• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mbushën Skraparin me drogë/ SPAK kërkon 140 vite burg për grupin kriminal, si u zbulua aktiviteti i 23 personave

by
28/04/2022 08:47
????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi prej 23 personash që u arrestuan nën akuzën e kultivimit të kanabisit në zonën e Skraparit janë njohur ditën e djeshme me pretencën e dy prokurorëve të çështjes për dënimin e tyre.

Sipas të dhënave, bëhet me dije se për të gjithë të pandehurit e dosjes është kërkuar një shifër prej 140 vitesh burg. Hetimet për këtë çështje kanë nisur që prej qershorit 2020. Në këtë çështje të pandehur janë marrë dhe efektivë policie, si dhe zyrtarë lokalë të Skraparit, të cilët sipas SPAK-ut kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin duke favorizuar dhe lejuar autorët të kryenin kultivimin e bimëve narkotike në zonat e Skraparit.

Referuar dosjes, janë dokumentuar veprime të kundërligjshme të kryera nga disa punonjës të Policisë të Komisariatit të Policisë së Skraparit. Në dosjen e SPAK-ut thuhet se me veprime dhe mosveprime, kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike në territorin ku ushtrojnë detyrat funksionale dhe kompetencat, si dhe kanë favorizuar autorët që kanë kryer kultivimin e bimëve narkotike.

Në pretencën e djeshme, prokurorët i kërkuan Gjykatës edhe kthimin e disa prej sendeve personale që iu kishin bllokuar të arrestuarve po ashtu siç edhe konfiskimin dhe kalimin si pronë të shtetit të disa sendeve dhe prona të disa prej të pandehurve.

OPERACIONI, 2 VJET MË PARË

Arben Lekli u konsiderua si koka e grupit. Madje, ai u tha se kishte mbërritur nga Durrësi në Skrapar për të realizuar aktivitetin e tij kriminal. Aktivitetit të tij iu bashkëngjiten edhe disa punonjës policie dhe zyrtar lokalë, ndërsa grupi prej 23 personash u arrestuan si grupi që mbush Skraparin më drogë.

SPAK-u e akuzoi Leklin se formoi dhe drejtoi një grup të strukturuar kriminal, duke siguruar toka ku u mboll bima narkotike dhe duke investuar për të gjithë procesin deri te sigurimi i magazinave në fshatin Tërpan dhe përgatitja e tyre për të tharë bimën narkotike.

Prokuroria veç të tjerave zbardhi edhe një sërë përgjimesh që u përdoren për pjesëtaret e grupit kriminal, të cilat edhe u bënë publike. Pas një sërë përgjimesh, u zbuluan parcela me rreth 5054 rrënje, si dhe një ngarkesë prej 176 kilogramë hashash. Droga u sekuestrua përgjatë qershorit dhe shtatorit të dy viteve më parë dhe disa nga këta shtetas u ndaluan gjatë kësaj kohe si kultivues të thjeshtë, teksa SPAK-u ndërkohë drejtonte hetimet dhe përgjimet intensive për të zbërthyer rrjetin.

Gjatë fazës hetimore u tha se mes të implikuarve, SPAK-u hodhi dyshime edhe ndaj veprimeve të tre specialistëve të policisë së zonës dhe një shefi poste policore. Të katër policët u dyshuan se shpërdoruan detyrën me neglizhencën e tyre.

GJKKO-ja i pranoi kërkesat e SPAK-ut dhe i la nën arrest shtëpiak dhe dy përfaqësues të pushtetit lokal që dyshohet se gjithashtu shpërdoruan detyrën, njëri prej të cilëve është Edmond Zotko, administrator i Njësisë së Trepanit, dhe Fatos Lamaj, kryeplak./ Panorama/

/b.h

Next Post
Anëtarësimi në BE/ Presidentja e PE: Asnjë kriter shtesë për Shqipërinë, sa më shpejt negociatat!

