• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mbylli aferën ‘CEZ’/ Dosja e Lazër Sallakut në zyrën e kreut të ILD-së, gjyqtari rrezikon shkarkim nga detyra

by Java News
10/02/2020 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi i shumëdebatuar i gjyqtarit Lazër Sallaku, i cili mbylli në 24 janar 2020 dosjen CEZ, një prej abuzimeve më të mëdha në historinë e pluralizmit shqiptar, me dëm ekonomik mbi 400 milionë euro dhe me protagonistë Sali Berishën, ish-ministrat dhe ish-drejtorët e tij, do të jetë objekt verifikohemi nga Inspektorati i Lartë Drejtësisë. Juristi dhe eksperti ligjor i OSHEE, Romeo Kara ka referuar pranë organit të ri të drejtësisë që heton shkeljet e magjistratëve dhe propozon ndëshkimin e tyre, një dosje me shkeljet e pretenduara të gjyqtarit Lazër Sallaku, i cili disa ditë para se të mbyllje dosjen CEZ, mbylli edhe dosjen e Lulzim Bashës për lobimin rus. Përpos tjerave, në dosjen e referuar në ILD, theksohet se gjyqtari nuk ka pranuar moskoptencën e tij për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë, për shkak të cilësisë së personave të kallëzuar.

Juristi Kara i referohet personave të kallëzuar Sali Berisha ish-kryeministër, ish-ministrave Genc Ruli, Ridvan Bode dhe Florion Mima si dhe ish-deputetëve Viktor Gumi Sherefedin Shehu, anëtarë të grupit të negocimit me CEZ-in, të cilët sipas nenit 135 të Kushtetutës së ndryshuar në 2016, janë objekt i SPAK-ut dhe i Gjykatave të Posaçme. Pra, akuzat ndaj tyre duhet të verifikoheshin nga një anëtar i Gjykatave Speciale dhe jo nga një gjyqtar i shkallës së parë. Po ashtu të lartpërmendurit janë kallëzuar nga Kuvendi dhe juristi Kara për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tenderë, mashtrimi, ushtrimit të ndikimit të paligjshëm dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Ndërkohë, prokuroria ka regjistruar procedimin vetëm për shpërdorim detyre dhe pastrim i produkteve të veprës penale, duke kërkuar në fund mbylljen e çështjes CEZ, me pretendimin se nuk provohen veprat penale dhe se procedura e privativit të OSSH ka qenë e ligjshme.

Të kallëzuar të tjerë si të implikuar në privatizimin skandaloz të OSSH, me kosto mbi 400 milionë euro në kurriz të shqiptarëve, ishin edhe sekseri kryesor Nuel Kalaj, ish drejtorja në METE Mimoza Vokshi, ish-këshilltarja e Berishës Suzana Guxholli, ish-z/ministri i METE Neritan Alibali, ish z/ministri i Financave Alfred Rushaj, Asllan Sherra, Miran Kopani, Bujar Nepravishta, Durim Kraja, Engjëll Qorlaze, Vasil Pano dhe Shkëlzen Berisha. Në dosjen e referua në ILD thuhet se “prokuroria nuk i ka pyetur këta persona, por në dy vjet është mjaftuar vetëm me pyetjen e katër ose pesë prej tyre”. Gjithashtu, në dosjen e referuar në Inspektoriatin e Drejtësisë thuhet se prokuroria kërkon mbylljen e dosjes pa verifikuar tabulatet telefonike të të kallëzuarave me sekserin kryesor Nuel Kalaj, i cili tërhoqi 6.8 milionë euro në Tiranë dhe ia mbathi nga Shqipëria.

Duke parashtruar të gjitha rrethanat, faktet dhe shkelet në një dokument pre 33 faqesh, Romeo Kara konkludon se “Vendimi i Gjykatës së Shkalles së Parë Tiranë, Dhoma Penale, për pushimin e kësaj çështjeje nuk është në zbatim të ligjit, se është i pa mbështetur në prova dhe argumente dhe shpreh qartë se, gjykata vendosi lidhur me pushimin e kësaj çështjeje, pa realizuar në seancën paraprake as minimumin e  përpjekjeve për të zbuluar faktet dhe provat, për të realizuar një proces të plotë hetimi, për të hyrë ashtu siç duhet në thelbin e çështjes, por toleroi për një periudhe dyvjeçare një inaktivitet të plotë të Prokurorisë së Tiranës”.

