• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Mbylli derën dhe…” Flet partneri i 19-vjeçares që u hodh nga pallati

by A R
08/07/2017 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas ngjarjes së rëndë në Fier, ku vajza 19-vjeçare i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë i pallatit ku banonte, zbardhet dëshmia që ka dhënë në polici personin me të cilin ajo bashkëjetonte.

“Panorama” raporton se menjehere pas shoqërimit, i dashuri i saj Artur Çala, ka qenë në gjendje te rende psikologjike. Gjatë marrjes në pyetje nga Policia, bashkëjetuesi i 19-vjeçares, Artur Çala, ka pranuar se kishin debate në çift.

Nga ana tjetër, ka theksuar se prej ditësh e reja qante pa i thënë arsyen.

“Ne kishim rrallëherë debate, si çdo çift. Nuk kemi pasur sherre. Unë e doja dhe mendoj se më donte. Kishte disa ditë që e shihja që qante, por nuk më tregonte pse qante. Nuk e di pse e ka bërë. Po të isha aty, nuk do ta lejoja, por ka ikur në fshehtësi. Jam shumë i lënduar”, është shprehur Çala para oficerëve të policisë.

Safete Bega dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tetë dje në orën 02:10 të së premtes, në lagjen “Apollonia” të Fierit.

Bazuar edhe në dëshminë e 38- vjeçarit, çifti ka darkuar si çdo natë dhe kanë qenë duke ndjekur programe të ndryshme në televizor. Në momentin e hedhjes së 19- vjeçares, Çala ndodhej në kuzhinë ku po ndiqte televizor, kurse vajza ka kryer aktin nga dritarja e dhomës së gjumit.

Ai ka dëshmuar se e dashura e tij, pasi ka shkuar në dhomën e gjumit, ka mbyllur derën me çelës nga brenda. Disa minuta më pas, ai ka shkuar për ta kontrolluar, por ka gjetur derën të mbyllur dhe pas kësaj ka nisur që të shqetësohet. Burimet tregojnë se ai ka thirrur disa herë, por kur ka dëgjuar zhurmë, ka kërkuar ndihmë te fqinjët, të cilët kanë gjetur dhe trupin e pajetë në sheshin para pallatit.

Policia ka mbërritur bashkë me ambulancën, por 19- vjeçarja, sipas mjekëve, ka ndërruar jetë menjëherë pasi ka rënë. Pas marrjes në pyetje në komisariat, 38-vjeçari ka sqaruar rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, por nuk ka dhënë ndonjë arsye konkrete që mund ta kenë shtyrë vajzën drejt aktit vetëflijues. Por në dëshminë e tij Çala ka theksuar se prej ditësh 19-vjeçarja qante pa i dhënë ndonjë arsye.

Sipas Policisë, Bega, e cila ishte nga fshati Perondi i Kuçovës, ka gjetur vdekjen e menjëhershme./a.m.

Next Post
FOTOT/ Ingrid Gjoni dhe deti…

FOTOT/ Ingrid Gjoni dhe deti...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pyetjet e porositura të PD-së dhe regjia që po e bën Berishën qesharak

Sali Berisha në Strasburg, zbardhet axhenda e takimeve të kryedemokratit

September 28, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi sipas Jorgo Pullës, kujdes me financat dhe lidhjet sentimentale, ja shenjat me fat

September 28, 2026
Emërimet e reja në qeveri! Mario Keputa, zv.ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

Tryeza e pagave, magjistratët refuzojnë ftesën e Ramës, në mbledhje do të shkojë vetëm Gjykata e Lartë

September 28, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sondazhi AIM: Kur ka qenë më problematik SHISH/SHIK?

September 28, 2026
“SHBA penalizuan simbolin e tranzicionit shqiptar”/ Minxhozi: Goditën një figurë simbol të kulturës së urrejtjes. Kapën prej brirësh dashin që…

Rasti “Hyseni” na çon në të njëjtën krizë të përjetshme

September 28, 2026
Përfshihet nga flakët lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, autoritetet hetojnë për zjarrvënie të qëllimshme

Përfshihet nga flakët lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, autoritetet hetojnë për zjarrvënie të qëllimshme

September 28, 2026
Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

September 28, 2026
BE ideon planet për “integrim gradual” për vendet kandidate

Integrimi në BE / Zhvillohet në Tiranë Konferenca Ndërparlamentare me pjesëmarrjen e udhëheqësve të lartë dhe përfaqësuesve evropianë

September 28, 2026
Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

September 28, 2026
“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com