• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbyllet merkatoja e Premier Ligës, ja lëvizjet e klubeve

by A R
09/08/2018 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë blerje të goditura dhe më pak investime të çmendura. Mund të përkufizohet me këto fjalë merkato e klubeve angleze, që mbylli sot në ora 18:00 sesionin e verës. U shpenzuar rreth 300 milionë euro më pak se në verën e kaluar, si “faj” i ekipeve të mëdha që kanë investuar relativisht pak. Përjashtim bën Liverpool, ndërsa spikat fakti që Tottenham nuk mori asnjë lojtar…

Një merkato vere ku në total ekipet angleze shpenzuar 1 miliardë e 300 milionë euro, por ka pasur shumë pak goditje në sulm dhe ku investimet më të mëdha janë bërë në portë, si rasti i Liverpool me Alisson dhe Chelsea me Kepa, që automatikisht u bënë portierët më të shtrenjtë të historisë.

Image result for mahrez manchester city

MANCHESTER CITY

Ta nisim me kampionët e Anglisë që kanë shpenzuar “vetëm” 70 milionë euro dhe kryesisht e gjithë kjo shumë ka shkruar për fantazistin Mahrez, një futbollist i preferuar nga Guardiola që nuk arriti të merrte Jorginho në mesfushë, pasi ky i fundit zgjodhi të shkonte te Chelsea.

Image result for fred manchester united

MANCHESTER UNITED

Shumë pak lëvizje edhe te “djajtë e kuq” që kanë marrë dy futbollistë: mesfushorin brazilian Fred nga Shakhtar Donetsk dhe mbrojtësin e djathtë të Porto, Dalot, për një total prej rreth 82 milionë eurosh. Një merkato që nuk kënaq Jose Mourinho, i cili kishte kërkuar të paktën pesë përforcime. Kjo është arsyeja edhe përse “Special One” është në relatata të këqija me drejtuesit e klubit.

Image result for kane and pochettino

TOTTENHAM

Rekordi i takon kësaj skuadre. Ekipi i drejtuar nga Pochettino nuk ka marrë asnjë futbollist të ri në merkato dhe është bazuar vetëm te rinovimi i Kane me shokë. Zero parà të shpenzuara, asnjë blerje por edhe asnjë shitje. A do të arrijë Tottenham të shkojë të paktën deri në vendin e tretë si në sezonin e kaluar?!

Image result for alisson liverpool

LIVERPOOL

Nëse të gjitha të mëdhatë kanë qëndruara të fshehura në këtë merkato, tërheq vëmendjen klubi i Klopp që ka shpenzuar më shumë se 180 milionë euro. Për të harruar dështimin e Karius në finalen e Champions League, “të kuqtë” paguan 65 milionë euro. 60 milionë i dhanë për Keita, të marrë nga Leipzig, ndërsa rreth 15 milionë euro shkuan për zviceranin Shaqiri.

Image result for kepa chelsea

CHELSEA

Merkato e “bluve” nisi të lëvizë vetëm pas ardhjes së Maurizio Sarri nga Napoli. Trajnerit i sollën Jorginho për 57 milionë euro dhe portierin Kepa për 75 milionë euro, por që ishte më shumë një blerje e detyruar pasi Courtois zgjodhi të shkojë te Real Madrid, kur ku u huazua Kovacic. Arritje mund të konsiderohet edhe mbajtja në ekip e Hazard dhe Willian.

Image result for torreira arsenal

ARSENAL

Në fund të “epokës” Wenger, “topçinjtë” morën trajnerin Emery nga PSG dhe gjithashtu morën një portier, Leno nga Leverkusen për 25 milionë euro. Për pak më shumë morën edhe Torreira nga Sampdoria, 30 milionë euro. Me të njëjtën shifër standarte, 25 milionë euro, Arsenal mori dy futbollistë të tjerë, mbrojtësin Sokratis nga Dortmund dhe mesfushorin Guendouzi nga Lorient. Litcheiner erdhi “gratis” nga Juventus.

Image result for felipe anderson west ham

TE TJERAT

Shumë aktiv ka qenë Leicester që ka investuar pak a shumë 100 milionë euro. Blerja e tyre kryesore ishte Ricardo Pereira, i paguar për 22 milionë euro. Pritet me interes dhe Maddison, i marrë nga Nowich. Nuk ka qëndruar duarkryq as West Ham, që ka shpenzuar 100 milionë euro me tre përforcime interesante si Wilshere, Felipe Anderson dhe  Yarmolenko.

Everton ka marrë mbrojtësit e Barcelonës, Mina e Digne si dhe sulmuesin brazilian Bernard.

Si përfundim, aktive në merkato ka qenë edhe Wolverhampton, që vjen nga kategoria e dytë, duke investuar plot 77 milionë euro.

Joao Moutinho në mesfushë dhe Raul Jimenez në sulm janë blerjet më interesante, ashtu si në rastin e Fulhem që mori Seri nga Nice për 35 milionë euro, duke mposhtur konkurrencën e klubeve më të mëdha.(Telesport)

Next Post
Krimi i rëndë në Peshkopi, djali kthehet nga Anglia dhe vret të dy prindërit

Tragjedia e radhës, i riu hidhet nga kati i pestë i pallatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

September 22, 2026
“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

September 22, 2026
Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com