• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbyllet protesta, studentët refuzojnë dialogun: Më parë të plotësohen kushtet!

by Java News
08/12/2018 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protesta e studentëve vijoi deri në orën 17:00 të pasdites para Ministrisë së Arsimit duke u mbyllur me fjalët: “Nuk ka kompromis”. Studentët po shpërndahen, por sot ndryshe nga herët e tjera, kanë ndejtur 30 minuta më shumë.

Ndërsa mësohet se ata do ta vazhdojnë protestën edhe nesër në orën 10:00, para godinës së Ministrisë së Arsimit. Në momentin e largimit studentët, ashtu si dhe ditët e tjera kanë mbledhur edhe plehrat e lënë pas, duke shpërndarë në këtë mënyrë një mesazh qytetarie.
Studentët ndezën qirinj dhe u zotuan se do të kthehen nesër deri për të vazhduar qëllimin e tyre. Ministrja e Arsimit ka dalë më herët në protestën e studentëve por është pritur me ovacione dhe ulërima pakënaqësie, çka ka bërë që ajo të kthehet sërish brenda Ministrisë.

“Turp, turp”, dhe vuvuzela janë dëgjuar sapo ka dalë ministrja Nikolla në bulevard.
Studentët krijuan kordon për të mos lejuar një grup që po hidhte vezë e letra higjienike ndaj Nikollës. “Duam protestë të qetë, të na plotësohen kërkesat tona”, deklaruan studentët. Ata thanë se ne duhet të jemi të bashkuar dhe se po përpiqen t’i përçajnë. “Ne jemi të bashkuar. Ne duhet të jemi solidaritet. Të ruajmë qetësinë. Ne nuk tërhiqemi, larg politikës. Po rezistojmë nga përpjekjet për të na përçarë”, thanë studentët.

Qindra e mijëra studentë vazhdojnë edhe sot lëvizjen dhe protestën e tyre. Ata kanë deklaruar se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre dhe se nuk ka asnjë lidhje me politikën. “Protesta do vazhdojë, s’do ketë tërheqje. Do vazhdojmë deri në grevë urie”, tha një student në protestë.

Të pyetur pse nuk ulen në bisedime pas thirrjes së kryeministrit ata thanë se së pari duhet të plotësohen kërkesat. “Nuk ka asnjë arsye të bisedojmë me Kryeministrin për sa kohë nuk plotësohen kërkesat bazë”, u shpreh një tjetër. Gjithashtu studentët me parulla në duar kanë kërkuar vetting për pedagogët, duke akuzuar shumë prej tyre për korrupsion.

Ndërkohë banorët e Unazës së Re kanë ardhur në Rrugën e Durrësit për t’iu bashkuar studentëve. Por kjo gjë ka rënë ndesh me disa prej studentëve të protestës. Studentët janë të ndarë në qëndrime. Banorët kanë thënë se do mbështesin studentët dhe kanë ardhur për kauzat e studentëve. Një kordon policie është vendosur për të ndarë protestuesit e Unazës nga ata të studentëve.
Studentë të tjerë kanë thënë se ata kanë protestuar bashkë me një palë politike dhe se nuk duan të përdoren. Ndaj ata kërkojnë të mos jenë me ta si protestues të Unazës por për fëmijët e tyre.
“Do dalim në rrugë me qindra me mijëra po nuk ranë tarifat do bjerë ministria. Lindita Nikolla ti je ngelëse. Lindita Nikolla dil në bulevard shkolle është e jona jo biznes privat. Lindita Nikolla mos dil nga ministria sot erdhën studentët nuk erdhi ushtria”, kanë qenë disa nga thirrjet e studentëve.
Prej ditësh ata kanë parashtruar disa kërkesa ndaj qeverisë por kjo është dita e tretë që protesta është kthyer në një lëvizje dhe mbahet në të gjitha Universitetet e vendit.
Studentët shmangën kalimin në Bulevard, para Kryeministrisë për të mos i ngatërruar me protestues apo qytetarë të tjerë që sot mund të mblidhen për 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë. Studentët janë ndalur në rrugë duke kënduar himnin kombëtar për disa çaste dhe më pas janë mbledhur para MASR.

