• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mbushi Europën me drogë, autoritetet amerikane: Ylli Didanit i janë sekuestruar 3400 kg kokainë

by A R
23/04/2021 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ylli Didani është shqiptari i cili dyshohet si kreu i një organizate ndërkombëtare për trafikun e drogës dhe është arrestuar më 31 Mars të këtij viti në Karolinën e Veriut në SHBA. Mediat amerikane shkruajnë se  ndaj 43-vjeçarit rëndon akuza e trafikut të kokainës.

Sipas prokurores së kësaj çështje, Saima Mohsin, Didani dhe disa persona të tjerë planifikuan dhe financuan shpërndarjen e kokainës në disa vende të ndryshme.

Sasitë e kokainës së sekuestruara nga autoritetet

Pretendohet se Didani ka organizuar shpërndarjen e disa ngarkesave të mëdha me kokainë nga Amerika e Jugut në Europë. Në vitin 2019 dhe 2020, autoritetet thonë se kanë sekuestruar më shumë se 3400 kilogramë kokainë nga kjo organizatë kriminale dhe nëse do të dilte në treg do të kishte një vlerë që do të arrinte deri në 100 milionë Dollarë.

Më 11 Gusht 2019, autoritetet në një port të Holandës sekuestruan 753 kilogramë kokainë. Sasia e drogës ishte mes një kontejneri që vinte nga Ekuadori dhe kishte banane. Në fund u zbulua se sasia ishte porositur nga një kompani në Gjermani dhe në vend të bananeve, kontejneri ishte mbushur me kokainë.

Në Shkurt të vitit 2020, agjentët e DEA-s në Holandë shpërndanë informacionin se një sasi kokaine e futur në një kontejner ishte financuar dhe organizuar nga Didani. Autoritetet mundën që të sekuestronin në bazë të këtij informacioni 644 kilogramë kokainë.

Gjatë kësaj periudhe sipas autoriteteve është bërë e mundur kapja edhe e një sasie tjetër shumë të madhe droge në Holandë, (sekuestruar më 7 Prill rreth 1000 kilogramë kokainë) dhe Spanjë (sekuestruar rreth 1100 kg kokainë) që ishte nisur nga organizata e Didanit. Ylli Didani u arrestua më 31 Mars të këtij viti dhe do të përballet me akuzën e trafikut të kokainës.

“Kjo është një ndjekje ligjore e rëndësishme ndaj një organizate trafiku droge të mirëorganizuar dhe të madhe që është përfshirë në shpërndarjen e mijërave kilogramë kokainë me vlerë dhjetëra milionë Dollarë në disa kontinente të ndryshme”, tha Mohsin duke falenderuar autoritetet për punën që sipas saj u kulmuan me ngritjen e padisë më 1 Prill.

Ylli Didani është emër i njohur edhe për drejtësinë shqiptare. Në vitin 2017 atij i janë sekuestruar nga policia e Tiranës 460 mijë dollarë. Didani, më herët ka qenë i arrestuar në Tiranë për kundërshtim të efektivëve blu, sipas një njoftimi zyrtar të policisë së datës 14 Prill 2015.

/a.r

Next Post
Rruga e humbur e Kosovës për sigurimin e vaksinës

Regjistrohen 8 humbje jete dhe 356 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prishtina në ankth/ Specialja njoftim zyrtar për gjyqin e komandantëve të UÇK-së

Prishtina në ankth/ Specialja njoftim zyrtar për gjyqin e komandantëve të UÇK-së

September 15, 2026
Rritja e frikshme e AfD-së/ Pse demokracia gjermane s’mund të mbrohet më nga ekstremizmi?

Rritja e frikshme e AfD-së/ Pse demokracia gjermane s’mund të mbrohet më nga ekstremizmi?

September 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 16 Shtator 2026

September 15, 2026
“Do të vrasim”/ Kërcënohet presidenti i Lacios. Manovrat e rrezikshme të biznesmenit dhe grupit lobues

“Do të vrasim”/ Kërcënohet presidenti i Lacios. Manovrat e rrezikshme të biznesmenit dhe grupit lobues

September 15, 2026
Shqipëria hyn në 15 itineraret e rrugëve më të bukura për biçikleta në botë

Shqipëria hyn në 15 itineraret e rrugëve më të bukura për biçikleta në botë

September 15, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Kur shahet Zeqineja në Tiranë, por të çan prifti në Korçë

September 15, 2026
Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

September 15, 2026
“Secili pushtet në vendin e vet”, Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja për pagat bëhet me ligj

“Secili pushtet në vendin e vet”, Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja për pagat bëhet me ligj

September 15, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Në qeli prej 2024-ës, lihet në burg ish-presidenti Meta

September 15, 2026
“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

Vendimi për Veliajn/ Avokati: Do përdorim çdo mjet juridik, nuk mund ta mundin politikisht përmes ‘lawfare’-it

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com