• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbyllet protesta te Kuvendi, Basha u kërkon militantëve të shkojnë drejt KQZ

by Java News
05/03/2019 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ka quajtur tradhtarë kandidatët në listat e PD-së që kanë pranuar deri më tani mandatin e deputetit, pas dorëheqjes së opozitës së bashkuar. Nga protesta para Parlamentit, Basha kërkoi mëshirën e Zotit për ta, pasi siç ai u shpreh, tashmë nuk kanë më fytyrë për t’i dalë shqiptarëve para.

“Tradhtarët që kurrë nuk do t’i falë historia. Zoti pastë mëshirë për shpirtrat e tyre, se fytyrë ata nuk kanë më para shqiptarëve”, u shpreh Basha.

Para mbështetësve të opozitës në protestë, lideri demokrat tha se vendimi për të djegur mandatet erdhi në përgjigje të një kërkese të heshtur qytetare.

“Për muaj edhe vite zëri juaj ka kërkuar herë me ndrojtje e herë me mllef, herë me mirëkuptim, herë me pikëpyetje, kur do t’i digjni mandatet. Zëri juaj është dëgjuar, 10 ditë më parë opozita ju përgjigj. Dhe unë kam sot nderin që në emrin e popullit sovran, të shpreh mirënjohje dhe të falenderoj ata qindra patriotë, kandidatë të listës vijuese që djegin sot mandatet e tyre para popullit sovran. Kjo është beteja për Shqipërinë e vlerave, për Shqipërinë europiane”, u shpreh lideri i opozitës joparlamentare.

Kryedemokrati Basha tha se Shqipëria nuk do të mund të integrohet në BE, nëse Rama është në pushtet.

“Nuk ka Europë me qeverinë e krimit, nuk ka integrim me korrupsionin në nivelet më të larta. Nuk hapen dyert e Evropës, për kryehajdutin Edi Rama. Maduro i Ballkkanit nuk e hap dot derën e Evropës, por ne do hapim derën e drejtësisë për të dhe bandën e tij hajdute. Nuk ka horr e hajdut t’na ndalë në këtë rrugë. Edhe më i fortë edhe më i vendosur se kurrë më parë do të marrë në dorë fatin e tij. dhe do t’i tregojë botës mbarë se hajduti që sot ja mbathi (për Ramën që u largua në Itali pas seancës), nuk është zot në shtëpinë tonë, madje nuk është zot as në shtëpinë e tij”, tha Basha.

Foli për një regjim ushtarak, duke ju referuar masave të policisë për mbarëvajtjen e protestës, dhe tha se kjo shënon edhe shenjën e parë të fitores qytetare.

“Regjim i jashtëzakonshëm ushtarak, është shenja e këputjes dhe shembjes totale të sistemit kriminal të Edi Ramës, dhe është trofeja e parë e qytetarëve të bashkuar. “, përfundoi kryedemokrati.

Menjëherë pas këtij fjalimi, Basha ka tërhequr protestuesit drejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, aty ku tha se do të dorëzojnë në bllok dorëheqjet, kandidatët e PD-së në listat vijuese, për të refuzuar mandatet

/a.meta

Next Post
Pas Vorës, edhe bashkia e Delvinës dhe Matit braktis detyrën për protestën 

Pas Vorës, edhe bashkia e Delvinës dhe Matit braktis detyrën për protestën 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka nevojë të shkojmë deri në Kuç!”- Rama ndan fotot dhe mesazhin pas Asamblesë: 9 Maji 2027 do të jetë Dita e Europës dhe e PS-së

“Nuk ka nevojë të shkojmë deri në Kuç!”- Rama ndan fotot dhe mesazhin pas Asamblesë: 9 Maji 2027 do të jetë Dita e Europës dhe e PS-së

November 14, 2026
Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

November 14, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

“Britania të mos përdorë armë bërthamore!”- Lufta, zbulohen kushtet e Putinit për paqe me Ukrainën: Nëse sulmojmë vendet europiane…

November 14, 2026
Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

November 14, 2026
Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

Njerëzit e Vuçiçit në rrugë, studentët në pushtet: Çfarë e pret Serbinë?

November 14, 2026
Mashtrimi me vizat në Britani, BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve

Mashtrimi me vizat në Britani, BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve

November 14, 2026
Aksidentet/ E shtuna përgjak rrugët, 2 viktima dhe 5 të plagosur në “Rrugën e Arbrit”, një viktimë në Thumanë!

Aksidentet/ E shtuna përgjak rrugët, 2 viktima dhe 5 të plagosur në “Rrugën e Arbrit”, një viktimë në Thumanë!

November 14, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Po tenton të kontrollojë Drejtësinë? Trump kërkon t’i heqë më shumë pushtet gjyqësorit, konflikti thellohet deri në Gjykatën e Lartë!

November 14, 2026
Zbulim i befasishëm në Alpet e Italisë, shpella e fshehur për mijëra vite zbulon “varrezën” e arinjve gjigantë të Epokës së Akullnajave! (FOTO)

Zbulim i befasishëm në Alpet e Italisë, shpella e fshehur për mijëra vite zbulon “varrezën” e arinjve gjigantë të Epokës së Akullnajave! (FOTO)

November 14, 2026
Rrugorja aksion në Durrës ndaj shoferëve problematikë, 950 masa administrative dhe 9 të drejtues të proceduar!

Rrugorja aksion në Durrës ndaj shoferëve problematikë, 950 masa administrative dhe 9 të drejtues të proceduar!

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In