• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbushi 50 vjeçe, Kryemadhi shkruan një hartim për veten: Ndihem si një gladiatore mbi taka

by A R
10/04/2024 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Monika Kryemadhi ka publikuar një shkrim të gjatë dhe falenderues në Facebook për të gjitha ata që e uruan për ditëlindjen.

Kryemadhi festoi ditën e djeshme 50-vjetorin e lindjes. Krahas fotos familjare me fëmijët dhe bashkëshortin e saj Ilir Meta, deputetja shpreh mirënjohje për familjen e saj, ndërsa thotë se një gjysmë shekulli i ri fillon tashmë për atë.

Postimi i plot i Monika Kryemadhit në Facebook

Faleminderit fëmijëve të mi që edhe pse të rritur në botën e teknologjisë më uruan ditëlindjen me nga një letër të shkruajtur me shkrim dore ku radhitën fjalë zemre për nënen e tyre dhe kjo më emocionoi, duke menduar që Ilir Meta nuk më shkruajti asnjë herë letër dashurie, sepse dashuria e tij ishte prezenca e tij në jetën time në këto 30 vjet.

Sa shumë falenderime kam për të gjithë ju miqtë e mi që gjetët kohën dhe shkruajtët letra mesazhe foto emoji për mua në këte ditë të veçantë. Në fakt mamaja më thotë që ke lindur në 21:20 të darkës dhe nuk e kuptoj pse të vijnë për të të surprizuar në 12 të natës në shtëpi?! Dhe unë i them më pëlqen kjo gjë, sepse është bukur, është vërtetë bukur kur rrethohesh me dashurinë e fëmijëve e njerëzve që të duan dhe i do, por kësaj buqete i shtohet edhe ajo dashuri diku e dukshme diku e padukshme e miqve të tu që janë afër teje dhe nuk e bërtasin dashurinë vetëm kur ti je mirë dhe i sukseshëm apo i pushtetshëm, por janë aty gjithmonë edhe kur dhimbja bashkohet me urrejtjen dhe zhgënjimin. Ata janë aty me ty edhe pse e dinë qe ti Monika Kryemadhi je 50 vjeç dhe ke sot prioritete të tjera.

Një gjysmë shekulli i ri fillon nga sot për mua, gjysmë shekullin e parë e kalova me ndërtimin e një familjeje të mrekullueshme ( mos ta marrim sysh) jam krenare për fëmijet e mi sepse janë të përsosur në origjinalitetin e tyre dhe do ti motivoj të jenë vetvetja, të mos bëjnë kompromise me vlerat dhe parimet e tyre sepse njeriu edhe kur rrëzohet, duhet të rrëzohet me dinjitet, të ringrihet me dinjitet, të humbasë dhe të fitojë me dinjitet. Kjo ka qenë ajo që kam besuar dhe besoj.

Njeriu, aq më shumë gratë në Shqipëri këtë luftë e kanë edhe më të fortë sepse në kushtet e sotme, dinjiteti dhe parimet janë bërë të vështira ti ruash, për shkak të një realiteti virtual të rremë . Megjithatë sot e ndjej veten një gladiatore, një galdiatore në taka ashtu siç më ka përkufizuar një mikja ime. Qesha kur ma tha këtë gjë, por e besova sot kur me mijra mesazhe vinin nga e gjithë bota ku mijra të rinj që nga 1991, shokët dhe shoqet e mia të themelimit të FRESSH e deri tek të rinjtë e LRI që janë sot kudo në botë. Disa si shkenctarë, disa mjekë, disa si profesorë, inxhinierë, ekonomistë por edhe emigrantë ilegale të cilët më kujtuan betejat tona për çdo gjë që ne besonim. Sa shumë ngjarje në jeten time në këto 50 vjet. Është akoma shpejt për libër edhe pse jeta ime si politike edhe shoqërore ka qenë libër i hapur për te gjithë, por jam e bindur se do të ketë ende vend në të për të shkruar aty shumë ngjarje të reja të bukura, lot gëzimi force buzëqeshje pse jo edhe të bërtitura revolte nga padrejtësia që të rrethon.

Por e rëndësishme është moto: lufto qëndro për familjen tënde dhe injoro atë që nuk të vlerëson dhe të shpërdoron. Prandaj edhe një herë faleminderit nga zemra ime të gjithë juve që keni ndërtuar mozaikun e jetës sime, duke më dhuruar dashuri, dhimbje, zhgënjim, sepse në fund të fundit unë jam Monika Kryemadhi një gladiatore mbi taka, si të gjitha gratë.

/a.r

Next Post
Kuvendi voton nesër për mandatin e Xhaçkës! Kalon për miratim edhe “Dezinformimi”

Kuvendi voton nesër për mandatin e Xhaçkës! Kalon për miratim edhe "Dezinformimi"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fituesi i parë i luftës me Iranin”/ The Economist: Si po imponon Netanyahu logjikën izraelite të luftës në Perëndim

“Fituesi i parë i luftës me Iranin”/ The Economist: Si po imponon Netanyahu logjikën izraelite të luftës në Perëndim

March 4, 2026
Pse Shqipëria është vendi më i dallluar i Europës kundër Iranit

Pse Shqipëria është vendi më i dallluar i Europës kundër Iranit

March 4, 2026
A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

March 4, 2026
“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

March 4, 2026
I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

March 4, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

“E dimë ku do të takohen Khamenei dhe këshilltarët e tij”, telefonata e fundit Trump-Netanyahu që dha dritën jeshile për sulmin ndaj Iranit

March 4, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

“Gjyqi ndaj Beqajt, provë sesa i keq është ligji procedural”, Manjani: Kur gjykata bëhet edhe prokuror, drejtësia humb paanësinë

March 4, 2026
IKMT rikthehet në Orikum, prish dy objekte mes kundërshtimeve të pronarëve

Dhunoi drejtorin e ekzekutimit të vendimeve brenda IKMT-së, shpallet në kërkim i riu

March 4, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Trump kërcënoi me ndërprerjen e tregtisë, Sanchez: Mos përdor luftën në Iran për të fshehur dështimet

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In