• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Mburoja” sjell Mesjetën në Graçanicë

by Aalison Pearse Stevens
25/08/2016 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Graçanicë sivjet do të mbahet Festivali i parë ndërkombëtar i arteve mesjetare dhe artizanatit. Ky aktivitet është mbështetur nga USAID dhe Kuvendi Komunal i Graçanicës

Ishte viti i largët 1389 kur në afërsi të Gazimestanit ishte zhvilluar beteja e përgjakshme e njohur si “Beteja e Kosovës” ndërmjet forcave ballkanike dhe ushtrisë osmane. Kjo luftë për serbët kujtohet si beteja e lavdisë mbi të cilën janë thurur mite të ndryshme.

Ata e konsiderojnë këtë betejë si triumf, përkundër që forcat osmane të Sulltan Muratit kishin mposhtur aleancën ballkanike.

Kjo betejë ka shërbyer si motiv për realizimin e një video promocioni që paralajmëron një nismë të veçantë që është ndërmarr në këtë komunë për ta rikujtuar periudhën mesjetare.

“Shield” (Mburoja) është emërtuar festivali që organizohet sivjet për herë të parë dhe që ka për synim shpalosjen e arteve mesjetare dhe të artizanatit.

Kjo ngjarje ka karakter ndërkombëtar dhe deri më tani pjesëmarrjen e kanë konfirmuar ekipe nga Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Hungaria dhe Serbia.

Organizatorët paralajmërojnë se kjo është një ngjarje unikate kulturore, historike dhe sportive në rajon pasi ngëthen në vete garanë kategori të ndryshme si atë të gjuajtjes me hark, betejës së kalorësve dhe të hedhjes së gurit e shtizës, shkruan KultPlus.

Përveç pjesës konkurruese të festivalit, orari përmban ngjarje të tjera, të tilla si: ceremonia e pjesëmarrjës në paradë nëpër Graçanicë, punëtoritë interaktive, ekspozita fotografike, koncerte të muzikës mesjetare dhe orarin për fëmijët.

Mysafirët do të kenë mundësinë të ecin nëpër kampet e kalorësve mesjetarë brenda zonës së ekspozitës, të veshin pjesë të pajisjeve të kalorësve, si dhe të blejnë suvenire lokale, shijojnë ushqim tradicional, raki dhe verë vendëse.

Kjo ngjarje unikate do të mbahet prej 16 deri më 18 shtator në stadiumin e futbollit brenda kompleksit sportiv Dragan Xhajic.

Me përkrahjen e shoqatës nga Beogradi “Shqiponjat e Bardha”, për ruajtjen e zanateve dhe aftësive tradicionale, Festivali “Mburoja” është përfshirë në hartën e Betejave Historike Mesjetare – Kampionatin Botëror, të quajtura si “Beteja të Kombeve”.

Sipas organizatorëve ky hap është jashtëzakonisht i rëndësishëm për promovimin botëror të Festivalit “Mburoja” dhe qytetit të Graçanicës si destinacion turistik.

Festivali organizohet nga shoqata turistike e Graçanicës me mbështetje financiare nga USAID-i (Programi për Zhvillim i Shteteve të Bashkuara) dhe komuna e Graçanicës. Organizatorët parashikojnë që ky festival do të bëhet një ikonë e Graçanicës dhe arsye shtesë për turistët që ta vizitojnë këtë vend, përgatiti “KultPlus.com”. (b.an)

Next Post
Për të gjithë përdoruesit e Samsung Galaxy Note 7 ka një dhuratë

Për të gjithë përdoruesit e Samsung Galaxy Note 7 ka një dhuratë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

August 10, 2026
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Pse kanë marrë zemër 20 vjeçarët?

August 10, 2026
“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

August 10, 2026
KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

August 10, 2026
Mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë, Ali Ahmeti: Nëse nuk e vë flamurin shqiptar në zyrë, 5 mijë euro e kam gjobën. Do përpiqem të jem i disiplinuar

“Më dërguan planin për ndarjen e Maqedonisë”/ Ali Ahmeti zbulon prapaskenën: Si reaguan Nano dhe Berisha

August 10, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Llogaritë e shtatorit

August 10, 2026
Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

August 10, 2026
Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

August 10, 2026
Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

August 10, 2026
30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com