• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mbyllen konsultimet për amendamentet kushtetuese/ Ekspertët drejt Komisionit të Venecias

by A R
07/12/2015 22:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është përmbyllur një prej fazave më të rëndësishme të reformës në drejtësi, ajo e procesit të konsultimeve publike mbi projektamendamentet kushtetuese. Kristaq Traja, njëri prej ekspertëve thotë se, “gjatë kësaj periudhe u organizuan 19 tryeza, me qëllim informimin dhe marrjen e mendimeve dhe sugjerimeve lidhur me amendamentet e propozuara nga grupi i ekspertëve të nivelit të lartë”.

“Patjetër që do ta dëgjojmë zërin e konsultave, sepse ne që merremi me këtë punë, pra ekspertë të një profesioni, nuk duam të biem në kurthin e mendimeve tona. Ne duam ngacmime, sepse kjo punë nuk bëhet për ne që jemi këtu, bëhet shumë e shumë më gjerë sesa për ne. Jemi shumë të hapur, por të kemi parasysh se, midis profesionalizmit dhe dëshirave ka një hendek dhe, taktika sesi mendimet dhe aspiratat pasqyrohen është njëra anë. Ana tjetër, që është më e rëndësishmja, po, po dhe po: do t’i marrim parasysh propozimet. Flas në emër të grupit të ekspertëve, unë nuk jam i rekomanduar, as nuk kam dëshirën të flas përtej pozicionit tonë prej ekspertësh. Politika është diçka tjetër”, tha eksperti Traja.

Zoti Traja u pyet se, kur mund ta japë opinionin Komisioni i Venecias.

“Unë mund të them se, në datat 17, 18 dhe 19, një grup përfaqësues i komisionit të ekspertëve të nivelit të lartë do të shkojë në Venecia, për konsultime paraprake në vazhdimësi. Të jeni të bindur për një gjë. Fjalët e para nga Komisioni i Venecias do t’i dëgjoni nga grupi i ekspertëve, jo nga politikanët”, tha Kristaq Traja.

Ku janë përqendruar kritikat dhe shqetësimet:

– Shqetësimet lidhur me numrin e madh të institucioneve të reja ose me riformatimin e atyre ekzistuese;

– Nevoja për më shumë saktësi lidhur me kriteret përzgjedhëse për kandidatët në organet kushtetuese;

– Paqartësitë mbi rolin e Gjykatës Kushtetuese në kontrollin e amendamenteve kushtetuese;

– Shqetësimet lidhur me rolin e Ministrit të Drejtësisë në disa prej institucioneve të sistemit;

– Shqetësime lidhur me organizimin e gjykimit administrativ në dy shkallë;

– Propozime për forcimin e statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve;

– Nevoja për më shumë qartësi lidhur me decentralizimin e sistemit të prokurorisë;

 

Në këto tryeza morën pjesë rreth 1300 pjesëmarrës nga radhët e gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, noterëve, përmbaruesve, pedagogëve dhe studentëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe studentëve në Shkollën e Magjistraturës, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe përfaqësues të Presidentit të Republikës.  / Top Channel

 

 

Next Post

DOKUMENTI/ Parimet për krijimin e ISIS, e zbulon "The Guardian"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Kriza e opozitës çoi në humbjen e thellë më 11 Maj. E bashkuar mund të fitonte

December 23, 2025
“Protesta i kaloi pritshmëritë”/ Boçi: Edhe deputetët kritikë ndaj Berishës e kuptuan çfarë do baza

Boçi zbulon planin e PD: Po mendojmë të futemi në grevë urie ose të ngujohemi në Parlament

December 23, 2025
Ukraina humb qytetin lindor të Siverskut

Ukraina humb qytetin lindor të Siverskut

December 23, 2025
Ministri i Jashtëm gjerman: Armëpushimi në Ukrainë nuk do t’i japë fund kërcënimit rus

Ministri i Jashtëm gjerman: Armëpushimi në Ukrainë nuk do t’i japë fund kërcënimit rus

December 23, 2025
Pëllumb Xhufi: Djemtë dhe vajzat që luftuan 80 vite më parë i dhanë dinjitet këtij kombi!

Pëllumb Xhufi: Pas sulmit të BRSS ndryshoi bota! Lindi Partia Komuniste, Lufta e Dytë Botërore…

December 23, 2025
Përplasja me policinë para Kryeministrisë, Berisha: Dënoj dhunën e narko-policisë kundër Lapajt dhe protestuesve

Lapaj i jep ‘strategjinë’ Berishës: Rama nuk ikën me molotovë dhe flamuj partiakë…

December 23, 2025
Trump fluturoi 8 herë me avionin e Epsteinit në vitet ’90

Trump fluturoi 8 herë me avionin e Epsteinit në vitet ’90

December 23, 2025
Gola në fushë, hite në kufje! Çfarë këngësh dëgjojnë çunat e Kombëtares?

Gola në fushë, hite në kufje! Çfarë këngësh dëgjojnë çunat e Kombëtares?

December 23, 2025
Spiropali takohet me Ahmetin në Tetovë: Mbështetim angazhimin konstruktiv të politikës shqiptare

Spiropali takohet me Ahmetin në Tetovë: Mbështetim angazhimin konstruktiv të politikës shqiptare

December 23, 2025
Çmontohet banda e “skifterëve” në Itali, arrestohen 4 shqiptarët! Plaçkitje në seri dhe…

Çmontohet banda e “skifterëve” në Itali, arrestohen 4 shqiptarët! Plaçkitje në seri dhe…

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com