• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbyllja e Urës së Milotit paralizon qarkullimin, ekspertë dhe banorë të zonës të indinjuar: Dëmton turizmin

by E S
25/07/2025 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbyllja e urës së vjetër mbi lumin Mat, në pikun e sezonit turistik, ka paralizuar lëvizjen në rrugën nacionale Lezhë-Milot si dhe ka renduar trafikun përgjatë superstradës.

Prej dy ditësh qytetarët po përballen me pritje të gjatë për të udhëtuar drejt Lezhës dhe anasjelltas.

Eksperti i sigurisë rrugore, Rrok Lelcaj, e cilëson vendimin për mbylljen e urës si një absurditet në këtë periudhë të ngarkuar turistike, pasi se kjo urë shërbente si një rrugë alternative për të shmangur trafikun e rënduar në superstradën Lezhë-Milot gjatë muajve të verës. Sipas tij, mbyllja e kësaj ure bllokon deri në 50% turizmin në veri.

“Ky është aks qëndror se ka zbutur qarkullimin e lëvizjes drejt veriut. Dje për të shkuar nga Laçi në Lezhë kam vonuar mbi 1 orë e gjysmë. Edhe për t’u kthyer nga Lezha në Laç jam vonuar shumë më shumë se 1 orë e gjysmë. Kjo ka shumë pikëpyetje të mëdha që dikush duhet t’i zgjidhë. Pse bëhen këto punë gjatë turizmit? Zgjidhja është të hapet se nuk ka rrezikshmëri, se kur ka rezistuar 30 e ca vjet, reziston prapë. Unë i kam parë kollonat, edhe mund të rivishen pa problem. Ndërhyrja duhet të ishte bërë shumë më përpara ose pas tetorit. Bën shumë dëm për turizmin dhe ekonominë, e bllokon. Gati 50% bllokon turizmin e veriut, e të Lezhës në veçanti, Lezhë-Shkodër-Velipojë”.

Banorë të zonës dhe udhëtarë shprehen të indinjuar, duke theksuar se janë penalizuar nga ky vendim i papritur dhe mungesa e një zgjidhjeje alternative.

“Normal që ndikon negativisht”, thotë një turist.

“Është problem madhor sepse ka bllokuar 3-4 fshatra në Milot”, shprehet një banor vendas.

Ura e vjetër mbil Lumin Mat e cila lidh Lezhën me Kurbinin, u bllokua nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dy ditë më parë, pas konstatimit të dëmtimeve serioze në strukturën mbajtëse.

Degradimi i saj është krijuar nga mungesa e mirëmbajtjes ndër vite dhe marrjes së inerteve në lum, ndërsa ende nuk ka një plan ndërhyrje për rivendosjen në funksion të kësaj ure.

Për bllokimin e Urës së Milotit ka reaguar Dom Gjergj Meta, në një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se pa asnjë lajmërim paraprak, bllokohet qarkullimi në pikun e sezonit turistik.

“A kontrollon kush me kohë gjendjen e urave që të ndërhyhet preventivisht e të mos bllokohet një aks që është një valvul shkarkuese e rëndësishme sidomos në këtë periudhë të vitit? Si ka mundësi në mes të sezonit turistik, në kulmin e ardhjes së emigrantëve për pushime, në kulmin e dasmave bllokohet ura e Milotit? Çfarë inkompetence absolute e institucionit që merret me rrugët. Asnjë llogaridhënie, asnjë lajmërim paraprak, asnjë sqarim si do të bëhet, kur do të bëhet, vetëm thjesht “Ndalohet!”, shprehet Dom Gjergj Meta.

Next Post
Zjarret kthehen në rrezik për banorët, Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e tre fshatrave në Delvinë

Zjarret kthehen në rrezik për banorët, Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e tre fshatrave në Delvinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com