• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mbyllja e 1747 bizneseve”, Ahmetaj i përgjigjet Bashës: Në fakt e vërteta është krejt ndryshe…

by A R
10/02/2018 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka reaguar pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha i cili thoshte se Shqipëria është duke përjetuar krizën e mbylljes së bizneseve.

Sipas Ahmetajt, përtej emocioneve politike janë shifrat ato që masin ekonominë dhe këto të fundit tregojnë përmirësim të mëtejshëm të klimës së biznesit.

“Ekonomia matet me shifra dhe shifrat, pertej emocioneve politike, jane lehtesisht te verifikueshme.

Në janar 2018 janë regjistruar ne Qendren Kombetare te Biznesit 2394 biznese të reja dhe janë c’regjistruar 732. Efekti neto, është 1662 biznese të reja në ekonomi, nga 1425 që ishin në janar 2016, ose thënë ndryshe, një rritje prej 237 biznesesh më shumë se një vit më parë, vetëm për muajin janar.

Përmirësimi i mëtejshëm i terrenit ekonomik dhe klimës se biznesit është sfidë që vazhdon, por koha kur bizneset mbyllnin qepenat për shkak të frikës e pasigurisë, për shkak të gjobave elektorale dhe borxheve kolosale të qeverisë ndaj tyre, është e shkuar e largët për sipërmarrjen shqiptare,” shkruan Ahmetaj.

Ndërkohë më herët kreu i PD-së tha se  1747 biznese mbyllën qepenat për të mos i hapur më.

“Kjo shifër zyrtare, është vetëm për janarin që sapo kaloi, një përkeqësim prej 54 përqind krahasuar me një vit më parë. 
1747 biznese që nuk munden më.

Zgjidhni vetë kujt i besoni, dokrrave që predikon Edi Rama për rritje dhe mirëqenie, apo vendimit të dhimbshëm që kanë marrë në janar 1747 biznese për të mos ushtruar aktivitetin, për shkak të taksave të larta, agresionit qeveritar, rënies së konsumit dhe mungesës së perspektivës.

1747 biznese vetëm në janar, që nuk munden më, janë ekonomia reale, janë dëshmia kritike per krizën e rëndë. Janë klithma urgjente për ndryshim të thellë politik dhe ekonomik,” nënvizoi Basha./a.m.

Next Post
Si reagonte Berisha teksa pyetej për Izet Haxhinë…

Si reagonte Berisha teksa pyetej për Izet Haxhinë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përvëlohet Evropa! Ekspertët paralajmërojnë rritjen e temperaturave mbi 40°C

Përvëlohet Evropa! Ekspertët paralajmërojnë rritjen e temperaturave mbi 40°C

June 23, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

“Nëse paguan mbi 500 mijë lekë cash, gjobitesh”, sqarimi avokates

June 23, 2026
“Wom Travel” për Shqipërinë: Jo vetëm Ksamili! Një vend plot histori, natyrë dhe shije

“Wom Travel” për Shqipërinë: Jo vetëm Ksamili! Një vend plot histori, natyrë dhe shije

June 23, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Horoskopi për ditën e sotme nga Jorgo Pulla, ja çfarë parashikohet për të gjitha shenjat

June 23, 2026
Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Riorganizohet Policia e Shtetit, emrat e rinj që marrin drejtimin e qarqeve

June 23, 2026
Përmbyllet sot procesi i testimeve kombëtare, maturantët i nënshtrohen provimit të lëndës me zgjedhje

Përmbyllet sot procesi i testimeve kombëtare, maturantët i nënshtrohen provimit të lëndës me zgjedhje

June 23, 2026
Përmbytjet / Ekonomi: Të mbjellat nuk janë dëmtuar, kemi dërguar ushqim për bagëtitë të mjaftueshme për dy javë

Protesta/ Ekonomi: “Algoritmi politik”, një nga rreziqet e sotme të demokracisë. Dëmton debatin real dhe bëhesh “aktor” pa bërë asgjë

June 23, 2026
SHBA-të lehtësojnë sanksionet për naftën, Irani mohon pretendimin për inspektorët bërthamorë

SHBA-të lehtësojnë sanksionet për naftën, Irani mohon pretendimin për inspektorët bërthamorë

June 23, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kosovë/ “Paga kalimtare”, mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

June 23, 2026
Deklaratat e Spiropalit? Gogu për kundërshtitë brenda PS: Jemi parti me biodiversitet

Deklaratat e Spiropalit? Gogu për kundërshtitë brenda PS: Jemi parti me biodiversitet

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In