Hipoteka e Korçës ka mbyllur dyert deri në datën 25 Tetor për shkak të infeksioneve me Covid-19.
Gjashtë punonjës kanë rezultuar pozitiv, duke e çuar në 8 numrin e të infektuarve brenda këtij institucioni.
Pas konfirmimit, te gjithë punonjësit janë vendosur në karantinë, ndërsa priten përgjigjet e testeve edhe për disa punonjës të tjerë, që kanë pasur kontakte të afërta me kolegët e infektuar.
/a.r