• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbyllen balotazhet e Berishës, cilët janë kandidatët në 5 bashki (asnjë femër në garën e 14 majit)

by A R
11/12/2022 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të diel, PD e Sali Berishës ka zhvilluar rivotim të 2 kandidatëve që rezultuan më të votuarit në primaret e së dielës së kaluar do të ketë në bashkitë Mirditë, Dibër, Fier, Librazhd e Mat. Edhe në bashkinë e Fushë Arrëzit shkoi në balotazh por gara është shtyrë për një datë tjetër.

Nga ora 08:00 deri në 18:00 është zhvilluar procesi i votimit dhe më pas nisi numërimi i votave për kandidatët në 5 bashki.

Në Fier fitues është Evdar Kodheli me 579 vota, ndërsa kandidati tjetër Artur Mahmutaj mori 360 vota.

Në Mat është shpallur fitues Skënder Gjuci me 478 vota, ndërsa 190 vota i mori Bukurosh Ballabani dhe 8 rezultuan të pavlefshme.

Në Librazhd fitues shpallet Shefki Çota me 417 vota, ndërsa kandidati tjetër, Arianit Leka mori 227 vota.

Në Mirditë u shpall fitues Albert Mëlyshi me 528 vota ndërsa Aleksandër Lala mori 332 vota.

Në Dibër fiton Ismail Uka me 566 vota ndërsa Besnik Alku mori 565 vota.

Fituesit janë kandidatët zyrtar që do të marrin pjesë në garën e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Në kushtet kur tashmë ka gati kandidatët, Berisha ende nuk ka gati mënyrën sesi do të regjistrohet në zgjedhje, në kushtet kur me logon zyrtare Enkelejd Alibeaj do të regjistrojë, i ndarë nga ish kryeministri kandidatët e tij. Në balotazh, më 4 dhjetor dolën edhe Tirana, Kruja e Saranda, por rivali me numër më të ulët votash dha dorëheqjen gjatë javës, duke zyrtarizuar kandidatë për zgjedhjet e 14 majit Belind Këlliçin në Tiranë, Agron Lokën në Krujë dhe Ardit Cikulin në Sarandë.

Më 4 dhjetor, PD e Berishës zgjodhi kandidatët edhe për zgjedhjet në bashkitë e tjera. Për bashktië e mëdha, kandidojnë Bardh Spahia në Shkodër, në Elbasan Luçiano Boçi, në Durrës Igli Cara e në Korçë Ledina Aliolli. Në 4 Bashki, Kuçovë, Përrenjas, Memaliaj e Skrapar janë zgjedhur kandidatët e Partisë së Lirisë, të cilëve sipas marrëveshjes Berisha-Meta, fusha ju la e lirë. Sot Berisha përmbyll përzgjedhjen e kandidatëve për 14 majin, por nuk ka kandidat në Himar, Dropull, Finiq e Pustec, të cilat tradicionalisht i lihen partive minoritare e Malësinë e Madhe, ku nuk arriti të nxirrte asnjë kandidat.

/a.r

Next Post
Bukëgremisurit, “hakmarrja” dhe “anonimët” që të kallin krupën!

Bukëgremisurit, “hakmarrja” dhe “anonimët” që të kallin krupën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindja, mbahet në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ mesha për besimtarët ortodoksë

Krishtlindja, mbahet në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ mesha për besimtarët ortodoksë

December 25, 2025
Shkodër, makina pësoi defekt dhe u përmbys/ Plagoset pasagjeri, niset drejt Spitalit të Traumës

U aksidentua dy ditë më parë, ndërron jetë i moshuari në Korçë

December 25, 2025
Ekonomia amerikane rritet, por jo për shtresën e mesme. Wall Street Journal e quan “boom të Ozempic-ut”

Ekonomia amerikane rritet, por jo për shtresën e mesme. Wall Street Journal e quan “boom të Ozempic-ut”

December 25, 2025
Gjatë tremujorit të fundit u dhanë 289 leje ndërtimi, 72% prej tyre në Tiranë. Ja vlera e projekteve ndërtimore..

Vendimi / Taksa e re për pasuritë e paluajtshme, njoftimet për detyrimin do gjenerohen në e-Albania

December 25, 2025
Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të “arratisen” shqiptarët këtë fundvit?

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të “arratisen” shqiptarët këtë fundvit?

December 25, 2025
Sot kremtohet Krishtlindja, çfarë përfaqëson kjo festë për besimtarët e krishterë

Sot kremtohet Krishtlindja, çfarë përfaqëson kjo festë për besimtarët e krishterë

December 25, 2025
Zbulohen 1 milion dokumente të reja të lidhura me çështjen e Jeffrey Epstein

Zbulohen 1 milion dokumente të reja të lidhura me çështjen e Jeffrey Epstein

December 25, 2025
Anketa: 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35%

Anketa: 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35%

December 25, 2025
Ushtria kundërshton akuzat ndaj Presidentit: Ka qenë vetëm kërkues shkencor deri në 2018

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë!

December 25, 2025
Shi e dëborë, e enjte me mot të paqëndrueshëm, çfarë ndodh me temperaturat

Shi e dëborë, e enjte me mot të paqëndrueshëm, çfarë ndodh me temperaturat

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com