• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mbyllim rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit”/ Rama dhe Veliaj në banesën e re të familjes Stafa

by Java News
26/12/2019 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mynyr Stafa, bashkëshortja dhe tre fëmijët e vegjël, bashkë me nënën e tyre të moshuar mbetën jashtë nga tërmeti i shtatorit, por Vitin e Ri do ta presin në shtëpinë e re, ashtu sikundër të gjithë ata që sot jetojnë çadra në oborret e tyre në fshat, si pasojë e tërmetit të madh, Vitin e Ri 2021 do ta presin në shtëpi të reja, shumë më të mira se sa ato që humbën në fatkeqësinë e 26 nëntorit.

Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj ishin sot në Picallë të Petrelës ku i dorëzuan çelësat e shtëpisë së re e cila u ndërtua në kohë rekord brenda 60 ditëve me hapësira shumë herë më të mëdha dhe me të gjitha kushtet e nevojshme, përfshirë dhe mobilimin.

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj nënvizoi se deri në Natën e Vitit të Ri përmbyllet rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit, ndërkohë që deri më tani janë dhënë 2100 bonuse qiraje për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Deri në natën e Vitit të Ri çfarë kanë qenë të shtatorit do i kemi mbyllur. Sot miratuam dhe 300 qira të tjera, kështu që në Tiranë kemi shkuar në 2100 qira 100 për qind, ndërkohë ju sot na akorduat fondin për të bërë studimin e pallateve dhe në momentin ë ne bëjmë studimet e thella kemi nxjerrë disa pallate të rikuperueshme, japim një njoftim një muaj dhe ju themi: Do rikthesh në pallat dhe mbaron qiraja. Sepse dhe njerëzit e kanë atë dëshirën të rikthehen në normalitet. Do ecim shpejt”, theksoi Veliaj.

Kryeministri Rama theksoi rëndësinë që ka politika e sigurimit të banesave për dëmet që vijnë fatkeqësitë natyrore. Familjarët falënderuan kreun e qeverisë, si dhe kryebashkiakun Veliaj për gjithë angazhimin dhe mbajtjen premtimit për rindërtimin e banesës.

Bashkë me qeverinë, në kryeqytet janë strehuar nga Bashkia e Tiranës edhe shumë prej familjeve të cilat humbën pjesëtarë në Durrës dhe Thumanë duke nisur një jetë të re. Bashkia është përkujdesur që krahas ofrimit të një banese me kushte komode, të  ofrojë edhe mbështetje të vazhdueshme me shërbim social dhe shëndetësor.

g.kosovari

Next Post
Tajfuni “Fanfon” godet Filipinet, 16 viktima dhe dhjetëra të zhdukur

Tajfuni “Fanfon” godet Filipinet, 16 viktima dhe dhjetëra të zhdukur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndodh në aksin Shkozet-Shijak, makina përplas për vdekje 32-vjeçarin dhe ‘zhduket’

Ndodh në aksin Shkozet-Shijak, makina përplas për vdekje 32-vjeçarin dhe ‘zhduket’

August 21, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

August 21, 2026
Kina kërkon më shumë koordinim me Indonezinë, çfarë po ndryshon në Azi?

Kina kërkon më shumë koordinim me Indonezinë, çfarë po ndryshon në Azi?

August 21, 2026
Aksident pranë “Vilës së Zogut” në Durrës, makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Aksident pranë “Vilës së Zogut” në Durrës, makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

August 21, 2026
Bie vala e gripit në vend, përmirësohet situata me rreth 3.400 raste më pak

BE “hap thesarin” për Shqipërinë, do të akordojë mbi 213 mln euro të tjera në dhjetor

August 21, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme në Serbi: Më 18 ose 25 tetor

Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme në Serbi: Më 18 ose 25 tetor

August 21, 2026
Donald Trump betohet si presidenti i 47-të i SHBA, ndiqni ceremoninë e inaugurimit “LIVE”

Pse po bien kambanat e alarmit në ekonominë amerikane?

August 21, 2026
Rama ndan videon: Muzeu Kombëtar i Lundrimit po merr formë në hyrje të Shkodrës

Rama ndan videon: Muzeu Kombëtar i Lundrimit po merr formë në hyrje të Shkodrës

August 21, 2026
Vrasja e turistit portugez, 13 persona dalin sot para Gjykatës së Sarandës! Policia blindon tre qytete…

Vrasja e turistit portugez, 13 persona dalin sot para Gjykatës së Sarandës! Policia blindon tre qytete…

August 21, 2026
Shkurt 1994: Kur deputeti Moikom Zeqo u arrestua nga UDB serbe, dhuna dhe heshtja e institucioneve shqiptare

Shkurt 1994: Kur deputeti Moikom Zeqo u arrestua nga UDB serbe, dhuna dhe heshtja e institucioneve shqiptare

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com