• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mbyllet Panairi tjetër i librit, ja fituesit

by
26/05/2015 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nasi Lera, Rita Petro, Maku Pone, Fran Ukcamaj, Agim Vinça nderohen me çmime

Është mbyllur me sukses PANAIRI I LIBRIT “FIERI 2015” i cili u mbajt nga datat  21 – 24 MAJ 2015 në qytetin e Fierit. Panairi i çelur në ambjentet përpara Prefekturës së Fierit ka nisur me një seri aktitivitesh simpoziumesh e promovimesh të autorëve të letërsisë shqipe, duke vënë në dukje problematikat e thella që has letërsia shqipe e traditës dhe ajo bashkëhore. Autorë të letërsisë shqipe e studiues të të ftuar nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria, i dhanë një frymë  të re këtij paniari, duke konkuruar me aktivietet dhe pjesëmarrjen edhe panairin më të fundit të librit në Tiranë, gjatë festivalit “Tirana Open” që u mbajt një muaj më parë.

Çmimet/ Motivacionet e çmimeve

Nasi Lera: Për romanin më të mirë

Çmimi për romanin më të mirë të vitit i jepet veprës “Të gjithë premtojnë Parisin”, e shkrimtarit Nasi Lera, me motivacion:

Një roman që kërkon të fshehë fytyrën e kohës së vet, duke zbuluar krizën e vlerave etike të shoqërisë së kohës, me një narracion të rrjedhshëm dhe tis poetik.

Maku Pone: Për poezinë më të mirë

Çmimi për vëllimin më të mirë poetik i jepet veprës me titull “Zjarri i hidhur”, e poetit Maku Pone, me motivacion:
Poezia e Maku Pones, në vazhdën e traditës më të mirë të poezisë shqipe, kombinon me mjeshtëri figuracionin dhe kthjelltësinë e mendimit. Refleksi figurativ nuk e lëndon aspak boshtin refleksiv dhe lirik të kësaj poezie.

Rita Petro: Për krijimtarinë poetike

Çmimi i karrierës për krijimtarinë poetike i jepet poetes Rita Petro.

Krijimtaria poetike e Rita Petros, autore e disa vëllimeve poetike, shquhet për guximin krijues dhe intelektual, sidomos në fushën e emancipimit të gruas dhe shoqërisë në përgjithësi.

Fran Ukcamaj: Për romanin për fëmijë

Çmimi për romanin më të mirë për fëmijë i jepet veprës “Baca i Myzeqesë dhe Dardani i Reçakut”, i shkrimtarit Fran Ukcamaj, me motivacion:

Për zbulimin dhe skalitjen, përmes episodesh e situatash interesante letrare, të pasojave të luftës në Kosovë dhe të disa prej tipareve më të vyera të shqiptarit si, besa, mikpritja e trimëria.

Agim Vinça: Për përkthimin më të mirë të vitit

I jepet Prof. Agim Vinçës, për përkthimin nga frengjishtja të romanit “Grahma e fundit”, të shkrimtarit Romain Gary, me motivacion:

Një prozë jodiskursive e një rrëfimi imagjinar, e dhënë me mjeshtëri në gjuhën shqipe.

Next Post

Alarm i rremë për bombë në Uashington

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com