Mbyllet për shkak të koronavirusit kopshti numër 5 në Vlorë.
Mësohet se 5 punonjëse të këtij institucioni kanë rezultuar pozitivë për Covid-19.
Ndërkohë, një tjetër punonjëse është në pritje të përgjigjes së tamponit.
Një ditë më parë, në Vlorë u regjistrua një numër i lartë të infektuarish. Nga 876 raste të konfirmuara në të gjithë vendin, 72 persona ishin nga Vlora.
g.kosovari