Nga Ervin Karamuço
“Në fillim ata do provojnë të më vrasin mua, pastaj rradhën do e kesh ti”. Me këtë shprehje filloi ditën e parë të rrëfimeve prej 3000 faqesh Tommaso Buscetta përballë Giovani Falcones. Ishte Korriku i vitit 1986 dhe për 45 ditë ai u ngujua në rrëfime të gjata në zyrat e Criminalpol në Romë. Rrëfimet e tij thyen për herë të parë kodin e Omertës dhe kjo alarmoi të gjithë komisionin e Cosa Nostrës. Buscetta nuk kishte çfarë të humbte. Në vitin 1982 atij ju vranë në atentat dy djemtë, kunati, vëllai dhe nipi i tij. Këto ngjarje shënuan ndarjen e tij nga Cosa Nostra dhe arratinë e tij në Brazil, deri sa ai vendosi të bashkëpunonte me Giulianin dhe Falconen.
Dumani për nga roli kriminal nuk është në nivelin e Buscettes. Ai konsiderohet një nga hitmanet më të rrezikshëm shqiptar, me aftësi të frikshme kriminale. Kjo e bëri atë të kontraktuarin e preferuar të krimit të organizuar. Por historitë e tij pothuajse 18 vjeçare, krahas statistikave në viktima, krijuan njëkohësisht tek ai një arkiv të madh të historive kriminale në vend. Ky është shkaku kryesor, pse hitmanët asgjësohen pas një karriere të gjatë. Në Palermo, shumë prej tyre i gjen ende të murosur në kollona pallatesh, ose të shpërbër në vaska acidi të tipit ” white shotgun”. Arrestimi i tij, pas kurthit të fundit, nga ku mori me vete një plumb të artë në kurriz, ishte momenti ku ai kuptoi se gjithçka kishte mbaruar. Pendesa pse nuk doli në kohën e duhur në pension, pse nuk zgjodhi të fillonte një jetë të re, tashmë nuk i shërbente.
Sfida e një të penduari të kategorisë së tij, fillon tani. Dumanit i duhet të jetë i saktë, konkret, i përpiktë dhe me memorje të fortë. Çdo gjë që ai rrëfen, duhet të jetë e bazuar dhe verifikuar përtej çdo dyshimi. Ai është në garë me memorien e tij, si dhe me fatin që ngjarjet e referuara të korrespondojnë edhe me rrëfimet e bashkë të penduarit tjetër.
Nga ana tjetër, SPAK ka të tjera sfida të mëdha. I duhet të korrigjojë mënyrën dekonspirative si nisi ky hetim. Duhet të mbrojë çdo rrëfim nga rrjedhjet e përditshme në media, si dhe të sheshojë të gjitha konfliktet për mirëbesim ndaj marrëdhënieve kritike që janë ndërtuar me BKH dhe Policinë e Shtetit.
Nëse çdo gjë shkon mirë, Dumani do të hyjë në kurrikulat universitare për historinë e krimit të organizuar, për shkak se ka prezantuar një histori 20 vjeçare të mbi gjysmës së organizatave famëkeqe shqiptare. Për këtë arsye, Dumani duhet të mbrohet, jo vetëm nga ata që duan ti mbyllin gojën, duke gjetur rastin për ta asgjësuar, por edhe nga ata që fjalët e tij duan ti çojnë në hulli të forta dyshimi për të shpëtuar sa të munden listëpaguesit e tyre. Dumani mbi të gjitha duhet të mbrohet për popullin shqiptar që kërkon qetësi dhe siguri publike, përtej çdo shpengimi mosndëshkues të botës kriminale…..
Dumani, duhet të ruhet edhe nga tipa si Artan Hoxha (skraparliu gazetar); Ilir Kulla (presidenca); Klodiana Llalla, Spartak Koka, etj, tipa si këta, që janë interlokutorë, midis MAFIES dhe POLICI & PROKURORISË….
SPAK dhe POLICIA, duhet me çdo mjet e mënyrë, të mbajnë nën kontroll inteligjent, këto lloj tipash, që hiqen si gazetarë….
Sakte, me kete rast solla nder mend nje interviste te gazetarit Koka me T. Celen – ai trajtohej si nje person qe i binin ne qafe kot…nderkohe qe ka qene nje perbindesh; per komunikimi te tilla kuptohet qe gazetari paguhet jo pak ….dhe natyrshem krijon afinitet me nje bishe ….