• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mbyllet afati i katërt për përmbushjen e reformave nga Plani i Rritjes, KE do të dalë me një vlerësim

by A R
02/07/2026 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dita e fundit e muajit qershor ishte afati përfundimtar në kuadër të periudhës së katërt raportuese për vendet e Ballkanit Perëndimor për t’i përmbushur reformat e parashikuara nga Plani i Rritjes për këto vende.

Tani, këto vende kanë afat deri më 15 korrik për t’i dorëzuar raportet mbi hapat e zbatuar të reformave.

Komisioni Evropian (KE) më pas do të vlerësojë përmbushjen e tyre dhe do të vendosë për pagesat përkatëse për secilin vend.

Megjithatë, zyrtarët e KE-së theksojnë se të hollat ndahen vetëm pasi të jetë vlerësuar se reformat nga agjendat e reformave të vendeve përkatëse janë zbatuar në të vërtetë.

“Instrumenti për reforma dhe rritje bazohet në performancë dhe fondet paguhen vetëm kur reformat zbatohen plotësisht”, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier.

“Tashmë po shohim përparim të rëndësishëm: 78 për qind e reformave në tri rundet e para të raportimit tregojnë ose sukses të plotë, ose të paktën njëfarë përparimi, ndërsa vetëm 22 për qind janë të bllokuara”, shtoi zëdhënësi.

Mjetet financiare nga Plani i Rritjes janë të kufizuara në kohë. Nëse vendet përfituese nuk i përmbushin kushtet, përkatësisht nuk zbatojnë reformat e parashikuara në agjendat e reformave, Komisioni Evropian ka të drejtë t’i mbajë fondet e destinuara për këta hapa reformues.

Këto fonde, sipas rregullave të Planit të Rritjes, mund të rishpërndahen te vendet që arrijnë rezultate më të mira në zbatimin e reformave.

Sipas Mercier, vendet përfituese kanë një vit kohë për t’i përmbushur kushtet përpara se fondet të rishpërndahen.

Kosova pritet t’i humbë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes për shkak të moszbatimit të reformave me kohë, tha të mërkurën kryenegociatori i Kosovës me BE-në, Jeton Zulfaj.

Përfundimi i periudhës shtesë

Përveç kësaj, 30 qershori shënoi përfundimin e të ashtuquajturës periudhë “grejs”, pra kohës shtesë, që Komisioni Evropian kishte miratuar për hapat reformues që fillimisht duhej të përfundonin në mesin e vitit 2025.

Për hapat reformues me afate në fund të 2024 dhe në fund të 2025, periudhat përkatëse shtesë përfundojnë më vonë gjatë vitit 2026.

“Siç është theksuar në Rregullore, kur hapat reformues nuk përmbushen as pas përfundimit të periudhës së grejsit, fondet përkatëse mund të rishpërndahen te përfituesit e tjerë. Kur bëhet fjalë për hapat me afat 30 qershor 2026, Komisioni tani do të kryejë një vlerësim gjithëpërfshirës dhe objektiv të të gjithë përfituesve”, deklaroi zëdhënësi i KE-së.

Ai, në emër të Komisionit Evropian, u bëri thirrje vendeve të rajonit të intensifikojnë përpjekjet në mënyrë që reformat të zbatohen në kohë para periudhave të ardhshme raportuese.

“Reformat duhet të mbeten prioritet për përfituesit në mënyrë që të shfrytëzojnë sa më shumë mundësitë që ofron Plani i Rritjes”, tha Mercier.

Sa para kanë marrë deri tani vendet e Ballkanit Perëndimor?

Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut vlerësohen si shtetet më të përparuara në zbatimin e agjendave të reformave.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Evropian, Shqipëria ka zbatuar 33 hapa reformues në tri ciklet e para dhe deri tani ka marrë më shumë se 212 milionë euro nga Plani i Rritjes.

Kosova deri tani nuk ka zbatuar asnjë hap reformues, prandaj ka marrë vetëm fonde të parafinancimit – mbi 61 milionë euro, që përbëjnë 7 për qind të shumës totale të destinuar për këtë vend.

Mali i Zi ka zbatuar 32 hapa reformues, për të cilët i janë paguar gati 90 milionë euro.

Maqedonia e Veriut ka marrë më shumë se 142 milionë euro pasi ka përmbushur 22 hapa reformues.

Serbia gjatë tre periudhave të para raportuese ka zbatuar tre hapa reformues, mbi bazën e të cilëve Komisioni Evropian ka miratuar pagesa prej më shumë se 167 milionë euro.