Studentet Marshojne Ne Bllok
Ata kanë kaluar nga pas Presidencës, tek Libri Universitar, në zonën e Bllokut e më pas drejt Ministrisë së Arsimit. Për sa i përket vijimit të protestës, studentët kanë deklaruar se e diela do të jetë pushim ashtu si edhe e hëna e nuk do të ketë protesta, ndërsa kanë paralajmëruar të martën, më 11 dhjetor një masivizim të lëvizjes së tyre.
Studentëve iu janë bashkuar edhe prindërit që mbështesin kërkesat e të rinjve. Në shkresën e shkruar me dorë studentët kërkojnë përgjysmim të tarifave, rritje të peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rektor dhe rritje të përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

KËRKESA E PLOTË E STUDENTËVE
Drejtuar: Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
Ministres së Arsimit dhe Sportit Znj. Lindita Nikolla
Lënda: Kthim përgjigje me shkresë zyrtare
1. Përgjysmim i tarifës së studimi
2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.
3. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.
5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.
6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.
7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.
8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.
Presim përgjigje zyrtare me shkrim deri në orën 14:00. Kërkesa drejtohet nga Këshilla studentor.

PËRGJIGJIA E MINISTRES NIKOLLA:
Të nderuar studentë,

Në përgjigje të kërkesës suaj, nr 12520, datë, 07.12.2018, bashkëlidhur ju informojmë se:
Lidhur me pikën 1, 6 dhe 7 të kërkesës, për vlerësimin e tarifave të studimit, vlerësimin e kushteve të rezidencave studentore dhe buxhetit për arsimin e lartë edhe sipas kërkesës suaj të datës 06.12.2018 do të ngrihen grupet e posaçme të punës, me përfaqësues të këshillave studentore, MASR dhe institucioneve publike të arsimit të lartë.

Lidhur me pikat 2 dhe 3 të kërkesës, konsiderojmë se është e nevojshme të vlerësohen ndryshime ligjore të cilat do të jenë gjithashtu pjesë e diskutimeve, të grupeve të posaçme të punës që do të ngrihen.
Lidhur me Pikën 4 dhe 5 të kërkesës, sqarojmë se mbështetja studentore për kërkimin shkencor dhe të studentëve të ciklit të lartë të tretë të studimeve përfshirë edhe gradën shkencore ‘Doktor’ tashmë është e garantuar ligjërisht.

Lidhur me pikën 8 të kërkesëse, sqarojmë se tashmë nga ana e MASR janë marrë masat e nevojshme dhe brenda vitit akademik 2018-2019, të gjithë studentët do të jenë të pajisur me kartën e studentit.
Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sportit është e hapur dhe e gatshme për të diskutuar në institucione, sipas cdo formati të propozuar nga ju të gjitha cështjet e ngritura./a.meta

Next Post
Banorët e Torovicës, në panik nga rënia e gurëve

Banorët e Torovicës, në panik nga rënia e gurëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emri/ Ndryshime në SHISH: Lirohet nga detyra Inspektorja e Përgjithshme, ja kush emërohet

Kush e shkatërroi shërbimin sekret?

September 30, 2026
Republika popullore e protestës

Kuvendi, teatri politik ku qytetari paguan faturën

September 30, 2026
Bombardimet “shkundin” Kievin, viktima e të plagosur, Polonia dhe Rumania ngrenë avionët në ajër

Bombardimet “shkundin” Kievin, viktima e të plagosur, Polonia dhe Rumania ngrenë avionët në ajër

September 30, 2026
Vdekja tragjike e Xhuana Nikollit, vetëdorëzohet në polici ish-bashkëshorti i saj

Vdekja tragjike e Xhuana Nikollit, vetëdorëzohet në polici ish-bashkëshorti i saj

September 30, 2026
Ambasadori Wendt zbardh takimin me Ramën: Në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

Ambasadori Wendt zbardh takimin me Ramën: Në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

September 30, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

Një hap drejt vendosjes së normalitetit juridik

September 30, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Çupi për ndryshimet në Kod: Kemi jetuar si në komunizëm, kush shkonte në SPAK konsiderohej fajtor

September 30, 2026
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Specialja pranon pjesërisht kërkesën e Thaçit dhe të tjerëve, shtyn afatin për apel deri më 27 nëntor

September 30, 2026
Çuçi pyet kreun e SPAK: Cila është gjendja e hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë vettingut?

Çështja e SHISH, Çuçi: Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet sërish pas auditimit të thelluar për Vlora Hysenin

September 30, 2026
Arrestohen 2 persona për zjarrvënie në Kombinat dhe Prush, një prej tyre në “arrest shtëpie”

Arrestohen 2 persona për zjarrvënie në Kombinat dhe Prush, një prej tyre në “arrest shtëpie”

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com