• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbylli dosjen e Bashës, kush është Besnik Imeraj, ish gjyqtari antivetting i Kushtetueses që shkon për ndjekje penale

by Java News
20/03/2018 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ish anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj, qe eshte çuar sot per ndjekje penale ne Prokurorine e Pergjithshme nga Komisioni Pavarur i Kualifikimit u vendos ne muajin prill të vitit 2013 pak para fushates elektorale dhe fare pranë largimit të paralajmeruar nga pushteti të Partisë Demokratike, ne Gjykaten Kushtetuese.

Imeraj dha doreheqjen per te mos u perballur me vetting-un disa jave me pare meargument arsyet personale dhe shëndetin si justifikim për largimin e tij. Ndërkohë, ne po sjellim disa prej gjurmëve që ai ka lënë në pozicionet që ka mbajtur në organet e drejtësisë.

Ai veçanërisht është i njohur si personi që mbylli e dosjen e Lulzim Bashës me procedurë, për vjedhjen e 230 milionë eurove me Rrugën e Kombit, kur mbante postin e ministrit të Transportit.

Imeraj e ka nisur karrierën e tij brenda organeve të drejtësisë në janar  të vitit 1998 ku mori detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Apelit Durrës dhe e mbajti deri në mars të vitit 2005.

Fill pas këtij viti dhe deri në 2013, ai ka qenë anëtar i Gjykatës së Lartë, shkruan “TemA”.

Ndërkohë, në vitet 2000-2006, ai ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Referuar të dhënave publike, nga viti 2000 e në vazhdim ai është pedagog i jashtëm pranë Shkollës së Magjistraturës.

Veç të tjerash, Besnik Imeraj do të kujtohet edhe si një prej dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që votuan pro kërkesës së Partisë Demokratike për rrëzimin e ligjit të Vetingut. Me këtë vendim ai kundërshtoi opinionin e Komisionit të Venecias, organit më autoritar dhe kompetent në Europë.

Imeraj ishte ndër të parët në listën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që do të thirrej nga organet e vettingut, ndërsa më herët kishte nisur verifikimi i gjithë anëtarëve të trupës së Gjykatës Kushtetuese. Ai dha doreheqje. Por kjo du8ket se ka ndihmuar aspak. Tashme ka shkuar per ndjekje penale.

ma.me

Next Post
Mëngjesi me mjegull ne Abu Dhabi

Mëngjesi me mjegull ne Abu Dhabi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

November 10, 2026
Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

November 10, 2026
Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

November 10, 2026
FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

November 10, 2026
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat! Në 2024 u miratuan projekte me vlerë 1 miliard euro

Shqipëria e para në tregun e BE sa i përket çmimit të shtrenjtë të blerjes së shtëpive

November 10, 2026
SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

November 10, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Reforma Territoriale nisi nga fundi

November 10, 2026
Duka kandidat për kryeministër? Kreu i PAA: Ja emrat që shikoj si alternativë qeverisëse

Agron Duka: Jam kundër primareve, opozita të bashkohet për një kandidat në Durrës

November 10, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e martë 10 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 10, 2026
A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In