Anëtarësimi në BE/ Presidentja e PE: Asnjë kriter shtesë për Shqipërinë, sa më shpejt negociatat!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Unë e lashë duhanin”- Rrëfimi i kardiologut të njohur: Bëjini nder zemrës, hiqni dorë edhe ju! (VIDEO)

“Unë e lashë duhanin”- Rrëfimi i kardiologut të njohur: Bëjini nder zemrës, hiqni dorë edhe ju! (VIDEO)

August 25, 2026
Fluksi turistik shënon rekord të ri, në muajin korrik hynë mbi 2.8 milionë shqiptarë dhe të huaj, INSTAT raporton rritje me 6.1%

Fluksi turistik shënon rekord të ri, në muajin korrik hynë mbi 2.8 milionë shqiptarë dhe të huaj, INSTAT raporton rritje me 6.1%

August 25, 2026
Thriller me zhdukjen e një 29-vjeçari dhe djalit të tij 5-vjeçar në Belgjikë! Gjenden dy trupa, autoritetet: Asnjë pistë nuk përjashtohet

Thriller me zhdukjen e një 29-vjeçari dhe djalit të tij 5-vjeçar në Belgjikë! Gjenden dy trupa, autoritetet: Asnjë pistë nuk përjashtohet

August 25, 2026
SHBA në alarm, 2 persona vdesin nga fruthi në Pensilvani, i pari në 35 vjet! Regjistrohen rreth 400 të prekur

SHBA në alarm, 2 persona vdesin nga fruthi në Pensilvani, i pari në 35 vjet! Regjistrohen rreth 400 të prekur

August 25, 2026
Trump: SHBA ka pastruar të gjitha minat në Ngushticën e Hormuzit! Çdo anije iraniane që tenton t’i rivendosë, do shkatërrohet!

Trump: SHBA ka pastruar të gjitha minat në Ngushticën e Hormuzit! Çdo anije iraniane që tenton t’i rivendosë, do shkatërrohet!

August 25, 2026
Zbardhet dokumenti “Leptiri” që iu gjet Shahollit: Ja si planifikoi shërbimi sekret serb rekrutimin e Albin Kurtit gjatë kohës që ishte i burgosur në Serbi

Zbardhet dokumenti “Leptiri” që iu gjet Shahollit: Ja si planifikoi shërbimi sekret serb rekrutimin e Albin Kurtit gjatë kohës që ishte i burgosur në Serbi

August 25, 2026
“Ashtu ma dha truri!”- Goditi me tullë policen gjatë aksionit dhe e la pa ndjenja, i arrestuari: Isha i mërzitur se s’kisha hashash, inatin ua nxora atyre

“Ashtu ma dha truri!”- Goditi me tullë policen gjatë aksionit dhe e la pa ndjenja, i arrestuari: Isha i mërzitur se s’kisha hashash, inatin ua nxora atyre

August 25, 2026
Shefi i CIA-s udhëtim sekret në Moskë, John Ratcliffe takime të nivelit të lartë me zyrtarët rusë!

Shefi i CIA-s udhëtim sekret në Moskë, John Ratcliffe takime të nivelit të lartë me zyrtarët rusë!

August 25, 2026
Ekspertët e klimës/ Duhet konsumimi i më pak mishi për të reduktuar ngrohjen globale

Bota drejt rrënimit, paralajmërimi i shkencëtarëve: Ngrohja globale po rrit rrezikun e katastrofave ekstreme klimatike

August 25, 2026
Lufta tregtare, Kanadaja i përgjigjet ‘flakë për flakë’ SHBA-ve, vendos tarifa me vlerë 20 mld dollarë ndaj 700 produkteve amerikane!

Lufta tregtare, Kanadaja i përgjigjet ‘flakë për flakë’ SHBA-ve, vendos tarifa me vlerë 20 mld dollarë ndaj 700 produkteve amerikane!

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com