• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Mbyllja e dosjes “CEZ” hedh dritë mbi negociatat “sekrete” të qeverisë shqiptare

by Java News
18/08/2016 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri shpjegon se si qeveria e re po përballet me problemin e vjetër të hidrocentraleve të vegjël.

Zoti Gjiknuri, qeveria e kaluar ka dhënë licensa për ndërtimin e 435 hidrocentraleve të vegjël, thuajse në çdo lumë të vendit e disa prej të cilave edhe në Parqe Kombëtare apo Zona të Mbrojtura. Por aktivistët mjedisorë janë të alarmuar se ato mund t’i sjellin dëme të mëdha mjedisit në Shqipëri. Si do të veproni tani e tutje me këto koncesione?

Sё pari, duhet tё kuptohet se e gjithё energjia qё gjenerohet nё Shqipёri, aktualisht vjen nga burimet hidro. Niveli i kёrkesёs pёr energji nё vend ёshtё shumё mё i lartё se sa ajo çka mund tё sigurohet me prodhimin e hidrocentraleve tё Kaskadёs sё Drinit. Nga tё dhёnat, rezulton se Shqipёria ka potenciale ende tё pashfrytёzuara ujore pёr prodhimin e energjisё.  Rrjedhimisht, qeveria jonё nxit dhe mbёshtet investimet serioze nё fushёn e krijimit tё mundёsive tё reja pёr gjenerimin e energjisё, duke ulur varёsinё qё kemi sot nga importi, pёr tё plotёsuar kёrkesёn e brendshme. Megjithatё, ajo çka ka ndodhur nё vitet e kaluara, pa frikё mund tё them se ka qenё katastrofike pёr sistemin. Nё çdo vend tё botёs, ku ekzistojnё potenciale shfrytёzimi tё burimeve ujore, krijohet njё plan konkret pёr numrin e kёtyre investimeve, vendndodhjen e tyre gjeografike. Nё realitet, qeveria “Berisha” liberalizoi dhёnien e lejeve duke mos bёrё asnjё plan paraprak, thjesht ndoqi logjikёn “çdo lumё, çdo pёrrua merreni dhe bёjeni hidrocentral, faturёn silljani shtetit”. Ish-Kryeministri promovoi idenë e hidrocentraleve private kudo, por skema nuk iu bë e qartë publikut. Ai u tha sipёrmarrёsve: eja ndёrtoni hidrocentralet me paratё tuaja dhe shitjen e energjisё e keni tё garantuar, pasi modeli pёrcakton se blerjen e saj e ka tё detyrueshme KESH-i, me njё çmim mё tё lartё se ai i energjisё qё vjen nga importi. Ajo çka nuk u tregoi ish-qeveria shqiptarёve kishte tё bёnte me faturёn e incentivёs qё shteti po u bёnte kёtyre investimeve. Kjo skemё kёrkon qё kostoja tё reflektohet tek çmimi fundor i konsumatorit. Duke mos dashur tё ndryshojё çmimin fundor tё energjisё, por edhe duke i mёshuar dhёnies sё lejeve koncesionare pёr hidrocentrale me incentivё, u krijua njё gropё financiare tek gjeneruesi publik (KESH) e cila rritet tanimё nga viti nё vit. Mjafton t’u them se vetёm pёr vitin 2011-2012, kostoja e energjisё sё pareflektuar nё tarifёn e rregulluar prej 2.2 lekёsh qё KESH-i ia shet OSHEE-sё arrin nё mbi 32 milionё euro. Pёr vitin 2014, kjo shumё pritet tё arrijё nё mbi 39 milionё euro, qё e thellon më tej krizёn financiare tё Koorporatёs Elektroenergjitike. Nёse vazhdohet me tё njёjtёn situatё sa i takon çmimit me tё cilin KESH-i e blen energjinё nga HEC-et private dhe çmimit me tё cilin e shet energjinё tek Kompania e Shpёrndarjes, gropa financiare rrezikon tё shumёfishohet brenda pak vitesh, çka do ta çonte tё gjithё sistemin nё kolaps. Një alternativë mbetet rishikimi i çmimit me të cilin KESH-i e blen energjinë nga prodhuesit private. Alternativa tjetër mbetet shkarkimi i kësaj barre financiare tek konsumatori, që do të përbënte në terma real rritje të tarifës.

A ka realisht mundësi Shqipëria të bëhet një eksportues i energjisë në rajon? Dhe sa me leverdi i konsideroni në këtë drejtim hidrocentralet e vegjël?  

Tё gjithё e kuptojnё se “superfuqia energjitike” qё reklamonte Berisha, nё fakt rezultoi tё ishte kufoma energjitike me tё cilёn pёrballemi sot. Siç ju thashё mё parё, energjia jonë varet krejtësisht nga kushtet hidrologjike dhe tiparet e motit. Kjo situatё, natyrisht qё e rrit ekspozimin e vendit përgjatë viteve, kur nuk kemi kushte tё mira të motit. Kjo lloj varёsie nga kushtet atmosferike, e ka rritur ndjeshёm trysninё pёr tё gjetur rrugё drejt diversifikimit tё burimeve energjitike.