Bosnje e Hercegovina ndodhet në pozitën më të vështirë. Jo vetëm që nuk ka marrë asnjë euro nga Plani i Rritjes, por vitin e kaluar humbi 108 milionë euro për shkak të vonesave në dorëzimin e Agjendës së saj të Reformave.

Sa fonde janë të destinuara për secilin vend?

Buxheti i përgjithshëm i Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor është 6 miliardë euro për periudhën 2024–2027. Nga kjo, 2 miliardë janë grante, ndërsa 4 miliardë janë kredi me kushte të favorshme.

Fondet janë shpërndarë sipas dy kritereve bazë – numrit të popullsisë dhe bruto produktit të brendshëm.

Komisioni Evropian i ka kombinuar këta tregues për të përcaktuar një formulë proporcionale të shpërndarjes midis gjashtë përfituesve, duke siguruar që vendet më të mëdha të marrin më shumë në total, por duke marrë parasysh edhe nevojat e tyre ekonomike.

Sipas këtyre kritereve, Kosovës i takojnë 882 milionë euro, Serbisë 1.5 miliard euro, Bosnje e Hercegovinës 976 milionë euro, Shqipërisë 922 milionë euro, Maqedonisë së Veriut 750 milionë euro dhe Malit të Zi 383 milionë euro.

/Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Next Post
Presidenti i Kolumbisë: 7 milionë vetë dolën nga varfëria, kjo është trashëgimia ime!

Presidenti i Kolumbisë: 7 milionë vetë dolën nga varfëria, kjo është trashëgimia ime!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Thatësira historike në Zvicër, niveli i liqenit të Zyrihut në nivelin më të ulët që nga viti 1951

Thatësira historike në Zvicër, niveli i liqenit të Zyrihut në nivelin më të ulët që nga viti 1951

August 19, 2026
Analiza e REL: A mund ta zhbllokojë Gjykata Kushtetuese ngërçin në Kuvendin e Kosovës?

Zbulohen dy emrat për President në Kosovë, analistët: Duan dikë pa ambicie në politikë!

August 19, 2026
Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

VIDEO/ Aksidenti tragjik me 3 të vdekur në Durrës, dalin pamjet! Mjeti me shpejtësi 114 km/h, godet bordurën dhe…

August 19, 2026
Studimi befasues, Gjergj Bojaxhi: Ja si kuptohet nëse ke prejardhje ilire! Çfarë tregojnë analizat e ADN-së dhe baza me 2 mijë rezultate fisesh

Studimi befasues, Gjergj Bojaxhi: Ja si kuptohet nëse ke prejardhje ilire! Çfarë tregojnë analizat e ADN-së dhe baza me 2 mijë rezultate fisesh

August 19, 2026
U vra me thikë në Ksamil pas sherrit për një vajzë, ky është turisti portugez që humbi jetën!

U vra me thikë në Ksamil pas sherrit për një vajzë, ky është turisti portugez që humbi jetën!

August 19, 2026
Prognoza imagjinare e “Shqipërisë së Re” që po lind nga Flamingo Revolution!

Prognoza imagjinare e “Shqipërisë së Re” që po lind nga Flamingo Revolution!

August 19, 2026
Identikiti u gjet, duhet vetëm emri, cilat janë kriteret dhe tiparet e një presidenti konsensual

Identikiti u gjet, duhet vetëm emri, cilat janë kriteret dhe tiparet e një presidenti konsensual

August 19, 2026
Vrasja e turistit francez në plazhin e Ksamilit, shkon në 12 numri i të arrestuarve! Lidhjet e tyre me autorin Sokrat Vata dhe detajet! Në kërkim pronari

Vrasja e turistit 20-vjeçar në Ksamil, reagon qeveria e Portugalisë: Rastin po e ndjekim nga afër me autoritetet shqiptare, ka pasur arrestime por…

August 19, 2026
Autobusët kinezë nën “lupën” e Norvegjisë, rrezik për sigurinë kombëtare

Autobusët kinezë nën “lupën” e Norvegjisë, rrezik për sigurinë kombëtare

August 19, 2026
EMRI+VIDEO/ Gruaja u la e vdekur te dera e spitalit, arrestohet shqiptari, po arratisej nga porti i Barit! Hijet e “Ndraghetës”, trafiku i drogës dhe detajet

U la e vdekur para spitalit në Itali, Gjykata lë në burg shqiptarin Elvis Metvelaj, akuzohet për vrasjen e motrës së anëtarit të “Ndragheta”

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com