• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Mbyllet fushata e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë me premtime të parealizueshme

by A R
09/06/2017 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Këto janë orët e fundit të artikulimeve të premtimeve zgjedhore në Kosovë sepse pas orës 24.00 të ditës së sotme fillon heshtja e detyruar zgjedhore. Në terren pastaj i mbetet të vendosin zgjedhësit e zakonshëm kosovarë, para të cilëve janë shpalosur platforma të fryra të kryeministrave mëtonjës. Duket se disi më i avantazhuar është Ramush Haradinaj, që ka pasur edhe gjuhën më të varfër, krahasuar me kandidatët e tjerë në fushatë. Ai, madje, as nuk pranoi që të organizohej ballafaqimi publik i kandidatëve që duhet thënë se do të tregonte shumë nga mënyra sesi do të dinin të artikulonin argumentet mëtonjësit kryeministra të Kosovës.

Në fakt, premtimet e tyre e tejkalojnë arsyen e thjeshtë. Ramush Haradinaj mendon që vetëm për tre muaj pasi të zgjidhet kryeministër i Kosovës do t’i hiqen vizat me Bashkimin Evropian. Edhe pse Kosovës para se të shkojë në këtë stad i duhet të votojë Demarkacionin në Kuvend  dhe pastaj dhe Asosacionin e komunave serbe, për Haradinaj, gjërat janë krejt të thjeshta. Ende i dalldisur me ngazëllimin publik të lirimit të tij nga Franca, ai duket se po e shijon dhe vetëm ka premtuar e premtuar pafund.

Kurse Abdullah Hoti, ministri i qeverisë Isa Mustafa, që tashmë pretendon kryeministrin nga pozita e koalicionit LDK-AKR megjithëse deri tani ka qenë i tërhequr, në fushatë e ka tepruar jo pak. Po të jetë ai në krye të ekzekutivit të vendit, premtimi është që buxheti i Kosovës do të shkojë në kuotën e 5 miliardë eurove, që duhet thënë se do shënojë një trefishim nga buxheti aktual!!! Çudi si mund ta artikulojë vetë ai.

Më poshtë nuk bie edhe Albin  Kurti që kërkon që pensioni minimal të dyfishohet, që me këtë llogari shkon aty tek mbi 250 Euro. Në fakt, premtimet do të ishin të mundshme nëse do të  bashkoheshin buxheti i Kosovës dhe i Shqipërisë, një element që edhe e ka shtruar në fushatën e tij kandidati i lëvizjes “Vetëvendosje” për kryeministër, Albin Kurti.

Por specialistët e ndryshëm në Kosovë i kanë parë me shumë frena premtimet e kandidatëve për kryeministra kurse në retorikat e tyre respektive thjeshtë kanë kapur ndonjë ide interesante, si hapja e ndonjë rruge apo inkurajim i prodhimit vendas dhe kjo ka mbetur këtu.

Ndërkohë janë edhe tre përfaqësues të tre partive që rrinë pas tyre që nuk janë më poshtë sa i përket premtimeve dhe që shpesh nuk shkojnë edhe me logjikën e zakonshme.

Behxhet Pacolli i AKR-së parashikon një rritje ekonomike të vendit deri në 8%, një rritje e pa mundur në kushtet e vendit, por edhe me resurset aktuale, që posedon Kosova. Jo më pak, shkon te Kadri Veseli, i cili ka premtuar një rritje të pagave në sektorin publik për 30%, që kërkon për këtë kategori buxhetore gati se 200 milionë euro. Fatmir Limaj, kryetari i  Nismës, që është në koalicion me AAK dhe PDK nuk ka dashur të ndalet ndaj edhe ai ka premtuar 400 milionë euro investime!!! Këto në mënyrë specifike në sektorin e bujqësisë.

Nëse do bashkoheshin të gjitha premtimet dhe do shndërroheshin në realizime,  Kosova për tre muaj do ishte superfuqia e re e Ballkanit, një përcaktim që nuk e besojnë dot vetë dhe kosovarët.  (Javanews)

Next Post
Dy vite pa qetësi dhe dashuri, Meta: Ftohja me Ramën ka nisur që në 2015-ën

Çfarë do të thotë nervozizmi i Metës dhe fati i LSI-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

March 25, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

516 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt. Mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore dhe Perëndimore

March 25, 2026
Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve/ Shfaqet në Itali rasti i parë te njeriu në kontinentin evropian, ja gjendja e tij

March 25, 2026
“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

March 25, 2026
Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

March 25, 2026
Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

March 25, 2026
2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

March 25, 2026
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

March 25, 2026
U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In