Kryebashkiaku i Parmës ka dhënë një lajm të mirë këtë fundjavë. Në spitalin“Maggiore” të Parmës në Itali u mbyll pavioni nr.26, që ishte përcaktuar për pacientët e infektuar me koronavirus.
Federico Pizzarotti, ka publikuar në rrjetin social facebook një video të filmuar në pavion ku duket qartë gëzimi dhe lumturia e stafit mjekësor. Mjekë dhe infermierë kanë përjetuar emocione pozitive pas një pune intensive dhe të lodhshme me shumë dhimbje gjatë periudhës së pandemisë.
“Sot mbyllëm pavionin 26 në spitalin e Parmës. Kjo është forca dhe zemra e djemve dhe vajzave tona. Faleminderit që ekzistoni. Do ia dalim”, shkruan Pizzaroti përkrah videos, e cila ka bërë xhiron e rrjetit duke marrë edhe mirënjohjen e mijëra qytetarëve italianë.
/e.rr