Me ligjin e ri tё energjisё do tё parashikohet dhe mundёsia që autoprodhuesit e energjisё, pёr nevoja tё konsumit tё vet, sasinё shtesё tё energjisё ta shesin nё rrjet. Kjo mund tё pёrbёjё një stimul të mirë për shumë autoprodhues të vegjël në jug të vendit, sidomos në periudhën e ngrohtë duke përdorur sistemet fotovoltaike. Njё mundёsi shumё e preferueshme pёr tё ardhmen mbetet bashkёpunimi me Kosovёn pёr tё shfrytёzuar kombinimin mes energjisё sё gjeneruar atje nga TEC-et dhe energjisё sonё tё prodhuar nga hidrocentralet. Së fundi, një burim tjetër alternativ, akoma i pashfrytëzuar mirë në vend mbetet eficenca energjitike. Mund të duket paradoks që quhet burim por është një rezervë e pashfrytëzuar e cila mund të ndikojë shumë në uljen e konsumit, mjafton të aplikohen standardet e duhura të ndërtimit dhe paisjet me eficencë energjitike. Qeveria është duke punur aktivisht edhe në këtë drejtim, duke zbatuar projekte të ndryshme me financim të donatorëve si dhe me promovimin e legjislacionit të ri.

A do të vazhdojë qeveria e majtë t’i inkurajojë investimet në HEC-e si prioritare për ekonominë, apo do të ketë një hap pas në këtë drejtim? 

Ministria e Energjisё dhe Industrisё ka vendosmёrinё pёr tё monitoruar zbatimin e çdo kontrate koncesionare nё fuqi apo atyre qё do tё jepen nё vazhdim. Duhet të kuptohet se procesi i monitorimit dhe auditimit nuk është i thjeshtë, pasi kërkon kohë dhe analizim të të gjitha praktikave shkresore, korrespondencave, situatës në terren etj. Mbi të gjitha duhet të jetë një proces i kujdesshëm për të mos rënduar në asnjë moment ligjërisht pozitat e shtetit.

Duke mbetur tek hidrocentralet e vogla, dua tё them se viti i ardhshёm do të jetë viti i reformave më të thella në fushën energjetike. Të fillojmë të krijojmë incentiva private, që prodhuesit e pavarur të energjisë, të kenë mundësi të veprojnë në një treg të sigurtë të energjisë, nga ata klientë të cilët duhet të dalin nga tarifat e rregulluara. Industria, në vitet në vijim, duhet të dalë nga tarifat e rregulluara dhe të krijohet një treg i vërtetë, ku nevoja nga industria për konsumin e energjisë, të mbështetet edhe nga prodhuesit e pavarur të saj. Kjo është garancia e vetme që këto investime të jenë të qëndrueshme. Këto investime nuk mund të varen vetëm nga shpresa se a do të ketë KESH-i para për të paguar investimin dhe për të gjeneruar energji. Jo! Investimet duhet të bazohen mbi një model të ri tregu. Gjithashtu, jemi duke punuar edhe për një kuadër ligjor të ri, i cili fillon e nxjerr investitorët në fushën e burimeve të reja jashtë skemës koncesionare BOT, duke u krijuar atyre mundësi afatgjatë për operimin e aseteve të tyre dhe më shumë garanci për investimet, në terma afatgjatë./ BIRN/a.k

Next Post

Uji, mënyra më e mirë për t’u dobësuar dhe tonifikuar trupin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Kemi shumë për të bërë për sigurinë ushqimore. Vendosmëri për të mos falur askënd!

Rama: Kemi shumë për të bërë për sigurinë ushqimore. Vendosmëri për të mos falur askënd!

January 16, 2026
Integrimi në BE, Rama me deputetët e PS: Siguria ushqimore nuk përmbush kriteret e BE. Faza përgatitore…

Integrimi në BE, Rama me deputetët e PS: Siguria ushqimore nuk përmbush kriteret e BE. Faza përgatitore…

January 16, 2026
LIVE-Mbledhja e grupit të PS, Rama: Evidentuam sfidat dhe vendosëm piketat për 2026!

LIVE-Mbledhja e grupit të PS, Rama: Evidentuam sfidat dhe vendosëm piketat për 2026!

January 16, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkëmbit kërkon ndryshimin e masës: Nuk ekzistojnë kushtet që të mbahem në paraburgim

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkëmbit kërkon ndryshimin e masës: Nuk ekzistojnë kushtet që të mbahem në paraburgim

January 16, 2026
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Barometri i sigurisë së jetës dhe i punës së Policisë së Shtetit për vitin 2025

January 16, 2026
I fali Trump-it çmimin e saj Nobel për Paqen, por… çfarë mori në këmbim Machado?

I fali Trump-it çmimin e saj Nobel për Paqen, por… çfarë mori në këmbim Machado?

January 16, 2026
Takimi i socialistëve në Pallatin e Brigadave nis me vonesë/ Gazetari: Mbledhja parashikohet e gjatë, do diskutohet për..

Takimi i socialistëve në Pallatin e Brigadave nis me vonesë/ Gazetari: Mbledhja parashikohet e gjatë, do diskutohet për..

January 16, 2026
Kokainën e fshihnin në lëkurë kafshësh, SPAK mbyll hetimet për grupin që trafikonin drogë nga Amerika Latine, autorëve u komunikohet akuza

Kokainën e fshihnin në lëkurë kafshësh, SPAK mbyll hetimet për grupin që trafikonin drogë nga Amerika Latine, autorëve u komunikohet akuza

January 16, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Dosja Toyota Yaris/ GJL rrëzoi vendimin e Apelit të GJKKO për Aurel Zarkën, Manjani: Vendim i drejtë dhe në përputhje me parimet…

January 16, 2026
Për ata që pyesin si është e mundur të futet në listën e zezë të vizave amerikane Shqipëria dhe të lihet jashtë Serbia

Për ata që pyesin si është e mundur të futet në listën e zezë të vizave amerikane Shqipëria dhe të lihet jashtë Serbia

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In