• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbyllet burgu i Bënçës, ku vuajti dënimin Fatos Nano! Rreth 100 punonjës mbeten pa punë..

by Os De
14/11/2025 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Burgu i Bënçës në Tepelenë është mbyllur zyrtarisht, duke shkaktuar një situatë të rëndë sociale në zonë. Sipas burimeve pranë institucionit, rreth 70% e personelit kanë dhënë dorëheqjen pasi nuk kanë mundur të përballojnë transferimet në qytete të tjera, ndërsa 30% vijojnë punën vetëm për një periudhë tranzitore prej rreth tre muajsh. 

Mbyllja e institucionit ka goditur ndjeshëm Tepelenën, pasi afro 100 punonjës kanë mbetur pa punë në një zonë ku mundësitë e punësimit janë të kufizuara. 

Situata shihet nga banorët si një “goditje e dyfishtë”, veçanërisht për familjet që për vite të tëra janë mbështetur ekonomikisht tek paga e këtij institucioni. 

Urdhri zyrtar për mbylljen e burgut ka mbërritur vetëm një ditë pas zgjedhjeve, duke hapur debate dhe pakënaqësi në komunitet. Banorë dhe punonjës e konsiderojnë vendimin të papritur dhe të paqartë në argumentim, ndërsa kërkojnë që institucionet qendrore të ofrojnë zgjidhje për qindra familje të mbetura pa të ardhura. 

Aktualisht, janë duke u kryer procedurat e dorëzimit të institucionit dhe transferimit të të dënuarve. Nuk ka ende informacion zyrtar se çfarë destinacioni do të ketë godina pas mbylljes dhe as nëse do të ketë alternativa punësimi për personelin e lënë pa punë. 

Ky vendim vjen në një periudhë kur zona përballet me papunësi të lartë dhe largim të vazhdueshëm të të rinjve. 

Burgu i Bënçës, një institucion me histori mbi 60-vjeçare 

Burgu i Bënçës ka qenë një nga institucionet më të veçanta penitenciare në vend. I ndërtuar në vitet 1960, me një kapacitet prej rreth 70 të dënuarish, ai ka funksionuar për dekada si repart i sigurisë dhe në periudha të ndryshme si burg “rezervë” i Ministrisë së Punëve të Brendshme. 

Në të kaluarën, institucioni ka mbajtur të dënuar për vepra të ndryshme penale, duke qenë një prej burgjeve më të njohura të jugut. Ndër vite është konsideruar një punëdhënës i rëndësishëm për zonën, duke ofruar vendet e punës për dhjetëra familje të Tepelenës dhe fshatrave përreth. 

Në këtë burg ka vuajtur dënimin edhe ish kryeministri dhe ish kreu i PS, Fatos Nano. 

 

 

Next Post
Detajet-Skenari i rrëmbimit të 27-vjeçarit në Tiranë, si u fut në kurth i riu nga e ish e dashura dhe miqtë e saj!

Tentoi të vriste një 32-vjeçar me armë zjarri, shpallet në kërkim autori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arratiset nga spitali i Kosturit i burgosuri shqiptar, policia në alarm, blindohet edhe kufiri

Tragjike në Korinth! U qëllua me thikë nga greku gjatë një sherri, humb jetën i riu shqiptar

February 27, 2026
Pak orë pas ndryshimeve në kabinet, kryeministri Rama mbledh sërish ministrat

Pak orë pas ndryshimeve në kabinet, kryeministri Rama mbledh sërish ministrat

February 27, 2026
Temperatura të larta në fundjavë? Si parashikohet moti

Fundjava me diell, temperaturat arrijnë 20 gradë

February 27, 2026
Vidhnin banesat e milionerëve në Spanjë, shkatërrohet banda e “skifterëve”, 4 nga të arrestuarit janë shqiptarë

Vidhnin banesat e milionerëve në Spanjë, shkatërrohet banda e “skifterëve”, 4 nga të arrestuarit janë shqiptarë

February 27, 2026
Tronditet politika britanike/ Humbje e madhe për Keir Starmer në Manchester, pozita e tij në rrezik

Tronditet politika britanike/ Humbje e madhe për Keir Starmer në Manchester, pozita e tij në rrezik

February 27, 2026
“Kam dashur t’i jap fund jetës”/ Nga divorci te problemet me shëndetin e djalit, përlot Jonida Maliqi

“Kam dashur t’i jap fund jetës”/ Nga divorci te problemet me shëndetin e djalit, përlot Jonida Maliqi

February 27, 2026
Përplasën për vdekje 7-vjeçarin, lirohen dy shoferët: Nuk kishim fushëpamje…

Përplasën për vdekje 7-vjeçarin, lirohen dy shoferët: Nuk kishim fushëpamje…

February 27, 2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit / Cilët janë drejtuesit e rinj të komisariateve të Krujës, Pogradecit dhe Bulqizës

Ndryshime në Policinë e Shtetit / Cilët janë drejtuesit e rinj të komisariateve të Krujës, Pogradecit dhe Bulqizës

February 27, 2026
“Shembja e Korridorit 8 s’ka ndodhur nga natyra”, inxhinieri: Ramën e kanë mashtruar edhe për ishullin e Osumit!

“Shembja e Korridorit 8 s’ka ndodhur nga natyra”, inxhinieri: Ramën e kanë mashtruar edhe për ishullin e Osumit!

February 27, 2026
“Po sikur SPAK të të nxjerrë ty SMS-të dhe brekët?”, Rakipi debat me gazetaren: Po masakrohet karakteri i të dyshuarve

“Po sikur SPAK të të nxjerrë ty SMS-të dhe brekët?”, Rakipi debat me gazetaren: Po masakrohet karakteri i të dyshuarve

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In