e Venetos. Ajo tregon shkurtimisht për gazetën “Si” se është i shumtë numri i telefonatave nga qytetarët që kërkojnë informacione, kryesisht mbi higjienën dhe të sjellurin në të tilla raste.

“Banorët e zonës ku punoj janë shumë të shqetësuar dhe kërkojnë ndihmë mjekësore menjëherë nëse nuk ndjehen mirë. Koronavirusi dhe vdekjet që ndodhën këtu tek ne na kanë shqetësuar të gjithëve, pavarësisht se personeli mjekësor ku unë bëj pjesë, është gjatë gjithë kohës në gatishmëri. Ne nuk po bëjmë pushim,” tregon infermierja e cila është në detyrë edhe në momentet që flet. Gazeta Si

Next Post
Koronavirusi/100 fluturime në javë nga Italia, ja pse rrezikohemi

Koronavirusi/100 fluturime në javë nga Italia, ja pse rrezikohemi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In