• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Në plan të parë

Mbyllja e tre grupkapitujve të parë të negociatave, sa fiton Shqipëria nga plani i rritjes të BE

by E S
14/07/2026 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sa më shumë që Shqipëria i afrohet Bashkimit Evropian, aq më të mëdha bëhen edhe pritshmëritë për mbështetjen financiare nga Brukseli. Vendi pret të përfitojë deri në 500 milionë euro gjatë periudhës 2026–2029 nga Plani i Rritjes. Sipas kuadrit makroekonomik të rishikuar, qeveria ka rritur me 27.4 miliardë lekë pritshmëritë për fondet që do të sigurohen nga ky instrument.

Qeveria synon që deri në fund të vitit 2027 të përmbyllë të 33 kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian. Në këtë kuadër, Ministria e Financave parashikon që Shqipëria të përfitojë 14.1 miliardë lekë në vitin 2027, 16.9 miliardë lekë në vitin 2028 dhe 14.7 miliardë lekë në vitin 2029.

Gjatë mbledhjes së dytë të Komitetit Monitorues të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, të zhvilluar muajin e kaluar në Tiranë, u bë e ditur se Shqipëria ka përfituar deri më tani 212.8 milionë euro nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, me një fond total prej 6 miliardë eurosh, 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi u miratua nga Komisioni Evropian më 8 nëntor 2023. Fondet shpërndahen në bazë të progresit që secili shtet arrin në zbatimin e reformave të dakordësuara me Bashkimin Evropian.

Next Post
“Po dëmtohemi”, disa deputetë të PD dalin kundër Berishës për bojkotin: E kemi provuar shumë herë, i dimë pasojat!

“Po dëmtohemi”, disa deputetë të PD dalin kundër Berishës për bojkotin: E kemi provuar shumë herë, i dimë pasojat!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com