Në bazë të vlerësimit të shkeljes, Inspektoriati i Lartë Drejtësisë mund t’i propozojë Këshillit të Lartë Gjyqësore një masë disiplinore për gjyqtarin Lazër Sallaku, deri në shkarkim nga detyra. Masat disiplinore të parashikuara janë vërejtje konfidenciale, vërejtje publike, ulje e përkohshme e pagës, ulje në detyrë, pezullim nga detyra dhe shkarkim nga detyra. Aktualisht Kuvendi po shqyrton një nismë për ndryshimin e ligjit për statusin e magjistratit. Nisma parashikon që gjyqtari apo prokurori të pezullohen brenda tre ditësh, deri kur të merret vendimi përfundimtar./shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Jepte para me fajde/ Arrestohet në Hanin e Hotit 24-vjeçari nga Shkodra

Jepte para me fajde/ Arrestohet në Hanin e Hotit 24-vjeçari nga Shkodra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga karburantet te faturat e shtëpisë, çfarë e nxiti rritjen e inflacionit gjatë muajit korrik?

Nga karburantet te faturat e shtëpisë, çfarë e nxiti rritjen e inflacionit gjatë muajit korrik?

August 11, 2026
E zhytur në krizë institucionale, Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

E zhytur në krizë institucionale, Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

August 11, 2026
Heronjtë e heshtur “anonimë” të revolucioneve antiamerikane të Tiranës

Heronjtë e heshtur “anonimë” të revolucioneve antiamerikane të Tiranës

August 11, 2026
Nga “ankandi elektronik” te “sekretet shtetërore”, Ministria e Mbrojtjes prezanton ligjin e ri për prokurimet

Nga “ankandi elektronik” te “sekretet shtetërore”, Ministria e Mbrojtjes prezanton ligjin e ri për prokurimet

August 11, 2026
A do ta shpallë PD-ja armik ambasadorin e ri amerikan? Intrigat dhe sulmet kundër Withers, Arvizu, Lu dhe Kim

A do ta shpallë PD-ja armik ambasadorin e ri amerikan? Intrigat dhe sulmet kundër Withers, Arvizu, Lu dhe Kim

August 11, 2026
Makina “Benz” përplas biçiklistin në Fier, një person i plagosur përfundon në spital, ja si paraqitet gjendja e tij!

Makina “Benz” përplas biçiklistin në Fier, një person i plagosur përfundon në spital, ja si paraqitet gjendja e tij!

August 11, 2026
Ish-shefi i “Mossad”-it: Agjentët izraelitë vizituan disa herë objektet bërthamore të Iranit! Bombardimi i Fordow, një ëndërr e bërë realitet

Ish-shefi i “Mossad”-it: Agjentët izraelitë vizituan disa herë objektet bërthamore të Iranit! Bombardimi i Fordow, një ëndërr e bërë realitet

August 11, 2026
Rebelët Huthi sulmojnë përsëri, hedhin në erë anijen tregtare në Gjirin e Adenit, 3 marinarë të vdekur!

Rebelët Huthi sulmojnë përsëri, hedhin në erë anijen tregtare në Gjirin e Adenit, 3 marinarë të vdekur!

August 11, 2026
UEFA i jep fund polemikave rreth VAR-it, sjell platformën e trajnimit “Clear Line”! Ja si do të funksionojë

UEFA i jep fund polemikave rreth VAR-it, sjell platformën e trajnimit “Clear Line”! Ja si do të funksionojë

August 11, 2026
E pazakontë në Francë, kandilat e detit bllokojnë reaktorët bërthamorë!

E pazakontë në Francë, kandilat e detit bllokojnë reaktorët bërthamorë!

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com