• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mbrojtje për Gjin Gjonin apo sulm për Donald Lunë?

by
20/11/2015 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas një pjese jo të vogël të opinionit publik, që të mbrosh një gjyqtar sot duhet të kurajon për të shpërfillur reputacionin tejet negativ që kjo kategori zyrtarësh të shtetit kanë marrë me kalimin e viteve. Megjithatë ish kryeministri Berisha i ka ftuar të gjithë, në transmetim televiziv direkt nga Kuvendi, që të lajnë gojën kur përmendin Gjin Gjonin. Pra, duhet të lajmë gojën për përmendur, e jo më për të sharë, një personazh që megjithëse është akuzuar për miliona që s’dihet se nga kanë ardhur, sërish ka dalë i pastër me vendime gjykatash. Pra, me vendimet e kolegëve të tij. Gjithsesi formalisht të pacënueshme, për sa kohë që drejtësia shqiptare do të vijojë të ofrojë këtë lloj standarti.

Megjithatë këtu nuk është fare çeshtja tek pastërtia e figurës së Gjin Gjonit, apo tek fakti nëse ata që e sulmojnë, e kanë larë ose jo gojën. Problemi është se çfarë do të ndodhë me paketën kushtetuese të reformave në fushën e drejtësisë. Atë listë të gjatë propozimesh që tani ndodhen në tryezën e “pleqve” të Komisionit të Venecias, e që do të nisë të marrë përgjigje nga ditët e para të dhjetorit. Shqipëria ndodhet sot në prag të një transformimi, në fushën e drejtësisë, i cili me të drejtë ka ngritur shumë pritshmëri. Sepse njerëzit e kanë kuptuar se përmes derës së drejtësisë, kalon i gjithë procesi i korrigjimit dhe i drejtpeshimit të shoqërisë shqiptare në dekadat e ardhshme.

Këtë e kanë kuptuar, padyshim, edhe politikanët. Madje e kanë kuptuar aq mirë, saqë janë “përkujdesur” që Shqipëria të mos njohë asnjë lëvizje serioze reformuese brenda sistemit të kalbur të drejtësisë, ku vrasësit ordinerë e tregtarët e drogës lihen të lirë dhe ku vjedhësit shumëmilionësh me petk politikani, nuk dënohen kurrë.

Është me vend të kujtohet se korporata e sotme e drejtësisë ka “aksionerët” e saj të vjetër e të rinj. Nuk është sekret se opozita e sotme, por edhe segmente të caktuara të maxhorancës së majtë, janë kumbarët e emrave kryesorë të kupolës së sotme të sistemit të drejtësisë.

Sulmi që Berisha u bëri atyre që atakuan një gjyqtar simbol të këtij sistemi, a mos duhet lexuar në fakt si një mesazh i kriptuar i ish-kryeministrit, kundër reformës në drejtësi dhe garantëve të saj, më së pari ambasadorit amerikan? A është e rastit që në të gjitha aktivitetet që zhvillohen me prezencën e trupit diplomatik e ekspertëve të huaj, ndër të parët që ngrihet të flasë është gjyqtari, për të cilin “duhet të lajmë gojën” kur të flasim?

Next Post

Përfundon pengmarrja në Mali, midis 27 viktimave dhe një diplomat belg (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In