Zgjedhjet për Universitetin e Tiranë kanë përfunduar dhe tanimë pritet numërimi i votave. Sipas Komisionit isntitucional zgjedhor, pjesëmarrja në votime ka qenë rreth 98% e stafit akademik ndërsa rreth 65% e studentëve kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës.
Deri më tani nuk ka patur raportime për ndonjë incident apo tentativë për manipulim të votave.
Ndërkohë, një grup studentësh në Universitetin Politeknik zhvilluan sot një protestë, duke u bërë thirrje studentëve të bojkotojnë procesin zgjedhor. Sipas studentëve protestues, bojkoti është zgjidhja më e mirë, pasi vota e tyre nuk përbën asnjë diferencë në këto zgjedhje.